Vulnerabiliteti i Sigurisë Digjitale në Shqipëri dhe Ndikimi tek Gazetarët

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Nga:Fjoralba Sinorukaj

Gjatë muajve të fundit, në mënyrë sistematike, institucionet shtetërore në Shqipëri, u goditën nga një sërë sulmesh kibernetike.

Fillimisht, institucionet shtetërore u munduan qe ta minimizojnë ngjarjen, por në një pikë, në korrik të verës së kaluar kur portali qeveritar E-Albania ra, u bë e pamundur që problemi të injorohej.

Shqipëria ka një problem të madh me sigurinë e të dhënave personale, por ka një problem edhe më të madh me mosmbajtjen e përgjegjësisë për këtë dëm.

Në mënyrë konstante, një grup i vetëquajtur “Homeland Justice”, nëpërmjet një kanali në Telegram, shpërndan informacione, për të cilat pretendohen se janë marre nga institucionet shtetërore, si për shembull, emaile zyrtarë të ministrive të ndryshme apo edhe të Kryeministrit të vendit.

Për një kohë të gjatë gazetarët kanë raportuar lidhur me këtë problematikë, duke shkarkuar informacionet të cilat ishin shpërndarë nga hackerat. Komunikimi digjital nëpërmjet kanaleve dhe aplikacioneve të ndryshme tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë në punën e një gazetari. Por infrastruktura digjitale është vulnerabël dhe ndonjëherë lehtësisht e atakueshme nga aktorë të ndryshëm, prandaj dhe është e rëndësishme që të ndërrmeren masa mbrojtëse.

Disa hapa mund të konsiderohen elementarë, por cilësohen si shumë të rëndësishme nga ekspertët e sigurisë digjitale.

Sipas Institutit Reuters, disa hapa që mund të ndërrmarin gazetarët janë:si fillim gazetarët të marrin kohë për të vlerësuar sigurinë e tyre digjitale dhe ta përfshijnë këtë praktikë në rutinën e tyre të punës. Çdo gazetar mund të përjetojë risqe të ndryshme online, prandaj është e rëndësishme që të merret kohë për të kuptuar nivelin e riskut dhe të përshtatjes.

Një praktikë tjetër e njohur në botën e ekspertëve të sigurisë digjitale është ajo që quhet “threat modelling”.

Threat modelling është një process i cili përfshin një sërë veprimesh si përshembull: identifikimi i nevojave lidhur me sigurinë, identifikimi i pikave të dobta, identifikimi i risqeve të ndryshme si dhe identifikimi i hapave mbrojtës. Edhe në këtë rast për gazetarë të ndryshëm aplikohen praktika të ndryshme, në varësi të nevojave apo risqeve potencialë nga të cilët mund të preken.

Dicka tjetër shumë e rëndësishme e cila nuk duhet anashkaluar apo injoruar është komunikimi që gazetarët bëjnë me burimet e tyre. Njësoj si për veten, gazetarët duhet të kujdesen dhe për burimet e tyre. Aplikacioni që sugjerohet të përdoret për komunikim nga ekspertët e sigurisë digjitale është  “Secure Drop” për marrjen apo dërgimin e dokumentave të ndryshëm dhe “Signal” sepse krahasimisht me të tjerët ka një nivel më të sofistikuar të komunikimit “end to end encryption” – e cila është një praktike e kyçjes së të dhënave dhe e bën komunikimin më të vështirë të gjurmohet nga palë të treta.

Këshilla të tjera më bazike, kanë të bëjnë me disa masa të thjeshta të cilat duhet të adoptohen nga të gjithë. Si përshembull, përdorimi i fjalëkalimeve të fortë me kombinim të gërmave, numrave dhe simboleve. Mospërdorimi i të njëjtin fjalëkalim në aplikacione të ndryshme dhe ndërrimi i shpeshtë i tyre.

Është gjithashtu e rëndësishme të dihet se gazetarët lehtësisht mund të jenë viktima të “phishing”, ndaj nuk duhet të klikojnë në çdo link të dyshimtë që mund të marrin. Përdorimi i ‘dissapear messages” është gjithashtu një këshillë për komunikime sensitive.

Një nga medotat më të mira, por pak më e kushtueshme, është përdorimi i disa paisjeve. Rasti ideal është kur një paisje është në dispozicion për komunikimet profesionale dhe tjetra për komunikimet përsonale, për shkak se në rast se një nga pajisjet mund të jetë kompromentuar, të paktën tjetra është e lirë.

Adaptimi i praktikave mbrojtëse lidhur me sigurinë digjitale duhet të kthehet në prioritet në redaksi në mënyrë që të krijohet ndërgjegjësimi i nevojshëm për mbrojtjen online.

Injorimi i risqeve të mundshme mund të sjellë pasoja sepse edhe nëse një gazetar nuk është duke punuar me një çështje sensitive, por mund të jetë në komunikim me një koleg i cili mund të jetë duke punuar për një çështje sensitive, mund të shkaktojë një pikë të dobët në komunikim duke e bërë atë më vulnerabël ndaj një sulmi online.

 

Më të lexuarat