Partitë me kandidatët e tyre i harruan romët e egjiptianët edhe gjatë fushatës

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Fushata zgjedhore për procesin e 14 majit po shkon drejt fundit. Kandidatët në të gjithë vendin kanë shpalosur programet e tyre për qytetarët dhe pritet dita e diel për të vendosur se kush nga kandidatët do të qeverisë 61 bashkitë e vendjt për 4 vitet e ardhshme.

Community Reporters Albania që prej 1 muaji i ka kushtuar kohë kandidatëve kryesor për Bashkinë Tiranë duke zhvilluar një format të inovativ me podcaste “Community Voice”, ku qëllimi ishte që kandidatët që përfaqësojnë komunitetin e tyre të përgjigjen për premtimet për qytetarët dhe veçanërisht minoritetit Rom dhe Egjiptian.

Nga intervistat e realizuara na rezultoi se asnjë nga kandidatët nuk ka në programin e tyre një plan të posaçëm për integrimin e këtyre minoriteteve.

CRA, përmës reporterëve lokal ka realizuar disa shkrime sesi romet dhe egjiptianët janë përfshirë në bashkitë e tjera, konkretisht në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Berat dhe Fier.

Në Shkodër, kandidatët për bashkinë kanë vijuar të shpalosin programin e tyre për qytetarët, takime të ndryshme me banorët e Shkodrës, por sipas informacioneve që ne kemi siguruar, ata nuk kanë realizuar asnjë dëgjesë publike, takime në fushatë me banorët e minoritetit Rom dhe Egjiptian.

Ndërkohë në mesin e premtimeve të kandidatëve deri më sot nuk është përmenduar mbështetja për pakicat kombëtare, si pakica që njihen ligjërisht në shtetin tonë. Në bashkinë Shkodër asnjë nga kandidatët nuk ka shtuar në listat e tyre për këshillin bashkiak përfaqësues nga minoritetet rom dhe egjiptiane.

Ndryshe nga Shkodra, kandidatët e bashkisë Durrës kanë zhvilluar takime me banorët e zonë si dhe takime individuale. Lli Jakupi tha për CRA se gjatë fushatës zgjedhore, më së shumti janë organizuar takime me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve si pjesë e një projekti për t’ju mësuar romëve se si duhet të votojnë. Kandidatët sipas Jakupit, premtojnë se komunitetet do integrohen dhe do rritet numri i vendeve të punës, por pa një plan të qartë sesi do integrohen anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian.

Në një nga pyetjet për të dy bashkitë Shkodër dhe Durrës, ishte se sa aleate ka qenë Bashkia në këto katër vite me komunitetet pakicë. Të dy reporerët tanë treguan se bashkitë kanë qenë shumë pak ose aspak aleate me romët dhe egjiptianët. Sakaq, i vetmi vendim nga Bashkia Durrës për romët ka qënë për përfshirjen e tyre në programin e strehimit ku përfitojnë subvencion qiraje dhe kreditë e buta.

Në rastin e Shkodrës dhe Durrësit, asnjë nga subjektet kryesore politike dhe kandidatët e tyre, nuk kanë shkuar në vendbanimet rome dhe egjiptiane për të dëgjuar kërkesat që kanë këto banorë.

Aq më pak nuk ka pasur prezantime të ndonjë plani për të reduktuar diferencat mes këtyre komuniteteve dhe pjesës tjetër të shoqërisë.

Më të lexuarat