Ky hulumtim analizon përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj komuniteteve Rom dhe Egjiptian në rrjetet sociale dhe media online në Shqipëri. Përmes monitorimit gjashtëmujor të platformave si Facebook, TikTok, Instagram dhe YouTube, janë evidentuar forma të shumta diskriminimi, talljeje dhe përdorimi i termave denigrues. Studimi tregon se algoritmet, mungesa e moderimit dhe normalizimi i stereotipeve kontribuojnë në përforcimin e paragjykimeve sociale. Gjithashtu evidentohen raste të gjuhës diskriminuese në diskursin politik dhe mediatik. Hulumtimi rekomandon forcim ligjor, ndërgjegjësim publik, standarde etike në media dhe mekanizma të qëndrueshëm monitorimi e raportimi.
Gjeni në link hulumtimin e plotë:Raporti i gjuhes se urrejtjes per pakicat rome dhe egjiptiane, rastet studimore rrjetet sociale, CRA

