Sulm masiv në rrjetet sociale, pse po goditen mediat, faqet kritike dhe denoncuese?

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Nga:Brejdon Xhavara dhe Arben Qollaku

Mesnatën e 8 Prillit, 4 rrjete sociale u sulmuan nga hackerat duke rritur në mënyrë “fake” numrat e ndjekësëve  në rrjetin social Instragram.

Citizens.al, Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë dhe eksperti i IT Gent Progni janë katër profile të cilët janë sulmuar në rrjetet sociale pas publikimeve të tyre në mediat sociale.

Për CRA, drejtuesi i Citizens.al Lorin Kadiu tha se prej të martës në mbrëmje kishin parë që postimet në facebok ishin hequr, “10 postimet më të fundit që kishim publikuar, ishin lajme të cila kemi shpenzuar disa kohë për t’i raportuar, siç ishin çështje të rëndësishme të kontratave që institucionet tona, në këtë rast Bashkia Tiranës ka lidhur me kompaninë ”Fusha” për tokën publike mbas teatrit, shkelja që kompanitë e ndërtimit po bëjnë në qytet në lidhje me zënien e hapësirës publike pa leje, pa detyrimet që lidhen me taksat”.

Arlind Qori-Levizja Bashke

Një tjetër episod i ngjashëm ka dhe Lëvizja Bashkë, e cila në datën 4 Prill protestoi përpara Bashkisë Tiranë ku kërkonte arrestimin e kryetarit të Bashkisë si pasojë e akuzave të SPAK-ut për disa nga ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, në protestë, aktivistët e LB ngjyrosën me spraj murët e bashkisë dhe makinën e Veliajt, pas kësaj ngjarje Arlind Qori në një intervistë me CRA tha se: “Aksioni ynë direkt te muri i Bashkisë së Tiranës dhe makina e kryetarit të bashkisë, ku shkruam parullën “Erion Veliaj shko te shokët”, ka prekur nervat e pushtetit pasi ka popullarizuar akuzat ndaj korrupsionit në bashki dhe qëndrimet tona. Bindja ime është se pas këtij sulmi qëndrojnë strukturat ilegale të patronazhistëve rreth kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe partisë në pushtet në përgjithësi. Janë ata më të ekspozuarit ndaj aksionit tonë politik dhe mllefit të qytetarëve ndaj skandalit të fundit korruptiv në Bashkinë e Tiranës.”

Por në këtë episode, sulmi kibernetik nisi duke rritur në mënyrë fiktive numrat e ndjekësëve në Instagram, me 50.000 follow, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me faqen e facebook-ut “Kontradita” një emision denoncues i Partisë Lëvizja Bashkë ku u rritën gjithashtu folloërsat me mijëra fansa nga India dhe Kina, një tjetër aktivist i LB deklaroi në rrjetet sociale se i ka ndodhur e njëjta gjë.

Nisma Thurje deklaroi në rrjete sociale se janë sulmuar edhe ata në rrjetet sociale, papritur në Instagramin e Nismës, filluan të vijnë njoftime të pafundme, me mijëra fansa po ndjekin faqen duke rritur edhe këtu numrat fiktivisht.

Endri Shabani-Nisma Thurje

CRA intervistoi kreun e Nisma Thurrje z.Endri Shabani në lidhje me këtë ngjarje, ai tha se sulmet e fundit kanë korresponduar me denoncimin që kemi bërë në SPAK javës së kaluar për një nga aferat korruptive ku përfshihen oligarkë dhe ministrat e kabinetit, ”bëhet fjalë për faljen që qeveria i ka bërë oligarkëve të 57 mijë metrave katrorë në breg të detit të Vlorës. Sikurse ka korresponduar me ditën kur unë kam kërkuar nisjen e një komisioni në Këshillin Bashkiak që të hetojmë përgjegjësinë e kryetarit të bashkisë në korrupsionin e zbuluar nga SPAK-u.” përfundoi z.Shabani.

Qytetarë të shumtë reaguan në rrjete sociale se Citizens është duke u censuruar pasi po fshihen qindra postime në facebook përmes raportimeve që janë kryer, publikimet janë artikuj origjinal që janë kryer nga redaksia e Citizens që autorësia është e tyre dhe nuk kanë fabrikuar artikuj nga media të tjera, Kadiu tha për CRA-në se pas fshirjes së postimeve në facebook, filloi që instagrami të rritej me fansa “fake” me rreth 45 mijë ndjekës, por nuk u mjaftua sulmi me këto ngjarje, hackerat nisën të sulmonin dhe website e Citizens-it duke dëmtuar rëndë punën e këtyre viteve të fundit, “në intensifikimin e sulmeve të webit që të cilat i kemi pas të vazhueshme gjatë muajve të fundit dhe së fundmi kjo ngjarje që ka ndodhur jo vetëm me ne po edhe me grupime të tjera të varura që ishte ky shtimi i shpejtë i numrit të followers nëpërmjet ktyre që quhen bots ose profile të rreme.

