Departamenti i shtetit Amerikan, publikoi ditën e djeshme raportin global për të drejtat e njeriut për vitin 2022, në këtë listë të madhe me shtete përfshihet dhe Shqipëria e cila ndër fusha si politika, liria e medias, është dhe të drejtat e njeriut për dy minoritetet Rome dhe Egjiptiane. Prej më shumë se 20 vitesh, SHBA raporton periodikisht çdo vit duke u kërkuar shteteve më shumë punë dhe përfshirje për grupet vulnerabël, por edhe pas 20 vitesh në raport gjen gjithmonë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe diskriminim sistematik.
Në raportin e DASH, deklarohet se romët dhe egjiptianët janë diskriminuar në bazë të racës dhe përkatësisë etnike, nga 17 raste që Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini(KMD) mori, vetëm 5 prej tyre u vendos diskriminim nga KMD, ndërkohë që pashtetësia është ende një problematikë e thelluar që prej shumë vitesh ende nuk zgjidhet për shkak të mungesës së dokumentacionit nga romët dhe egjiptianët. Sipas Dash, minoritetet duhet të mësojnë në shkollë gjuhën e tyre dhe përdorimin i dyfishtë i gjuhës së tyre aty ku ka më shumë se 20% popullsi por ende nuk ka statistika të sakta nga censusi, pasi prej 2 vitesh është duke u shtyre.
Po ashtu raporti thekson se fëmijët rom dhe egjiptian kanë braktisur shkollën pasi prindërit e tyre nuk kanë mundësi për të blerë materiale për shkollën sidomos në zonat ruralë e kanë braktisur pasi ka përfunduar arsimi i detyruar 9-vjeçar.
Në fushën e “Abuzimi me fëmijët” DASH raporton se policia reagon me vonesë ose aspak kur shkelej një urdhër mbrojtje, veçanërisht në rastet që përfshin familje rome dhe egjiptiane.
Terre des Hommes raportoi se fëmijët romë zakonisht dërgoheshin nga prindërit për të lypur në rrugë.Shumë e braktisën shkollën dhe nuk morën shërbime mbështetëse publike. Terre des Hommes pohoi gjithashtu se shumica e bashkive nuk ofronin opsione miqësore për fëmijët që kanë nevojë për kujdes alternativ. Programet e kujdesit u krijuan për t’u shërbyer fëmijëve jetimë dhe jo të mbijetuarve të abuzimit ose neglizhencës.
Në fushën e “martese e hershme: Nisma Arsis dhe Terre des Hommes raportuan se martesat e hershme kanë ndodhur tek minoriteti Rom, ata raportuan 24 raste, dhe 21 të mitur u ofruan ndihmë dhe shërbime nga Terre des Homme në Levan dhe Drizë.
Në fushën e “fëmijëve të institucioneve rezidenciale” raportuan se qeveria shqiptare nuk ka një system Alerti për shkak se shumë fëmijë rom dërgohen për të lypur, për të kryer vjedhje, trafikim, krime të ndryshme pasi ligji shqiptar nuk ndalon veprat penale nën 14 vjeç.Nisma Arsis raporti se numri I fëmijëve në rrugë është rritur më shumë se para një viti kryesisht në kryeqytet.
Ky raport tregon se në Shqipëri nuk ka ende një kujdes sistematik për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht për fëmijët Rom dhe Egjiptian, edhe pse në vendin tonë ka plane integrimi për këto minoritete, ende nuk ka një përparësi për t’I integruar grupet vulnerabël.