Raporti i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të 25 Prillit për Romët dhe Egjiptianët

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Community Reporters Albania (CRA) vëzhgoi Zgjedhjet Parlamentare 2021 për votuesit Rom dhe Egjiptian në 4 bashki (Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan).

Community Reporters Albania është organizatë jo-fitimprurëse e regjistruar në muajin Tetor 2020 me nr vendimi 1537, në fokusin e saj ka raportimin multimedial në media të shtresave në nevojë për të kërkuar të drejtat e tyre sociale, ligjore dhe për ti fuqizuar ata në media.

Gjatë muajit Prill 2021, qendra përmes një eksperti trajnoi 7 të rinj nga minoriteti Rom dhe Egjiptian për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe përdorimin e teknologjive të reja për raportimin gazetaresk MOJO.

Duke u nisur nga vëzhgimet e kryera në zgjedhjet e kaluara nga OSCE/ODIHR për pjesmarrjen e pakicave kombëtare në procesin e votimit, ka deklaruar që vota e anëtarëve të minoritetit Rom dhe minoritetit Egjiptian është cënuar, blerë, shitur dhe vota e tyre nuk ka qenë e lirë.

Ky është vëzhgimi i parë që është kryer nga vëzhgues Rom dhe Egjiptian në Shqipëri, me arsyetimin sepse vet komuniteti e njeh komunitetin dhe komunikimi me ata është më i besueshëm dhe i ndërsjelltë.

Për të lexuar raportin e plotë klikoni këtu

Më të lexuarat