Zgjedhje Vendore/ 1576 Romë dhe Egjiptianë në 5 bashki votuan për zgjedhjet vendore

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet vendore në vendin tonë ku  përqindja e votuesve ishte më e ulta në këtë 9 palë zgjedhje vendore.

Community Reporters Albania u angazhua që ditën e zgjedhjeve të kishte 10 vëzhgues në 5 qytete si Tirana, Elbasani, Fier, Berati dhe Shkodra që vëzhguan vetëm votuesit Rom dhe Egjiptian sesi ata votojnë. Në vëzhgimin paraprak, vëzhguesit thanë se : Romët dhe Egjiptianët, kanë votuar në grupe, momente intimidimi të votës, një pjesë e madhe e votuesëve rom kishin vështirësi për të gjetur qendrën e votimit, dhe në Elbasan ku është pilotuar votimi elektronik, kanë votuar në grup, shpesh herë kanë marrë ndihmë nga persona të tjerë jo familjarë, po ashtu jashtë qëndrave të votimit, në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Berat vëzhguesit deklaruan se kishte persona nga partitë politike të cilët bisedonin, bënin me shenja për të votuar si dhe afroheshin sapo shihnin rom ose egjiptian dhe i shoqëronin  për të votuar.

Në Elbasan në qendrën e votimit nr 2320 ka nisur votimi 2 orë me vonesë dhe kjo ka bërë që votuesit romë dhe egjiptian pasi kanë pritur më shumë se një orë janë larguar dhe nuk votuar më.

Në Fier, në fshatin Baltëz ku kishte rreth 153 votues romë, vëzhguesit thanë se në disa raste romët janë ndihmuar nga persona të pa identifikuar të votojnë pasi nuk dijnë të votojnë, të lexojnë dhe të shkruajnë.

Në Berat, ku kishte një numër të lartë rreth 390 persona nga Romët dhe Egjiptian, vëzhguesit deklaruan se janë ndihmuar për të votuar nga të tjerët të pa identifikuar, si dhe janë shoqëruar nga persona deri në qëndrën e votimit.

Në Shkodër, sipas vëzhguesit tanë, raportohet se ka pasur rreth 493 persona nga minoriteti Egjiptian, raportohet se të moshuarit janë ndihmuar nga familjar të tyre për të votuar.

 Së shpejti Commmunity  Reporters Albania, do të dali me një raport të plotë për zgjedhjet lokale si dhe rekomandime për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Më të lexuarat