Kjo analizë ka për qëllim të shqyrtojë 12 artikuj të botuar nga Community Reporters Albania, që fokusohen në situatën e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në 3 bashki, Berat, Tiranë dhe Fier.
Artikujt trajtojne problematika të thella të margjinalizimit social dhe ekonomik, mungesën e infrastrukturës bazë, përjashtimin nga shërbimet publike dhe mungesën e llogaridhënies institucionale. Analiza synon të identifikojë shpërndarjen gjeografike të lajmeve, temat e përbashkëta, ndikimin në komunitet dhe rolin e medias komunitare.
Artikut janë të shpërndarë në tre qytete ku ka një popullsi të konsiderueshme të Minoritetit Rom dhe Egjiptian, konkretisht:
1-Tiranë:7 Artikuj
2-Berat:3 Artikuj
3-Fier:2 Artikuj
Në Tiranë, artikujt kanë trajtuar problemet e komuniteteve Rome dhe Egjiptian, duke nisur nga mungesa e strehimit adekuat, diskriminimi në arsim, mungesa e përfaqësimit në vendimmarrje, në nivel legjislativ dhe qeverisës.
Në Berat, artikujt kanë trajtuar problematikë të komuniteteteve të vilëve u mohohen investime publike nga pushteti vendor, si ndriçimi qytetit, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimet e rrugëve, restaurimet e banesave etj.
Në Fier, po ashtu si Berati, artikujt kanë trajtuar problematika të komuniteteve që nuk marrin shërbime në lagjet e tyre, ndonëse u premtohet, por më pas mungon transparenca mbi fondet publike. Në këto zona nuk pastrohen kanalet çka sjell pasoja në shëndetin e anëtarëve të komunitetit.
Problematikat e përbashkëta të evidentuara
Në këtë seri shkrimesh të publikuara nga Cra.al, analiza tregoi se në të tre qytetet ku është zbatuar projekti, problematikat janë të njëjta, komuniteti Rom dhe Egjiptian nuk ka investime. Elementët e evidentuar në këtë analizë:
- Mungesa e infrastrukturës bazë: Çdo artikull evidenton mungesë rrugësh të asfaltuara, kanalizimesh, ujë të pijshëm, ndotje të rrezikshme mjedisore (Berat, Fier, Tiranë).
- Diskriminimi institucional: Komunitetet e margjinalizuara nuk kanë akses të barabartë në arsim, shërbime shëndetësore, ndihmë ekonomike apo strehim. VKM-të dhe ligjet ndonjëherë i janë përjashturse për këto komunitete.
- Premtime të shkelura dhe mungesë vullneti politik: Artikujt tregojnë sesi përfaqësuesit politikë injorojnë komunitetet në fushata dhe se sa i pandjeshëm është ndikimi i kandidatëve nga pakicat në vendimmarrje.
- Mungesë e qasjes në të drejta të barabarta: Artikujt theksojnë se, përtej ndihmës ekonomike, komunitetet nuk trajtohen me dinjitet, nuk kanë hapësirë vendimmarrëse dhe me raste përballen me racizëm dhe diskriminim.
Ndikimi në komunitet dhe reagimi institucional
Përgjatë këtij rrugëtimi dhe verifikimi në 3 qytete, Cra.al vërejti se në disa raste, si përshembull në Berat pati përpjeke për të intimiduar të intervistuarit në një nga shkrimet për fshatin Moravë, Lagja Stan. Fill pas kësaj, përfaqësuesit e institucioneve vendore kanë premtuar se do të ndërhyjnë në zonë duke investuar, por deri në publikimin e kësaj analize premtimi nuk është mbajtur.
12 Artikujt e publikuar, kanë pasur ndikim në komunitet, duke ndërgjegjësuar për problemet e përbashkëta dhe kërkimin e llogaridhënies. Ka pasur pakanqësi nga banorët pasi janë realizuar kronika, shkrime edhe më parë për mungesën e shërbimeve publike, kanë marrë ndonjë zgjidhje por nuk bashkia nuk ka reaguar për përmirësimin e situatës. Përshembull, në Moravë perveç Cra.al ka shkuar edhe mediat lokale, por nuk ka pasur zgjidhje konkrete nga bashkia.
Në Tiranë, artikujt kanë pasur ndikim edhe angazhim të komunitetit online në dhënien e mendimeve për problemet e përbashkëta dhe alternativat e mundhshme për zgjidhe.
Edhe gjatë dy takimeve të realizuara në Berat dhe Tiranë, janë marrë inpute të rëndësishme, ku banorët kërkojnë që media të jetë krah të tyre për të ekspozuar problematikat e tyre sidomos për dislriminimin.
Stili i artikujve, roli i medias komunitare dhe shikueshmeria në rrjet
Artikujt janë realizuar dhe mbështetur nga histori personale: Artikujt bëjnë kombinimin e statistikave me histori konkrete jetësore.
Gazetari në terren dhe dokumentimi vizual: Pjesa më e madhe e artikujve mbështeten tek verifikimi në terren, me foto dhe intervista dhe kërkesa për informacion tek ninstirucionet, dule rritur cilësinë dhe besueshmërinë tek raportimet gazetareske.
Media komunitare si mjet presioni: Artikujt nuk janë vetëm informues, por shërbejnë edhe si instrumente për të vënë para përgjegjësisë institucionet dhe sensibilizojnë shoqërinë.
Roli i medias komunitare është një mjet kyç për të përfaqësuar një komunitet i cili ka probleme të konsiderueshme që nuk janë zgjidhur gjatë këtyre 30 viteve. Duke konstatuar parë një nënraportim për problemet e këtyre pakicave, gazetaria komunitare është një dritare e rëndësishme për banorët e komunitetit si dhe për të kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet..
Shikueshmeria në rrjet sipas analizës që kemi kryer është si më poshtë:
| 12 Artikujt | |
| Shikueshmëria | 298.818 Shikueshmëria |
| Klikime | 8614 Klikime |
| Pëlqime | 2243 Pëlqime |
| Komente | 144 Komente |
| Shpërndarje | 26 Komente |
| Website | 110.000 lexime |
| 70 Like /Reach 85410 |
Rekomandime për Cra.al
Në tërësi, artikujt e publikuar nga Cra.al kanë sjëll në vëmendje dhe audiencën shqipare problematikat që kanë romët dhe egjiptian, sa efektive janë treguar institucionet për ofrimin e zgjidhjeve etj. Ky angazhim duhet të vazhdojë në mënyrë që të ketë një media komunitare e cila do të monitorojë planet lokale, kombëtare, të investigojë për përdorimin e fondeve dhe mbajtjen e premtimeve..
Përfundim
Artikujt e botuar nga Community Reporters Albania ofrojnë një panoramë të qartë të situatës së komuniteteve rome dhe egjiptiane në Shqipëri. Problematikat janë të përhapura, strukturore dhe të ndërlidhura me mungesën e vullnetit institucional. Përmes kësaj analize, del ne pah domosdoshmërëa e një reagimi të koordinuar, që të përfshijë institucionet, median dhe vetë komunitetet, në mënyrë që këto histori mos të mbeten vetëm denoncime, por të kthehen në aksione konkrete drejt barazisë sociale.

