Fushata zgjedhore i nxiti kryetarët që rikandidojnë të dalin në terren dhe të dëgjojnë hallet e qytetarëve. Lagjia me banorë romë në qytetin e Beratit jehoi nga muzika dhe premtimet që bëri kryetari i bashkisë Berat, i cili rikandidon përsëri në këto zgjedhje vendore.
Në faqen e tij në facebook kryetari Ervin Demo ka postuar foto me banorë të lagjes numër 2, ku pjesë e lagjes janë edhe anëtarë të minoritetit rom dhe egjiptian. Ndonëse lagjia ka mjaftueshëm probleme të cilat janë adresuar prej vitesh në bashki, atmosfera e krijuar duket positive falë premtimeve që ka dhënë.
Aktivisti i të drejtave për Romët dhe Egjiptianët në Berat, Besmir Dalipi tregon se gjatë fjalimit të tij ka dhënë disa premtime që lidhen me shërbimet që komuniteti i kësaj lagje, i ka adresuar prej vitesh dhe që trajtojnë nevojën për përmirësimin e infrastrukturës pranë banesave të tyre.
“Në mandatin e ardhshëm kryetari premtoi se do përmirësojë infrastrukturën në lagje, asfaltim dhe ndriçim të lagjes, por premtimi i cili ka peshën më të madhe ishte për rikonstruksionin e 18 banesave të komunitetit në Berat”, tregon Dalipi për CRA.
Ndonëse lagjia prej vitesh ndodhej në kushte të mjerueshme dhe adresohej si problem, mbërriti në këto ditë si një problem i mbartur dhe mbetet ende një premtim pasi Ervin Demo fitoi në zgjedhjet e 14 majit ku mori një mandat të ri. Me ngjarjet e 2 viteve të fundit, problemet sociale ekonomike të familjeve të varfëra u vështirësuan dhe bashkitë u gjendën në vështirësi për menaxhimin e tyre.
Aktivisti tregon se ka shumë raste individuale që janë referuar si raste në nevojë dhe kanë marrë shërbime sociale që në postpandemi. Megjithatë përmbushja e nevojave reale të komuniteteve të varfëra siç janë përmirësimi i kushteve të banimit dhe përmirësimi i infratrukturës në këtë zonë, mbetet për tu parë në vazhdim angazhimi i pushtetit vendor për të mbajtur premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.
Për shkak të humbjes së besimit dhe rënies në pesimizëm falë premtimeve elektorale sa për të marrë votën e tyre, anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian nuk kanë pjesëmarrje të gjerë në dëgjesat publike. Nga ana tjetër, mungesa e përfaqësuesve të këtyre minoriteteve në këshillat bashkiakë lë të papërfaqësuar zërin e tyre. Ndonëse një pjesë e tyre janë pjesë e listave aktuale si pjesë e platformave politike apo të pavarur është e vështirë të fitojnë për shkak të rënditjes nga fundi ose nuk marrin vota mjaftueshëm kur janë të pavarur.
E njëjta situatë paraqitet edhe në bashkinë e Korçës, ku anëtarë të minoritetit egjiptian kandidojnë për këshill bashkiak por rënditja në listë nuk iu premton përfaqësim. Problemet e ngjashme që kanë anëtarët e minoriteteve në lokacione të ndryshme dhe gjendja e tyre në të njëjtat kushte, i ka bërë këta anëtarë të jenë pesimistë, ashtu si një pjesë e maxhorancës dhe nuk dëshirojnë të bëhën pjesë në dëgjesat publike.
Etleva Tare, përfaqësuese e Komisionerit Për Mbrojtjen nga Diskriminimi në qytetin e Korçës, tregon se në listat për këshilla bashkiakë janë të përfshirë anëtarë të minoriteteve romë dhe egjiptianë.
“ Janë kryesisht të rëndistur në listë nga fundi dhe nuk iu jepet mundësia të përfitojnë nga kjo gjë. Nga ana tjetër kandidatët për kryetarë bashkie dhe ata që bëhën pjesë e listavë për këshill bashkiak nuk kanë nisma konkrete për këto komunitetete”, shprehet Tare për CRA
Ajo tregon se një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve romë dhe egjiptianë punojnë së sektorin e pastrimit të qytetit ndërsa 4 deri në 5 janë të përfshirë në administratë dhe këta kryesisht janë prezentë në dëgjesat publike apo gjatë aktiviteteve në fushatën zgjedhore.