Win for Vet projekti për punësimin e Romëve

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Roma Versitas Albania organizoi sot takimin prezantues të projektit “WinforVet” një projekt që synon të mbështësi përfshirjen sociale, dhe zbutjen e varfërisë së romëve në Shqipëri përmes mbështetjes së studentëve me arsim profesional dhe trajnime për të lehtësuar përfshirjen e Romëve në tregun e punës.

Koordinatori i këtij projekti ka treguar me tëj se çfarë do të mbështesë ky program(kliko për video)

YouTube player

Projekti përfshin bursa financiare, trajnime lidhur me aftësitë e buta, mbështetje me mentorime dhe mësime plotësuese, si edhe plane individuale për zhvillimin e karrierës së përfituesve të projektit.

Projekti e shtrin zbatimin e saj në shtatë qytete në Shqipëri, si edhe në nivel qarku, si Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçe, dhe Gjirokastër. Dy janë grup moshat të cilat projekti mbështet, të rinjtë të moshave 14 – 18 vjeç, dhe të rinjtë pak më të rritur të moshave 18 – 28 vjeç.

Pas arsimit dhe formimit profesional synohet nxitja e punësimit të rinjve të certifikuar dhe trajnuar sipas strategjisë së projektit. Jemi në përfundim të mbylljes së fazës së parë të aplikimeve, ku kemi marrë më shumë se 100 kërkesa për t’u bërë pjesë e projektit. Sikurse në çdo program apo projekt të ngjashëm, do të këtë përzgjedhje nga komisioni i vlerësimit të ngritur nga REF dhe RVA, dhe vitin e parë të mbështeten 50 të rijnë.

Kohëzgjatja e projektit është 32 muaj, dhe do të ketë edhe dy faza të tjera rekrutimi për të arritur shifrën e 150 të rijnë të cilët do të mbështeten intensivisht nga projekti.

Së fundmi, dy janë sfidat kryesore me të cilat po përballet stafi zbatues i projektit. Së pari, një pjesë e konsiderueshme e aplikimeve vijnë nga të rinjtë të cilët disponojnë arsimin fillestar, madje ka me dhjetëra të cilët nuk e kanë përfunduar. Nuk mungon dëshira e mirë, dhe aftësimi profesional por i pa certifikuar dhe konsoliduar tek të rinjtë.

Së dyti, ka një hendek të dukshme ndërmjet përfshirjes së djemve dhe vajzave Rome. Vajzat Rome përballen me diskriminim dhe përjashtim të dyfishtë për të përfituar nga programet e arsimit qoftë nga institucionet publike apo të organizatave të shoqërisë civile. Për shkak të praktikave patriarkale, martesave të hershme, dhe rolit të shtypur të vajzave dhe grave në shoqëri, qasja e tyre drejt arsimit dhe punësimit është e kufizuar. Nëpërmjet projektit, synojmë që të kontribuojmë në zbutjen e një fenomeni të tillë, të paktën në zonat e ndërhyrjes, për t’i ofruar më shumë hapësirë dhe zë vajzave në fushën e arsimit dhe punësimit.

Lexo edhe:https://reportersalbania.com/konkluzione-te-takimit-ministror-mbi-integrimin-e-romeve/

Më të lexuarat