“Romët votojnë, të gjithë votojnë “ është fjalia e postuar shpesh në rrjetet sociale të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve dhe Komisionerit Ilirian Celibashi, i cili gjatë muajit Prill ka ftuar anëtarë të komunitetit rom të improvizojnë procesin e votimit. Vota është e drejtë e të gjithëve, është e fshehtë dhe i takon qytetarit të zgjedhë, por nuk është habi që në komunitete me pamundësi ekonomike ashtu si në shumë zona të varfëra të vendit tonë, vota të mos ketë këto vlera.
“Edhe aty ku punoj unë na vijnë fjalë se kë duhet të votojmë se mund të na shkurtojnë nga puna nëse nuk e bëjmë. Përgjegjësit tanë na mbledhin dhe na porositin për votën. Ditën e votimit na pyesin a shkuam të votojme, na tregojnë edhe ku e kemi emrin për të votuar se unë nuk di të lexoj”, tregon një anëtare e komunitetit rom që jeton në Yzberisht dhe është punonjëse në një kompani pastrimi.
Organizatat rome dhe egjiptiane zhvillojnë fushata ndërgjegjësuese për procesin e votimit dhe mënyrën si votohet, por anëtarët analfabetë e kanë më të vështirë të shkojnë në qëndrat e votimit. Niveli i ulët i arsimit i bën anëtarët e komunitete vurnerabël të hezitojnë të shkojnë pranë qëndrave të votimit e sidomos ata që janë votues për herë të parë. Megjithatë, ashtu si rasti i punonjëses së pastrimit, shpesh eprorët e tyre përdorin marrëdhëniet e varësisë sië është vendi i punës për të kryer votimin qoftë edhe pa vullnein e tyre të lirë.
Nga ana tjetër, anëtarë të cilët janë prekur nga vendime të ndryshme politike dhe kanë cënuar jetën e tyre si shëmbja e banesave apo humbja e shërbimeve për shkak të kritereve përjashtuese, janë votues me eksperiencë të cilët votojnë kandidatët të cilët ata mendojnë se do iu përmirësojë jetën si qytetarë të bashkisë ku bëjnë pjesë. Ata janë të vëmendshëm në premtimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore dhe bëhen llogarikërkues. Megjithatë janë vetë kandidatët të cilët sigurohen që romët të votojnë.
“Kanë filluar të vijnë në komunitet persona të cilët janë të lidhur me partitë politike dhe kërkojnë mbështetjen e komunitetit përmes votës së kandidatëve. Në komunitet ka individë që dinë të lexojnë dhe nuk e kanë vështirë të votojne atë që duan të votojnë, por të tjerët orientohen me numrat por mund të ngatërrohen sidomos me formatet e reja të fletës së votimit sepse mbajnë mend ato të vitit të kaluar”, tregon një banore e zonës së Selitës.
Ky fenomen, kur persona të panjohur sigurojnë transport dhe shoqërojnë në qëndrën e votimit, madje dhe e porositin kë të zgjedhin është i hershëm, por aktivistë dhe raportuesit lokalë të CRA e konstatuan këtë gjatë procesit të vëzhgimit në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Kjo gjetje është raportuar edhe në raportin e OSBE gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021.
“Disa anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian perceptuan se politikanët kujdesen vetëm për votat e tyre dhe jo për gjendjen e tyre dhe kështu ishin më pak të prirur për t’u përfshirë në procesin zgjedhor. MkVZ-ja e ODIHR-it mori raporte të besueshme se një numër i konsiderueshëm votuesish brenda këtyre komuniteteve ishin kontaktuan nga koordinatorët e fushatës nga partitë më të mëdha për t’u blerë votat”, citohet në raport.
Aktivistja Romina Sefa shprehet se pjesëmarrja e romëve dhe egjiptianëve në procesin e votimit, fakeqësisht nxitet nga një ngacmues i jashtëm që shpesh janë persona të dedikuar të partive politike apo përkrahës të kandidatëve të cilët janë të gatshëm të shoqërojnë ata në qëndrat e votimit. Niveli i ulët arsimor, mosnjohja e rëndësisë së votës dhe kushtet e vështira ekonomiko-sociale i bëjnë komunitetet rome dhe egjiptiane më të predispozuar që të manipulohen apo të shesin votën, ashtu sic ndodh edhe më një pjesë të shqiptarëve në kushtet thuajse të njëjta.
“Përpara zgjedhjeve të kaluara parlamentare ne kemi zhvilluar takime nga afër më anëtarë të komuniteteve për të kuptuar rëndësine e votës dhe kemi shpjeguar procesin e votimit, që prej emrit në listën në qëndrën e votimit deri tek dhoma e fshehtë. Fokusi jonë kanë rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave si dhe rëndësia e saj dhe mosshitja e saj. Shitja e votës është një fenomen që vazhdon akoma në ditët e sotme tëk shqiptarët por këto komunitete janë më të predispozuara për shkak të vurnerabilitetit, kushteve të vështira dhe nivelit të ulët arsimor”, shprehet aktivistja Sefa.
Në raportin e vëzhgimit të kryer nga CRA në zgjehdjet parlamnetare të vitit 2021, u vu re se romët kishin mungesë ose dëmtim të letërnjoftimit dhe kjo pengonte pjesëmarrjen në votim. Gjithashtu u vu re se përvëc shoqërimit pranë qëndrave të votimit, disa individë kanë tentuar të ndihmojnë të shkruajnë në letrën e votimit por janë ndaluar nga operatorët në qëndrën e votimit.
Ndonëse angazhimi i KQZ në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile ka qnë i fokusuar në ndërgjegjësimin për rëndësine e votës dhe pjesëmarrjen në votim, mbetet për tu vëzhguar pjesëmarrja e romëve dhe egjiptianve në qëndrat e votimit. KQZ ka publikuar disa spote dhe postera në gjuhën e pakicave për të ftuar dhe orientuar anëtarët e pakicave në procesin e votimit.