Nga strehimi te punësimi, si po rritet mbështetja për komunitetet Rome dhe Egjiptiane?

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Nga Diamila Leka

Në projektbuxhetin e vitit 2026, parashikohet një rritje e ndjeshme e mbështetjes për komunitetet Rome dhe Egjiptiane nëpërmjet programeve sociale dhe ekonomike. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, ka parashikuar një financim rreth 1.5 miliard lekë për strehimin për periudhën 2025-2028.
Por, pjesa më e madhe e investimeve, i dedikohet komunitetit rom dhe egjiptian, konkretisht për përmirësimin e kushteve të banimit. Për periudhën 4 vjeçare, nga viti aktual, vlera arrin në 946 milion lekë, ku për 2025 janë investim në rreth 26 milion lekë, për vitin 2026 janë parashikuar 350 milion lekë, dhe për vitet 2027 e 2028, janë parashikuar 285 milion lekë përkatësisht.
Por si janë mbështetur këto komunitete deri më tani?
Sipas të dhënave zyrtare, numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike do të rritet nga 2,400 familje në vitin 2025 në 2,700 familje deri në vitin 2028, duke reflektuar përkushtimin e institucioneve për të forcuar përfshirjen sociale dhe mbështetjen ndaj grupeve më në nevojë.
Një tjetër tregues pozitiv është rritja e përfshirjes në programet e Formimit Profesional, ku 248 anëtarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian kanë përfituar nga këto mundësi në nëntë muajt e këtij viti, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive të reja dhe nxitjen e diversitetit ekonomik.
Gjithashtu, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, vetëm gjatë nëntëmujorit të këtij viti, janë punësuar 909 persona nga këto komunitete. Kjo shifër tregon një angazhim të vazhdueshëm për integrimin e tyre në tregun e punës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
Një tjetër fushë që ka njohur zhvillim është programi kombëtar i strehimit social, i cili në periudhën 2024–2025 ka pësuar rritje të buxhetit me mbi dyfish krahasuar me vitin 2021. Një nga prioritetet kryesore të këtij programi mbetet përmirësimi i kushteve të banimit për familjet në nevojë.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të vazhdueshme të numrit të familjeve përfituese nga ndihma ekonomike. Në vitin 2023 përfitonin 650 familje, ndërsa në 2025 ky numër ka arritur në 1,253 familje. Përfituesit përfshijnë familjet pa të ardhura, të moshuarit pa përkrahje, personat me aftësi të kufizuara, si dhe anëtarët e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane.
Këto masa përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe garantimit të barazisë sociale për të gjitha shtresat e shoqërisë

Më të lexuarat