Community Reporters Albania (CRA) vëzhgoi Zgjedhjet Vendore 2023 për votuesit Rom dhe Egjiptian në 5 bashki (Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan dhe Berat ).
Community Reporters Albania është organizatë jo-fitimprurëse e regjistruar në muajin Tetor 2020 me nr vendimi 1537, në fokusin e saj ka raportimin multimedial në media të shtresave në nevojë për të kërkuar të drejtat e tyre sociale, ligjore dhe për ti fuqizuar ata në media.
Gjatë muajit Prill-Maj 2023, qendra kontraktoi 10 tw rinj nga minoriteti Rom dhe Egjiptian për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe raportimin gazetaresk.
Duke u nisur nga vëzhgimet e kryera në zgjedhjet e kaluara nga OSCE/ODIHR për pjesmarrjen e pakicave kombëtare në procesin e votimit, deklaruan që vota e anëtarëve të minoritetit Rom dhe minoritetit Egjiptian është intimidua, blerë, shitur dhe vota e tyre nuk ka qenë e lirë.
Ky është vëzhgimi i dytë[1] që është kryer nga vëzhgues Rom dhe Egjiptian në Shqipëri, për qëllimin që vota e minoriteteve të jetë e rëndësishme edhe e mbrojtur dhe të vëzhgohet pasi në të gjithë zgjedhjet e kaluara, raportet tregojne së vota e tyre është pre e intimidimit, shit-blerjes.
Raporti i Zgjedhjeve Vendore 2023 CRA