OSCE/ODIHR ka publikuar së fundmi raportin e saj paraprak mbi zhvillimet dhe gjetjet kryesore në lidhje me zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri. Ky raport paraprak, që përmbledh vëzhgimet nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në javët e fundit të fushatës, jep një pasqyrë të hollësishme mbi mjedisin politik, administrimin e procesit zgjedhor, rolin e mediave, si dhe përfshirjen e grupeve vulnerabël në procesin zgjedhor.
Mjedisi politik dhe klima zgjedhore
Raporti e përshkruan klimën politike në vend si të polarizuar, me ndarje të theksuara mes partive kryesore. Partia Socialiste, që mban pushtetin vendor në shumicën e bashkive, ka shfaqur një dominancë të dukshme në komunikimin institucional dhe në terren. Nga ana tjetër, opozita e përfaqësuar nga Partia Demokratike (në fraksione të ndara), ka pasur vështirësi organizative dhe burimore, të cilat janë reflektuar edhe në nivelin e përfaqësimit të saj në komisionet zgjedhore.
OSCE/ODIHR nënvizon se, ndonëse zgjedhjet janë zhvilluar në një ambient paqësor në përgjithësi, besimi i publikut në integritetin e procesit zgjedhor mbetet i ulët, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme mbi blerjen e votës, përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë dhe presionin ndaj administratës publike.
Po ashtu raporti tha se se minoritet në përgjithësi ishin në gjendje të merrnin pjesë lirisht si votues dhe si kandidatë, duke kandiduar si me partitë kryesore kombëtare ashtu edhe me dy parti të pakicave kombëtare në koalicionin e udhëhequr nga PD-ja.
Disa bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it argumentuan se sistemi aktual zgjedhor, me një kërkesë për të kandiduar në të gjitha zonat zgjedhore, ishte një pengesë për partitë e pakicave kombëtare për të fituar vende në parlament.
Ata gjithashtu vunë re se anëtarët e komunitetit rom në përgjithësi nuk ishin të njohur me procedurat zgjedhore dhe nuk kishin marrë asnjë edukim specifik për votuesit.96 Për më tepër, presioni mbi komunitetet rome dhe egjiptiane për të shitur votat e tyre iu raportua MVZ-së së ODIHR-it.97 Vëzhguesit afatgjatë të MVZ-së së ODIHR-it vunë re se votuesit romë në disa zona nuk ishin të qartë për vendndodhjet e sakta të qendrave të tyre të votimit, pjesërisht për shkak të komunikimit të pamjaftueshëm zyrtar.