Pas denonocimit në CRA, bashkia Fier ndriçon rrugicat e fshatit Baltëz

Të fundit

Jeta Pera
Jeta Pera
Jeta Pera ka studiur për Gjeografi në Universitetin e Tiranës, prej disa vitesh është aktiviste për të drejtat e minoritetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri.

Raportimi komunitar në media dëshmon përsëri se është një mjet i fortë dhe i nevojshëm për t’i ardhur në ndihmë adresimit dhe zgjidhjes së problemeve që shqetësojnë komunitete të caktuara.

Community Reporters Albania përmes reporterëve lokal identifikoi që në fshatit Baltëz ku jetojnë rreth 280 familje prej vitesh nuk kishte ndriçim në rrugët e fshatit natën.

Reporterët së bashkë me banorët janë mobilizuar dhë kanë advokuar për zgjidhjen e kësaj situatë nëpërmjet një shkresë për informacion.

Shkresa e dërguar nga banorët fshatit Baltëz

Ata kanë përcjellë kërkesën e tyre zyrtare për vendosjen e ndricimit në rrugë. Nga ana tjetër CRA i është drejtuar bashkisë Fier për përmbushjen e aktiviteteve në planin vendor të bashkisë Fier për integrimin e familjeve rome dhe egjiptiane. Ndër të tjerash kërkesa parashtron nëse është zbatuar aktivteti 3.1.6 “Asfaltimi/gjelbërimi, ndriçimi i rrugëve të brendshme” i cili kishte si afat zbatimi deri në vitin 2019. Aktualisht nga dërgimi i shkresës sot bëhën 14 ditë dhe nuk ka asnjë përgjigje sipas afateve ligjore, por bashkia nuk zbaton aktivitetet e shkruara në këtë plan edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vite nga premtimet e kryetarit të Bashkisë Fier për asfaltimin, gjëlbërimin dhe ndriçimin e rrugëve të brendshme.

Me presionin e vendosur në bashkinë Fier gjatë dy ditëve të fundit janë rregulluar dhe vendosur lidhje të reja ndriçimi duke përmirësuar një pjesë të infrastrukturës rrugore. Ndriçimi gjatë natës iu lehtëson aksesin në rrugë dhe është tregues i përmirësimit të kushteve pranë vendbanimeve të familjeve rome.

Eduart Koci, aktivisti rom që ka ndjekur cështjen nga afër tregon për CRA se menjëherë pas dërgimit të kërkesave nga banorët dhe CRA, bashkia Fier shprehu vullnet pozitiv për të realizuar, megjithatë përveç ndriçimit problem mbeten rrugët e pashtruara.

Ndriçimi Publik në fshatin Baltëz, Fier, Shkurt 2022

Më të lexuarat