INFORMACION MBI PRIVATËSINË DHE ASPEKTET LIGJORE

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

 INFORMACION MBI PRIVATËSINË DHE ASPEKTET LIGJORE

Community Reporters Albania (CRA)

Përditësuar: Tetor 2025

  1. Kush jemi ne

Community Reporters Albania (CRA) është një organizatë jofitimprurëse mediatike, e cila ka për qëllim fuqizimin e zërave të komuniteteve nëpërmjet gazetarisë qytetare dhe raportimit të bazuar në të drejtat e njeriut.
Ne respektojmë privatësinë e çdo individi dhe përpunojmë të dhënat personale në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe me Rregulloren e Përgjithshme të Bashkimit Europian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

  1. Të dhënat që mbledhim

Ne mund të mbledhim këto kategori të dhënash personale:

  • Emri, mbiemri dhe kontakti (email, numër telefoni);
  • Të dhëna audiovizuale (foto, video, intervista);
  • Informacion mbi komunitetin ose zonën që përfaqësoni;
  • Materiale gazetareske të dërguara nga ju për publikim;
  • Të dhëna teknike (adresë IP, cookie, përdorimi i faqes së internetit).

Të gjitha këto të dhëna përdoren vetëm për qëllime gazetareske, komunikimi dhe raportimi publik me pëlqimin tuaj.

  1. Si i përdorim të dhënat tuaja

Të dhënat personale përdoren për:

  • realizimin e historive dhe raportimeve komunitare;
  • kontaktim për bashkëpunime apo konfirmime informacioni;
  • publikim për qëllime mediatike, edukative ose sensibilizuese;
  • përmirësimin e funksionimit të platformës sonë dhe komunikimit me publikun.

Të dhënat nuk përdoren për marketing tregtar dhe nuk shpërndahen te palë të treta pa pëlqimin tuaj të shprehur.

  1. Ruajtja dhe siguria e të dhënave

CRA ruan të dhënat personale në mënyrë të sigurtë, në përputhje me standardet e mbrojtjes së informacionit.
Qasja në këto të dhëna është e kufizuar vetëm për stafin e autorizuar dhe partnerët e projektit që kanë nevojë për to në kuadër të aktivitetit mediatik.
Të dhënat ruhen për periudhën e nevojshme për realizimin e qëllimeve për të cilat janë mbledhur dhe më pas fshihen ose anonimizohen.

  1. Të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave

Çdo person ka të drejtë të:

  • kërkojë akses në të dhënat e tij personale;
  • kërkojë korrigjimin ose fshirjen e tyre;
  • të tërheqë pëlqimin në çdo kohë;
  • të kërkojë kufizimin e përpunimit;
  • të paraqesë ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Për çdo kërkesë, mund të na kontaktoni në:
reportersalbania@gmail.com

  1. Pronësia intelektuale dhe përgjegjësia ligjore

Të gjitha materialet origjinale të publikuara nga CRA (tekste, video, fotografi, grafikë, etj.) janë pronë intelektuale e organizatës ose e autorëve bashkëpunëtorë.
Riprodhimi, shpërndarja apo përdorimi i tyre pa leje të shkruar paraprakisht është i ndaluar.
CRA nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e dërguar nga raportuesit e komunitetit apo për opinionet e shprehura në mënyrë individuale nga bashkëpunëtorët.

  1. Ndryshimet në këtë politikë

Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here. Versioni më i fundit do të publikohet gjithmonë në faqen zyrtare të Community Reporters Albania.

EN PRIVACY AND LEGAL INFORMATION

Community Reporters Albania (CRA)

Updated: October 2025

  1. Who we are

Community Reporters Albania (CRA) is a non-profit media organization that empowers community voices through citizen journalism and human rights–based reporting.
We respect the privacy of every individual and process personal data in compliance with Law No. 9887, dated 10.03.2008 “On the Protection of Personal Data” of the Republic of Albania (as amended), and the EU General Data Protection Regulation (GDPR).

  1. Data we collect
  2. We may collect the following categories of personal data:
  • Name, surname, and contact information (email, phone number);
  • Audio-visual materials (photos, videos, interviews);
  • Information about your community or area of representation;
  • Journalistic materials submitted for publication;
  • Technical data (IP address, cookies, website usage).

All data are used exclusively for journalistic, communication, and public reporting purposes, with your explicit consent.

  1. How we use your data

Your personal data are used to:

  • produce community stories and reports;
  • contact you for collaboration or fact-checking;
  • publish content for media, educational, or awareness purposes;
  • improve our platform and public communication.

Your data will never be used for commercial marketing or shared with third parties without your prior consent.

  1. Data storage and security

CRA securely stores personal data in line with information protection standards.
Access to this data is limited to authorized staff and project partners who require it for legitimate media activities.
Data are retained only for as long as necessary for the stated purposes and then deleted or anonymized.

  1. Your rights

You have the right to:

  • request access to your personal data;
  • request correction or deletion;
  • withdraw consent at any time;
  • request restriction of processing;
  • file a complaint with the Information and Data Protection Commissioner of Albania.

For any request, please contact us at:
reportersalbania@gmail.com

  1. Intellectual property and legal disclaimer

All original materials published by CRA (texts, videos, photos, graphics, etc.) are the intellectual property of the organization or its contributors.
Reproduction, distribution, or use without prior written permission is prohibited.
CRA is not responsible for the content submitted by community reporters or for personal opinions expressed by individual collaborators.

  1. Updates

This policy may be updated periodically. The latest version will always be available on the official website of Community Reporters Albania.

 

Më të lexuarat