Qumështi formulë me baktere, rreziku që paraqitet për foshnjat

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Nga:Eksiola Shehu

Konsumimi i qumështit të kontaminuar është i rrezikshëm për foshnjat dhe sjell pasoja nga humbja e peshës deri në anemi.

Cereulide” e cila është gjendur së fundmi në dy marka të qumështit formulë të importuara në Shqipëri është një toksinë e prodhuar nga disa lloje të bakterit Bacillus cereus dhe mund të shkaktojë helmim ushqimor.

2 RASTE ME QUMËSHT TË KONTAMINUAR PËR 9 DITË NË SHQIPËRIU shqetësova kur dëgjova për prani të baktereve në qumështin Aptamil 1 Pronutra dhe menjëherë vendosa ta ndërrojë” kështu deklaron Megi, nënë e një vajze 6 muajshe e cila e ka përdorur këtë qumësht për 4 muaj çdo ditë për të bijën.

Ky shqetësim nuk është vetëm i saj por edhe i nënave të tjera të cilat po i ushqejnë aktualisht të vegjëlit e tyre me qumësht pluhur. Kjo për shkak se në harkun kohor të 9 ditëve në Shqipëri rezultuan dy raste të qumështit formulë me baktere.

Konkretisht, rasti i parë ishte ai i qumështit ‘Nestle’ i cili kishte prani të bakterit cereulide.

Përmes një njoftimi zyrtar më 20 janar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800 g me numër serie L 51230346AE dhe datë skadence 30/05/2027, si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt.

Njoftim i AKU për qumështin formulë ‘Nestle’

AKU thotë se pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës.

Në Shqipëri nga ky qumësht i rrezikshëm gjithsej janë shitur 580 kuti. Sasia totale e importuar e qumështit që helmon foshnjet është 1878, nga të cilat 744 kuti janë konsumuar nga fëmijët e vendit tonë dhe Kosovës.

Kur kishin kaluar vetëm 9 ditë nga rasti i parë, më 29 janar në një njoftim të dytë, AKU thotë se ka tërhequr nga tregu qumështin formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced” pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, RASFF.

Sipas AKU, gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani, është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në formulë për infant me numër artikulli 172911 dhe datë skadence 10.11.2026

Njoftim i AKU për qumështin formulë ‘Aptamil’

Në deklaratën e saj, AKU i kërkon konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes ku e kanë marrë.

Në Shqipëri janë futur gjithsej 648 njësi të këtij produkti, ku 276 kuti janë shpërndarë në Shqipëri, për të cilat po kryhet tërheqja nga tregu, ndërsa 372 janë eksportuar në Kosovë.

Fillimisht, alarmi i qumështit formulë me baktere është dhënë në vendet e Europës dhe më pas mbërriti edhe në vendin tonë.

Në fillim të këtij muaj Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi 36 raportime për fëmijë që kanë shfaqur simptoma të përputhshme me helmimin nga toksina cereulide, pas konsumimit të formulës së kontaminuar për foshnje.

Këto raportime vijnë në kuadër të një skandali global që ka përfshirë disa nga kompanitë më të mëdha të qumështit, pas zbulimit të kontaminimit me cereulide dhe tërheqjeve masive të produkteve nga tregu.

Autoritetet britanike theksuan se Mbretëria e Bashkuar nuk është i vetmi vend që po heton lidhjet e mundshme midis konsumit të formulës së tërhequr dhe rasteve të sëmundjes tek foshnjat. Në Francë, autoritetet po hetojnë vdekjen e dy foshnjave që kishin konsumuar formulë nga disa seri të tërhequra, megjithëse deri tani nuk është konfirmuar një lidhje e drejtpërdrejtë me shkakun e vdekjes. Ndërkohë, në Belgjikë u raportua se një foshnje u sëmur në janar 2026 pasi konsumoi produkte të kontaminuara.

PASOJAT SHËNDETËSORE TEK BEBET

Sonila Brati mjeke pediatre e intervistuar për këtë shkrim thotë se “Këto baktere ndikojnë në shëndetin e fëmijës dhe paraqesin rrezikshmëri. Nëse fëmija konsumon këtë qumësht mund të ketë probleme gastrointestinale që mund të jenë bashkëshoqërues për një periudhë kohe si diarre, të vjella, lodhje, përgjumje dhe dobësi trupore.”

Pasojat janë edhe më të mëdha për bebet që konusmojnë qumështin e kontaminuar, që mund të jenë humbje peshe dhe anemi.

Pediatrja Brati thotë se nënat që përdorin qumështin formulë për të vegjlit e tyre duhet të konsultohen gjithmonë me mjekun neonatolog dhe pediatër për qumështin që duhet të zgjedhin për bebet e tyre. Për sasinë që duhet të përdorin, kohën që duhet ta perdorin si edhe llojin e qumështit që duhet të përdorin.

Më të lexuarat