Raporti i ODIHR tërheq vëmendjen për edukimin e votuesve rom dhe egjiptian

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Ndër rekomandimet kryesore që lidheshin me forcimin e ligjit për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha pretendimet për shkelje zgjedhore, duke përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve administrative, në mënyrë të plotë, në kohë dhe transparente.

Community Reporters Albania tashmë në misionin e saj ka dhe vëzhgimin e zgjedhjeve qëndrore dhe vendore dhe për herë të dytë vëzhgoi zgjedhjet vetëm për votuesit Rom dhe Egjiptian. CRA doli me një raport pas vëzhgimit të ditës së votimeve duke rekomanduar disa pika që janë kyçe për të integruar qytetarët Rom dhe Egjiptian në procesin e zgjedhjeve.

Ndër rekomandimet kryesore që CRA dha KQZ ishte: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të edukojë  dhe orientoi popullatën Rome dhe Egjiptiane në zona lokale ku informacioni ëshë më cunguar. Edhe pse KQZ gjatë fushatës së saj u mbështet nga Ambasada Britanike për të prodhuar spote televizive dhe realizoi takime përmes organizatave të shoqërisë civile me banorë të minoritetit Rom dhe Egjiptian, OSBE-ODIHR rekomandoi se “Administrata zgjedhore, partitë politike dhe shoqëria civile duhet të përpiqen të përmirësojnë më tej programet e edukimit të votuesve, veçanërisht në zona lokale. Mund t’i kushtohet vëmendje përshtatjes së iniciativave për nevojat e pakicave kombëtare, veçanërisht romëve dhe egjiptianëve, dhe votuesve me aftësi të kufizuara.

Ashtu siç ndodhi pas zgjedhjeve të pergjithshme të 25 prillit 2021, për herë të dytë radhazi OSBE-ODIHR konfirmon rekomandimet që Community Reporters Albania ka bërë për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

 

Më të lexuarat