Teatër/Bullizmi në shkollat shqiptare, çfarë rrezikojnë fëmijët nga komunitetet

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Bullizmi në shkollë është i pranishëm çdo ditë, nxënësit që vijnë nga komunitetetet si Romët, nxënësit me aftësi ndryshe dhe LGBT, apo edhe ata të varfër ndihen të bullizuar nga bashkëmoshatarët e tyre.

Ditën e hënë u zhvillua një skenë teatriale e cila titullohej “Kush Jam” e cila në fokus kishte 4 nxenës që vijnë nga kategoritë vulnerabël, Rom, të varfër, me aftësi ndryshe dhe LGBT. Historia e tyre lidhej me statusin që ata kishin në shkollë. Bullizmi ishte pika e fortë e cila ndante nxënësit nga të tjerët, dikush ofendohej përse ishte i varfër, pse ishte Rom, një shok gay në klasë dhe një shoqë me aftësi ndryshe.

Pjesë nga teatri/Foto nga Brejdon Xhavara

Gjatë teatrit u ve re se nxënësit kishin një histori të tyren përse kishin atë status, kërkonin një shpresë për të vazhduar shkollën dhe të pranoheshin në shoqëri siç ata ishin.

Klaudio Piroli

Community Reporters Albania, intervistoi regjisoren e kësaj shfaqje në lidhje me realizimin e kësaj shfaqje, ajo tha se “U bazova nga realiteti, shpesh herë gjërat që bëj unë duken të rënda ose njerëzit thojnë do dalësh do qash do ankohesh në skenë, por mendoj se kush duhet ta bëj, ne nuk duhet te bejme vetëm atë lloj teatri që është argëtues pra që te argëtojmë njerëzit, pra hajde të argëtojmë njerëzit se boll halle kanë, unë mendoj që shqiptarët por edhe unë duhet të reflektojmë dhe të edukohemi dhe të kuptojme vërtet realitetin këtu në skenë, shpesh herë thuhet që mjaft i the gjërat kaq të vërteta po kështu janë dhe kështu duhen thënë në teatër”, përfundoi Regjisoria Klaudia Piroli.

Organizata Pro LGBT realizoi një pyetësor për vitin akademik 2020-2021 ku morën pjesë 196 nxënës, në këtë anketë u vu re se 43% e të anketuarve i përkasin grupmoshës 14-18 vjeç, ndërsa 57% e tyre janë mbi 18 vjeç. Sipas përgjigjeve të marra, pjesa dërrmuese e të anketuarve shprehen se kanë përjetuar bullizëm prej orientimit seksual të shprehur osë të supozuar. Nxënësit/studentët shprehen po ashtu se faktorë të tjerë si gjinia, pesha, pamja, shkaqet ekonomike i kanë përballur ata me dhunë. Dhuna e vazhdueshme ka bërë që 30.7% e të anketuarve të mos shkojnë në shkollë sepse janë ndjehen të pasigurtë. 30.5% e tyre kanë ndërruar shkollën për këtë arsye.

Xheni Karaj

Xheni Karaj është një aktiviste e cila mbron të drejtat e personave të komuniteti LGBT tha për CRA se: “përpara disa muajsh ne realizuam një pyetësor që do të maste bullizmin në shkolla, dhe rezultoi që personat që bullizohen më shumë në shkollë janë këto katër komunitete (Romët, Aftësia Kufizuar, Të varfërit dhe LGBT), dhe arsyet që studentet diskriminohen më shumë janë identiteti i tyre me etninë, me statusin e tyre ekonomik, edhe unë jam e habitur me të dhënat e këtij pyetësori dhe bashkë me Klaudian menduan si ta sjellim këtë realitet përmes artit sepse bëhen shumë raporte, studime, konferenca, studime në lidhje me bullizmin por ndonjëherë këto realite bien në vesh të shurdhët dhe shohim që vet Ministria e Arsimit nuk është aspak aktive në përpilimin e politikave kundër bullizmit dhe une mendoj gjithmonë që arti ka mundësinë të preki zemra dhe mendjet e njerëzeve dhe ka aftësi të transformojë jetën e njerëzeve”.

Bullizmi është ende prezent në çdo shkollë dhe rëndon situatën e nxënësve që vijnë nga këto komunitete duke vështirësuar gjëndjen psikologjike të tyre.

Pjesë nga Teatri “Kush Jam”

YouTube player

Më të lexuarat