Vlorë, gjimazistët kërkojnë zbatim të ligjit “Për nxitjen e Punësimit” për personat me aftësi ndryshe

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Zbatim të ligjit “Për Nxitjen e Punësimit” lidhur me parashikimet për personat me aftësi ndryshe. Kjo është ajo që nxënësit e gjimnazit “Ali Demi” kërkojnë në peticionin që do depozitojnë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, dhe që prezantuan me deputetet e qarkut të Vlorës në ditën e hapur të diskutimit.

Në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Për mbështjetjen e Kuvendit dhe Edukimin Qytetar” studentët nuk harruan ti pyesnin dy deputetët Fation Veizaj dhe Pranvera Resulaj për çështjet që i shqetësojnë ata.

Pyetjet e nxënësve ishin të shumta, duke nisur nga mundësitë për reforma në arsim e deri te mundesitë e punësimit dhe kërkesave të tregut të punës.

Dy përfaqësuesit e parlamentit për Qarkun e Vlorës dhanë edhe mesazhet e tyre për të rinjtë.

Ashtu si është bërë zakon tashmë, deputetet firmosën edhe premtimet miqësore ndaj nxënësve, si një simbol i premtimit për të shtuar vëmendjen ndaj tyre.

YouTube player

Më të lexuarat