Zgjedhje 2021/Si paraqitet situata tek votuesit Rom dhe Egjiptian

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Ka nisur procesi i votimit në të gjithë vendin tonë, deri në orën 13:00 sipas KQZ kanë arritur të votojnë rreth 27.5% e popullsisë.

Qendra Community Reporters Albania po ndjek procesin e votimit për antarët e Minoritetit Rom dhe Egjiptian në 4 bashki, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Durrës, deri në orën 13:00 sipas vëzhguesve kanë raportuar se pjesmarrja e e minoritetit Rom dhe Egjiptian është rreth 955 persona të cilët kanë votuar për zgjedhjet parlamentare.

Vëzhguesit vërejten se romët dhe egjiptianët i shoqërojnë tek  qendra e votimit dhe i udhëzojnë se ku duhet të votojnë, po ashtu votuesit deri në orën 13:00 sipas raporteve nga vëzhguesit kanë dekluar se vota e tyre është shitur, dhe janë ndikuar nga persona të tjerë nga partitë politike.

Sipas vëzhguesëve, në qytetin e Tiranës në Njësinë Administrative nr 5 , shumica e Romëve dhe Egjiptianëve kanë qenë të pa orientuar dhe kërkojnë ndihmë për të gjetur emrat dhe qendrën e votimit. Sipas tyre janë disa persona pa “bagde”  që i shoqërojnë dhe i orientojnë se ku duhet të votojnë, raportohet se edhe në qëndra të tjera të votimit në Njësinë Administrative nr 4 ka pasur persona pa “bagde” të cilët presin romët dhe egjiptianët në qendrat e votimit për t’i orientuar për votën e tyre.  Në njësinë Adminstrative nr 1 raportohet nga vëzhguesit që banorë rom kanë pasur ndihmë nga shoqëruesit pa “bagde” për të votuar në kutinë e fshehtë, gjithashtu vërehet se në qëndrën e votimit ka pasur njërëz të cilët janë ofruar të ndihmojë romët që nuk dinë të lexojnë.Po në këtë Njësi raportohet se jashtë ambienteve të qëndrës së votimit ka persona të forcave politike të cilët bisedojnë me antarë të minoritetit Rom dhe Egjiptian.

Në Durrës,  në lagjen 14  raportohet se në qëndrën e votimit ka militiantë partie dhe shoqërojnë anëtarët e minoritetit Rom se ku duhet të votojnë, po ashtu sipas vëzhguesit, pjestarët e komisionit nuk i zbatojnë rregullat, gjatë vëzhgimit u raportua se pajisja digjitale nuk funksionoi për 30 minuta dhe u prit deri sa erdhën përfaqësues të KQZ që të funksiononte sërish.

Në Elbasan që në orët e para të mëngjesit ka pasur vonesa për shkak se kryetari i komisionit krijoi problem mbi emerimet e proçesit. Pas ores 8:00 procesi i votimit ka vijuar normalisht, sipas vëzhguesit në lagjen 5 Maj, banorët e minoritetit Rom kanë votuar familjarisht dhe janë orientuar nga persona të tjerë pa “bagde”, gjatë vëzhgimit ka vërejtur që ka pasur probleme edhe me identifikuesin e gishtit.

Në Fier, përkatësisht votuesit rom nga Driza, Levani, Mbrostar dhe Baltëz, procesi i votimit po vijon në ritme normale, përveç rastit kur në Drizë kanë pasur debate lidhur me orientimin e votës.

 Deri në orën 13:00 sipas vëzhgimit në terren romët dhe egjiptian kanë votuar në grupe, i ka kanë shoëqruar dhe një përqindje e vogël tregon se kanë votuar individualisht.

Më të lexuarat