Denoncimi/Nuk rimbursohen medikamentet për Covid-19

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Pandemia Covid-19 vazhdon ende të mbajë të “mbërthyer” popullin shqiptar, frika se mund të infektohesh është e pranishme në çdo çati.

Edhe pse kurba e infektimit lëviz çdo ditë,  me ulje dhe ngritje, qytetarët tashmë duket se janë mësuar me këtë problem global. Realiteti në kryqytetin tonë është shumë i egër përsa i përkët trajtimit të pacientëve që bartin virusin famëkeq Covid-19, denoncime të shumta kanë treguar se qytetarët duhet të presin 5-8 ditë për të bërë tamponin dhe për të verifikuar nëse janë pozitiv apo negativ.

Në redaksinë e Community Reporters Albania ka mbërritur një denoncim nga një pjestare e minoritetit Egjiptian e cila është e infektuar me Covid-19.

Prej 8 ditësh unë kam pasur simptonat e virusit, temperaturë 38 gradë e më lart si dhe shqëtësime të dhimbjes së trupit, lodhja, dhimbje koke, kam shkuar në qëndrën shëndetësore dhe më kanë trajtuar sikur kisha temperaturë dhe ftohje, më dhanë antibiotikë për të qetësuar por me kalimin e ditëve situata ime është po e njëjtë”.

Nuk është vetëm Zonja M.C e cila ka këtë problem, rastet e denoncimet janë shtuar kohët e fundit lidhur me tamponin dhe trajtimin në qëndra shëndetësore, frika se virusi do të përhapet në familje ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, por procedura që ndiqet nga stafet e qëndrave shëndetësore tregojnë se një pacient për të verifikuar nësë ka virus merr më shumë së një javë kohë për ta vertetuar, kjo shoqërohet me grafi pulmonare (mushkëri), vizita të ndryshme tek mjeku i familjes dhe deri me dhënien e përgjigjes përfundimtare.

Por kjo procedurë mund të rezultojë fatale për anëtarët e familjes pasi merr me shumë së 1 javë kohë dhe rreziku i infektimit në të njëjtin ambient është shumë i lartë dhe mund të infektojë këdo.

Çfarë ndodh me rimbursimin e medikamenteve për trajtimin e pacientëve me Covid-19?

Në datën 25 Nëntor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale publikoi vendimin e këshillit të Ministrave e cila jepte mundësinë që pacientët e infektuar me Covid-19 do të marrin trajtimin e medikamenteve falas. 

Receta nga Mjekja e Familjes për trajtimin me Covid-19

Pacientia me inicialet M.C tregoi për C.R.A se pas 8 ditësh i’u bë tamponi dhe rezultoi pozitive, “pasi mora përgjigjen e tamponit, jam drejtuar tek qendra shëndetësore nr 10, pas bisedës me mjeken e familjes ajo më tha që unë jam në stad të rëndë dhe më dha recetën e ilaçeve, fill pas kësaj jam drejtuar në farmaci për të marrë ilaçet me rimbursin, farmacistja më tha që nuk mund ti marrësh pasi receta e tejkalon shumën e vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë zbuloi dy skema sesi mund të mbështetej pacienti, skema e lehtë ku të lejon të marrësh me rimbursim medikamente jo më shumë se 1 650 lekë, dhe skema e dytë që quhet trajtimi i formës së mesme është jo më shumë se 10 900 lekë.

Në rastin e zonjës nga minoriteti Egjiptian, sipas mjekes së familjes ajo quhej rasti i rëndë dhe nuk mund të rimbursohej nga dy skemat që Ministria ka publikuar.

Sipas të dhënave që Community Reporters Albania ka siguruar, receta e medikamenteve kushton 17.000 lekë, ndërkohë që lista e medikamenteve që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale do të rimbursojë janë:

Community Reporters Albania përmes dëshmive nga pacientë të cilët kanë denoncuar treguan se janë duke u kuruar në shtëpi me medikamentet : Favira, Xarelto, Plaquenil dhe Vitamina të cilat kanë kushtuar rreth 500 euro, dëshmi të tjera treguan se kurimi i ka kushtuar edhe 5000 euro, por asnjë nga këto medikamentet nuk janë në listën e barnave të rimbursueshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Mjekët e familjes thonë se ka raste kur kjo vlerë limit e akorduar nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor tejkalohet.Pacientët me Covid-19 duhet të kurohen me vetëm 10 mijë e 900 lekë, pasi çdo kosto shtesë ata duhet ta paguajnë nga xhepi.

Më të lexuarat