Mbyllet procesi i votimeve në të gjithë Shqipërinë,sipas KQZ deri në orën 19:00 kanë arritur të votojnë rreth 47.94 % e popullsisë, me përqindjen më të lartë kryeson Dibra dhe Vlora e fundit.
Më hërët Community Reporters Albania, raportoi për procesin e votimeve për 4 bashki të vendit(Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier ku sipas vëzhguesëve pjesmarrja e votuesëve Rom dhe Egjiptian është rreth 3577 votues.
Sipas vëzhguesëve problematikat mbeten po të njëjta, ku romët dhe egjiptianët i shoqërojnë tek qendra e votimit dhe i udhëzojnë se ku duhet të votojnë, po ashtu votuesit deri në orën 17:00 sipas raporteve nga vëzhguesit kanë dekluar se vota e tyre është shitur, dhe janë ndikuar nga persona të tjerë nga partitë politike.
Sipas vëzhguesëve, në qytetin e Tiranës në Njësinë Administrative nr 5 , shumica e Romëve dhe Egjiptianëve kanë qenë të pa orientuar dhe kërkonin ndihmë për të gjetur emrat dhe qendrën e votimit. Sipas tyre janë disa persona pa “bagde” i kanë shoqëruar dhe i kanë orientuar se ku duhet të votojnë, raportohet se edhe në qëndra të tjera të votimit në Njësinë Administrative nr 4 ka pasur persona pa “bagde” të cilët kanë pritur romët dhe egjiptianët në qendrat e votimit për t’i orientuar për votën e tyre.
Në njësinë Adminstrative nr 1 raportohet nga vëzhguesit që banorë rom kanë pasur ndihmë nga shoqëruesit pa “bagde” për të votuar në kutinë e fshehtë, gjithashtu vërehet se në qëndrën e votimit ka pasur njerëz të cilët janë ofruar të ndihmojë romët që nuk dinë të lexojnë.Po në këtë Njësi raportohet se jashtë ambienteve të qëndrës së votimit ka pasur persona të forcave politike të cilët bisedojnë me antarë të minoritetit Rom dhe Egjiptian.
Në Durrës, në lagjen 14 raportohet se në qëndrën e votimit ka militiantë partie dhe shoqërojnë antarët e minoritetit Rom se ku duhet të votojnë, po ashtu sipas vëzhguesit, pjestarët e komisionit nuk i zbatojnë rregullat.
Në Elbasan që në orët e para të mëngjesit ka pasur vonesa për shkak se kryetari i komisionit krijoi problem mbi emerimet e proçesit. Pas ores 8:00 procesi i votimit ka vijuar normalisht, sipas vëzhguesit në lagjen 5 Maj, banorët e minoritetit Rom kanë votuar familjarisht dhe janë orientuar nga persona të tjerë pa “bagde”, gjatë vëzhgimit kanë vërejtur që ka pasur probleme edhe me identifikuesin e gishtit.
Në Fier, përkatësisht votuesit rom nga Driza, Levani, Mbrostar dhe Baltëz, procesi i votimit po vijon në ritme normale, përveç rastit kur në Drizë kanë pasur debate lidhur me orientimin e votës.
Deri në orën 17:00 sipas vëzhgimit në terren romët dhe egjiptian kanë votuar në grupe, i ka kanë shoqëruar dhe një përqindje e vogël tregon se kanë votuar individualisht.
Shënim:Vëzhgimi u krye në 4 Bashki (Tiranë në 4 Njësi Administrative 1, 4, 5, 6) (Durrës në lagjen 14) (Fier në fshatin Drizë, Levan, Mbrostar dhe Baltëz) dhe (Elbasan në lagjen 5 Maj dhe Lagja “Beqir Dardha”)