Qytetarët e vendit tonë zgjodhën me votë deputetët e rinj të kuvendit në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit, nga Konispoli në Vermosh, qytetarët zgjodhën deputetin e tyre, por sa nga Partitë futën në listat e tyre të hapura dhe të mbyllura kandidatë të pakicave kombëtare?
Nisur nga Partia më e madhe në vendin tonë, Partia Socialistë si asnjëherë më parë vendosi të përfshijë në listën e saj në qarkun e Vlorës, kandidate për deputete Ina Majko e cila është pjesë e Minoritetit Rom në Shqipëri, ajo përgjatë 1 muaji në fushatë në qytetin e saj Delvinë arriti të marrë 338 vota në të gjithë qarkun e Vlorës, por jo vota të vlefshme për t’u zgjedhur deputete, por një deklaratë e Kryeministrit Rama, tha se nëse nuk zgjidhet deputete, do e vendosi në kabinet, por kjo pritet për t’u monituar kur të konstituohet parlamenti i ri në Shtator.
Partia Demokratike dhe koalicioni për Shqipërinë Madhështore rënditi si kandidat për deputet në listën e hapur në qarkun e Tiranë Rivelino Çuno i cila është pjesë e Minoritetit Egjiptian, ku mori 483 vota, por jo vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet në qarkun e Tiranës, por ky kandidim i tij nuk është i ngjashëm si rasti i Ina Majkos, por si pjesë e koalicionit me partinë “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”.
Më pas PD, me anë të koalicionit me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), vendosi si kandidat për deputet në listat e hapura Petraq Gjikuria i cili është pjesë e Minoritetit Grek në Shqipëri, ku mori 841 vota, por jo mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet.
Partia Socialiste renditi në listën e hapur në qarkun e Korçës, kandidatin për deputet Vasil Sterjovski i cili është pjesë e minoritetit Maqedonas në Shqipëri, ai mori 525 vota por jo mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet.
Po ashtu dy parti të tjera si Partia Social Demokrate dhe Partia Lëvizja Bashkë vendosën në listat e tyre kandidat Rom dhe Egjiptian, PSD vendosi në qarkun e Fierit në listën e mbyllur kandidatën për deputete Ardita Çela e cila është pjesë e Minoritetet Rom në Shqipëri, por në qarkun Fier PSD nuk arritë të marrë asnjë mandat dhe mori vetëm 2,468 vota. Partia Lëvizja Bashkë vendosi si kandidat për deputet në qarkun e Durrësit, kandidatin Martin Braho ku mori 40 vota në total, po ashtu dhe kandidati për qarkun Korçë Apostol Kosturi, pjesë e minoritetit Rom mori 26 vota.
Partitë shqiptare prej 30 vitesh nuk i shohim qytetarët e Pakicave Kombëtare si pjesë e saj por i fusin në lista të hapura duke mos pasur asnjë siguri se ata do të përfshihen në Parlament apo në Këshilla Bashkiak.