Minoriteti Rom dhe Egjiptian në Shqipëri ende ditët e sotme, vuan problematika të shumta që lidhen më shërbimet publike. Punësimi është një problematikat më të mëdha që hasin çdo ditë, një pjesë e madhe e komunitetit merren me punë informale, si riciklimi dhe tregtia e rrobave të përdorura.
Ricikluesit shpesh herë janë përballur me punonjësit e Policisë Bashkiake duke marrë masa administrative (gjoba), sekuestrim të mallrave, madje edhe dhunë fizike në disa raste ku janë bërë mediatike.
Community Reporters Albania ka raportuar më parë edhe për dhunën policore që është ushtruar tek ricikluesit Rom në Tiranë. Disa organizata që mbrojnë të drejtat e tyre shpesh herë kanë ndjekur raste të tilla pranë Komisionerit Për Mbrojtjen e Diskriminimit, ku ata janë diskriminuar nga policia Bashkiake Tiranë.
Në Shqipëri, sipas IFC (2006) ekzistojne mbi 12,520 grumbullues rom dhe që merren në mënyrë informale me mbledhjen e materialeve të riciklueshme. Ata (konsiderohen si pjesa me e varfër dhe e rrezikuar e shoqërisë) punojnë intensivisht, papushim sidomos në vend-grumbullimet e mbetjeve dhe landfille duke bërë të mundur kështu që një pjesë e mirë e materialeve të riciklueshme të rikuperohen, përzgjidhen dhe të përpunohen nga kompanitë e riciklimit apo të eksportohen nga kompanitë eksportuese
Sipas vlerësimeve jozyrtare, numri i romëve/egjiptianëve në Shqipëri ndryshon nga 80.000 në 120.000, Romët dhe Egjiptianëve janë të shpërndarë pothuajse në të gjithë territorin e vendit (kryesisht në lagjet e ndara), ose në fshatrat pranë qyteteve. Numri më i madh i romëve dhe egjiptianëve është i përqendruar në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës, Fier, Berat, Pogradec, Bilisht, Gjirokastër, Delvinë, Krujë dhe Shkodrës.
Për një kohë të gjatë komuniteti rom dhe egjiptian po përballet me përjashtimin social që ka çuar në papunësi të lartë dhe në norma të larta të analfabetizmit deri në katër herë më e lartë se sa shumica. Me zhvillimet që kanë ndodhur në Shqipëri si termeti dhe pandemia, ekonomia e minoritetit Rom dhe Egjiptian është ulur ndjeshëm, të ardhurat e familjeve rome dhe egjiptiane zakonisht vijnë nga punësimi në nivele të ulëta, shpesh në sektorin jo-formal.
Profesionet më të zakonshme përfshijnë grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme, pastrimin e rrugëve dhe punë sezonale në sektorin e bujqësisë, apo shitjen e rrobave të përdorura. Këto vende pune iu sigurojnë të ardhura shumë të ulëta familjeve rome dhe egjiptiane. Shkalla e papunësisë për individët rom dhe egjiptian që kanë përfunduar arsimin fillor është 39%, për individët rom dhe egjiptian që kanë përfunduar arsimin e mesëm është 15% dhe për individët rom dhe egjiptian që kanë përfunduar arsimin e lartë është vetëm 8%.
Mbi 92% e popullësisë rome dhe egjiptiane punojnë me mbledhjen/grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme sipas Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve (2011). Shpesh, puna me mbetjet është e vetmja alternativ për mbijetesën e familjeve Rome.
Skema e Riciklimit
Grumbulluesit individual mbledhin materiale të riciklueshme (kryesisht metale, kanaçe alumini, bateri makinash, pajisje elektrike e elektronike, letër, karton, qese e shishe plastike, ku të munden: nga kontenieret e mbetjeve në rrugë e lagje, vendgrumbullimet dhe landfillet e mbetjeve, mjedisi, qoshet e rrugëve, zonat ish-industriale apo ato funksionale që gjenerojnë mbetje.
Qeveria Shqiptare harton çdo 4 vite “Plane Kombëtare Integrimi” për këto dy komunitete për t’u integruar dhe jeta e tyre të përmiresohej, por rezultatet nuk janë arritur dhe kjo është konfirmuar edhe vet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Qendra EPER ka publikuar raportin për“ Vlerësimi i punës së grumbulluesve individual në riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Tiranë, Korçë dhe Elbasan.
Raporti tregon se bashkia Tiranë duhet të hartoje skema punësimi për grumbulluesit rom/egjiptian, një prej të cilave do të ishte edhe krijimi i një qendre paraseleksionimi të mbetjeve në Sharrë me pajisje të përshtatshme ku mund të punësoheshin romët/egjiptianët, duke iu krijuar atyre kushte të mira pune me masat e duhura mbrojtëse dhe pagesë të sigurt. Gjithashtu një qendër e tillë jo vetëm do të rriste jetegjatësine e vend-depozitimit të mbetjeve, por edhe do të sillte të ardhura shtesë si për komunitetin rom/egjiptian, firmën koncesionare ashtu edhe për sektorin industrisë së riciklimit.