Demokracia Sociale

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Në Shqipëri, familjet e varfra që trajtohen me ndihmë ekonomike zënë rreth 1.8% të popullsisë në rang vendi sipas INSTAT. Kryesisht familjet e varfra jetojnë me më pak se 5 $ për frymë në ditë sipas një raporti të FMN.


Zonat më të prekura të familjeve të varfra gjendën në Tiranë, ku pjesa më e madhe prej tyre jetojnë duke mbledhur mbetje të riciklueshme në kontejnerët e bashkisë Tiranë, duke siguruar të paktën 5-10 mijë lekë në ditë. Minoriteti Rom dhe Egjiptian zënë hapësirën më të madhe në mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme në Tiranë, duke vepruar në të gjitha rrugët dhe lagjet e Tiranës.


Gjatë 5 viteve të fundit, ricikluesit kanë dëshmuar se ndaj tyre është ushtruar presion fizik, psikologjik dhe kanë marrë dhjetëra, qindra masa administrative nga punonjës të Policisë Bashkiake Tiranë.
35-vjeçari, Hekurani nga Yzberishti tregon se ndaj tij nuk është hera e parë që i kanë vendosur masa administrative, por dhe e kanë dhunuar, në shumicën e rasteve gjatë këtyre viteve atij i kanë sekuestruar edhe mbetjet e riciklueshme që i kolektonte çdo ditë.


“Jam Hekuran Shaqiri, ai djali që u rrah nga policia bashkiake edhe ngjarja ndodhi duke mbledh këto riciklimet erdhi patrulla e policisë, duke më marrë më zor, duke me futur me zor tek makina, unë insistoja që mos t’u fusja brenda në makinë e Policisë Bashkiake, unë kisha dhe familjen me vete, nusen, ndërkohë që ishte shtatzënë, dhe ata kanë filluar duke me dhunuar, duke me marr gjithë sendet me zor, donin të më fusnin me zor në makinë, e panë ata që ishin shumë gabim, edhe më rrahën dhe më pas me dhanë një dy mijë lekësh të vjetër dhe për momentin ata janë zhdukur nga vendi i ngjarjes, kjo gjë që ka ndodhur do ta ndjek dhe do ta çoj deri në fund sepse kjo është mënyra që unë mund të ushqehem bashkë me familjen time.”


Gazetari i CRA, kontaktoi me Policinë Bashkiake ku kërkoi informacion se kur dhe si bëhet sekuestrimi i mbetjeve të riciklueshme të gjetura në territorin e Bashkisë Tiranë?
Policia Bashkiake nëpërmjet e-mail tregon se: Policia bashkiake nuk procedon asnjë subjekt dhe/apo individ për vepra penale, por ne rast konstatimi, kallëzohen pranë Policisë se Shtetit.
Gjithashtu, Policia Bashkiake nuk sekuestron prona private ose mallra, por ne rast konstatimi te kundra vajtjes, merr masa administrative me bllokim malli, si mase shtrënguese për pagesën e gjobës administrative. Në rastet kur pranë kontejnerëve të mbetjeve janë konstatuar material të cilat janë nxjerrë nga këto kontieniere, janë njoftuar drejtoritë e pastrimit dhe janë dërguar në Landfillin e Sharrës, si i vetmi vend i caktuar me legjislacionin në fuqi, për depozitimin e mbetjeve te Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë në praktikë ndodh e kundërta, dhjetëra video që janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë se punonjësit e Policisë Bashkiake kanë dhunuar, sekuestruar dhe kanë vendosur masa administrative për ricikluesit, dhe nuk është zbatuar asnjëherë ajo çfarë kanë shkruar në përgjigjen zyrtare për redaksinë e Community Reporters Albania.
CRA për të kuptuar nëse Policia Bashkiake vepron sipas akteve nënligjore në fuqi, kontaktoi me institucionin e Avokatit të Popullit, gjatë bisedës së zhvilluar, Alket Jaupi komisioner pranë AP tregoi se: Masat Administrative, sekuestrimet nuk janë të bazuara në asnjë akt-nënligjor në fuqi, pra në këtë rast punonjësit e Policisë Bashkiake janë duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

Shumë familje rome në zonën e “Treshit, Institut” i treguan CRA se ata përballen çdo ditë më policinë Bashkiake, Arbeni tregoi se unë dal për të kërkuar mbetje pasi nuk mund të gjej punë, jam 51 vjeç̧ dhe kam shkuar disa herë tek zyrat e punës, por punë nuk më japin, nga frika se ditët do më kapi policia bashkiake, tani dal vetëm natën dhe punoj, dhe aty me frikë pasi jam përballur me policinë, i them më leni të haj dhe unë një çap bukë, mi marrin bidonat, kanaçet ato që kam mbledhur gjithë natën.

Në të gjithë Shqipërinë numërohen rreth 13000 mijë rome dhe egjiptiane të cilët prej 25 vitesh e kryejnë këtë aktivitet informal, ndërkohë që vetëm në bashkinë Tiranë numërohen rreth 3000 kolektorë nga këto dy minoritetet, sipas aktivistëve/ rome dhe egjiptianë tregojnë se mos zbatimit në mënyrë efikase i programeve të punësimit dhe shkëputja e rreth 30 mijë qytetareve nga skema e ndihmës ekonomike i ka bërë dhe më të vështirë sigurimin e të ardhurave të tyre dhe nga burime të tjera.

Juristi Gentian Sejrani, tregoi se vetëm për 3 vite 2015-2018 kemi 1881 riciklues që janë gjobitur nga policia bashkiake tiranë dhe jo vetëm janë gjobitur por shkresat dhe dokumentet kanë shkuar për ndjekje penale pranë prokurorisë së rrethit Tiranë.

Kjo punë i mundëson atyre të kenë ca të holla në xhep për fëmijët dhe për tu ushqyer por dita ditës kjo punë është duke u ndaluar masivisht në Tiranë edhe pse në kundërshtim të ligjit.

Më të lexuarat