Përse duhet të hartohen planet 5-vjeçare vendore të strehimit ?

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Strehimi është një problematikat më të mëdha për familjeve të varfëra, kjo vihet re në qytete të mëdha siç është Tirana dhe Elbasani. Vështirësia për të paguar qiranë apo për të trajtuar në terma afat-gjatë është një nga shqetësimet që organizatat e shoqërisë civile kanë deklaruar.

Organizatat Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome dhe Qendra Për Advokim Social mbajtën ditën e sotme takimin përmbyllës të projektit Aktivizëm qytetar dhe pjesëmarrje në procese vendimarrje në nivel vendor i familjeve të pastreha”  ku publikuan edhe raportin për ccështjen e strehimit për familjet e varfëra, kryesisht Rome dhe Egjiptiane.

Ervis Çota, drejtues i Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e hartimit e planeve 5-vjeçare të strehimit si një detyrim ligjor që rrjedh nga ligji “Për Strehimi Social” por edhe si një mundësi për familjet e pastreha, “Projekti që ne zbatuam prej 1 viti kishte si synim familjet e pastreha që të përfshihen në procese vendimmarrrëse në nivel vendor përsa i takon çështjes së strehimit, ky projekt nuk lindi rastësisht por si pasojë e një angazhimi apo përpjekje të vazhdueshme të organizatës sonë dhe partnerëve tonë në mbështetje të familjeve që janë në nevojë për strehim.

Në nenin 68 të ligjit “Për Strehimi Social”, institucionet vendore detyrohen të hartojnë programe 5-vjeçare strehimi për popullsinë nën juridiksionin e tyre, duke u mbështetur në analizën e nevojave për strehim dhe në përputhje me strategjinë e strehimit social, sipas parashikimeve të këtij ligji.

Z.Çota tha për Community Reporters Albania se “duke qënë se programet e tanishme të strehimit nuk zbatohen në mënyrë efikase për nevojën për strehim, u pa e nevojshme që ne të iniciojmë një proces të tillë, që të nxiste bashkinë Elbasan dhe Tiranë për të ndërtuar apo krijuar një proces ose strukturë më të qëndrueshme për adresimin në terma më afat-gjatë të strehimit që të mundësojnë hartimin e planit 5-vjeccar të strehimit, si një detyrim ligjor që u vjen nga ligji për “Strehimin Social”, por deri më tani asnjë nga bashkitë e Shqipërisë nuk e ka një program të tillë që do të thotë që ende nuk e kanë prioritet çështjen e strehimit”.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonimisë, Bashkia Tiranë, Bashkia Elbasan dhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës.

Z.Olsi Dekovi zv.kreu i Këshillit të Evropës theksoi se:”Këshilli i Evropës është një mbështetës prej shumë vitesh për minoritetin Rom dhe Egjiptian, për ne do të ishte shumë mirë nëse Shqipëria bëhet një model për politikat e strehimit, ne si Këshilli i Europës jemi shumë të gatshëm të kontribuojmë dhe të ndihmojë bashkitë për hartimin e planit 5-vjeçar për strehimit social”.

Institucionet lokale në pamundësi për të mbështetur projekte të ndryshme të strehimit, kërkojnë fonde nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në këtë aktivitet ishte përfaqësuesja e MFE znj.Visjana Shamo e cila tha se” Planet vendore të strehimit janë shumë të rëndësishme pasi nuk i shërbëjnë vetëm bashkive por edhe ministrisë për të planifikuar fonde për qëllime strehimit, po ashtu ne rishikojmë strategjinë kombëtare të strehimit në përputhje me nevojat”.

Rekomandime dhe raporte të ndryshme për përmirësimin e politikave të strehimit i janë adresuar bashkive Elbasan dhe Tiranë, Z.Dorian Habibi, drejtori i Strehimit Social në Bashkinë Tiranë gjatë takimit deklaroi se”nxitja dhe  bashkëpunimi me organizatat LRER dhe QAS ka ndikuar që ne të ndërrmarrin një proces të tillë, për të hartuar planin 5-vjeçar të strehimit, me mbështetjen e UNDP Albania ne kemi sot draftin e parë të këtij plani dhe deri në muajin Qershor ne synojmë të publikojmë dhe ta zbatojmë”.

Po ashtu dhe Bashkia Elbasan u shpreh se janë në proces e sipër që deri në muajin Qershor të kemi draftin e parë për  planet vendore të strehimit.

Raporti studimor nga LRER dhe QAS nxorri në pah disa gjetje si më poshtë:

Raporti rekomandon

Në mbyllje të ketij takimi Z. Çota tha se: “Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome dhe Qendra për Advokim Social do të vazhdojnë të monitorojnë premtimet e bëra, duke ndjekur procesin e hartimit të programit dhe duke siguruar që të ketë konsultime me perfshirjen e grupeve te margjinalizuara”.

Më të lexuarat