Lorin Kadiu-Citizens.al

Ajo që ne kemi arritur të analizojmë edhe nga konsulta me ekspert, por edhe nga njohuria jonë në këtë fushë është që këtu praktikisht është përdorur një “fermë klikimesh” ose “click farm” në qoftë se do ta quajmë sipas përkufizimit në anglisht dhe sulmi është i targetuar pra po sulmohen njëkohësisht profile të ndryshme që i bashkohen faktit që janë kritik ndaj çfarë po ndodh me menaxhimin e parave publike konkretisht të qytetit të Tiranës.”

 

Community Reporters Albania, e cila edhe vet si media ka pasur episode të sulmeve kibernetike si llogaritë personale në facebook, Instagram, llogaria e facebook ads dhe website dhe ka qënë tepër e vështirë për të rimarrë sërish llogaritë e mediave sociale. CRA intervistoi Gent Progni i cili është ekspert IT në fushën e sigurisë digjitale, vet ai si ekspert i IT është prekur nga sulmet duke rritur numrin e ndjekëseve në Instagram, për z.Progni tha se “kjo metoda është për të ulur shikueshmërinë edhe për të dhënë mundësinë që të mbyllin account-in pra duke të shtuar fake followers, ulet shikueshmëria sepse të është bërë një shtrirje shumë e gjërë territoriale e ndjekësëve sepse janë indianë dhe kinez, por mund të ndodhi që ta raportojnë si faqe dhe të ta mbyllin”.

Përse sulme kibernetike zërave kritike në media ?

Sipas ekspertit të IT Gent Progni, deklaroi se kjo është fushatë kundër zerave kritik edhe besoj që do jetë edhe më e lartë në muajt në vazhdim sepse po afrohen edhe zgjedhjet. Kjo ka kohë që bëhet quhet “blackmail”  bëhet edhe duke futur account-e në faqe pornografike që të të ulin edhe search-in e google.

Për Endri Shabani ai tha se nuk e di, por e di se kush përfiton nga mbyllja e gojës që ata duan të na bëjnë dhe përfitues direkt është establishmenti i vjetër politik, i cili ka mbi 30 vjet që e vjedh këtë popull dhe janë pasuruar pa punuar asnjë ditë për këtë vend.

Për Lorin Kadiun ai tha se artikujt e fundit që jane publikuar kanë pasur lidhje me bashkinë Tiranë, me lejet dhe teatri i ri kombetarë.

Lëvizja Bashkë mendon se arsyeja pse është sulmuar LB është se ne jemi parti e re me potenciale të mëdha, çka u duk në rezultatin shpresëplotë që morëm në zgjedhjet e fundit lokale në Tiranë. Po ashtu ky sulm lidhet me faktin që Lëvizja BASHKË mban qëndrime të forta kritike ndaj pushtetit qendror e vendor, si dhe lidhjeve të tyre me oligarkinë ekonomike dhe krimin e organizuar.

Si mund të mbrohemi në rrjetet sociale ?

Gent Progni-Ekspert IT

Për ekspertin z.Progni deklaroi se duhet bashkohemi edhe të forcohemi kundër reagimit sepse në qoftë se ne nuk e bëjmë problem në rrjetet sociale sa më shumë ata nuk është se e marrin përsipër edhe nuk është se të mbrojnë, ndërsa z.Kadiu tha se “kto janë sulme të reja dhe për vetë platformën, e vetmja mënyrë për tu mbrojtur është për të menduar teknika të reja, metoda të reja që nuk varen nga platformat ose nga kjo “big tech” që mund ta quajmë por është një komunikim më i drejt për drejt me audiencën pa kta si ndërmjetës sepse pavarsisht gjithë avantazheve kto janë pastaj pjesa negative dhe problemet që sjell aderimi në këto platforma kaq të mëdhaja komunikimi.

Si mund të blehet “follow” në Instagram në tregun e jashtëligjshëm ?

Në një kërkim të thjesht në google “How to buy Instagram followers? të dalin me mijëra pastime nga faqe të panjohura ku mund të klikosh të vazhdosh procedurën për blerjen, këto faqe nuk të kërkojnë shumë detaje, por “url” e instagramit, sa mijëra ndjekës kërkon dhe të shfaq se sa kushton, në rastin e profileve më lart ku instagrami është rritur me 50.000 mijë kushton rreth 285$ dhe pasi përfundon blerjen të vijnë automatikisht ndjekës nga India dhe Kina.

Kryesisht këto sulme përdoren për të ulur shikueshmërinë dhe ulur algoritmin që postimet që kryhen të shfaqen në Shqipëri por duke e shpërndarë audiencën sipas ndjekësëve, këto publikime shfaqen në Indi ose Kinë dhe sjell pasoja ku përmes raportimeve të ndryshme faqja e rrjetit social mund të mbyllet përgjithmonë.

 

Më të lexuarat