Varfëria, punësimi dhe pandemia tek familjet Rome dhe Egjiptiane

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Ne dalim për bidona, burrin e kam të sëmurë, 30 mijë lek në muaj marrin ne, jemi 11 veta në shtëpi, bashkia nuk na lejon, punë nuk kemi, ne kemi 20 vjet që merremi me bidona dhe kanaçe.

Sa herë dalim, policia bashkiake gjithmonë na ka ndaluar tek kazani, shumë herë i ka marrë bidonat, disa herë më thot që të iki nga këtu dhe mos ti mbledh, por unë jam e vetme që punoj në shtëpi, se fëmijët janë të vegjël, burri im mundohet por është shumë e vështirë të kemi të ardhura ekonomike.

Kam vajtur për punë por nuk gjej tek zyrat e punës, ne jemi furakenj shumë, në një dhomë jetojmë 11 persona.

Policia Bashkiake na ka ardhur brenda në lagje për të marrë mbetjet që kishim mbledhur prej 3 ditësh, por ne nuk e lejuam pasi ne me ato jetojmë.”

Aksesi në shërbimet publike i familjeve të varfëra, veçanërisht i anëtarëve të minoriteteve Rome dhe Egjiptiane, është një ndër problematikat aktuale dhe që kërkon vëmendje të veçantë, për shkak të pasojave serioze që mund të shkaktojë në këto komunitete skajshmërisht të varfëra dhe në një pjesë dërrmuese të paintegruara plotësisht në të gjitha hapësirat e jetës së përbashkët shoqërore.

Sipas një studimi të kryer nga UNDP Albania tregon se numri i personave Rom dhe Egjiptian në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndëtësore është shumë i ulët, dhe 84% e punëve të zëna prej tyre nuk ofrojnë sigurime dhe kontribute.

Komuniteti Rom, kryesisht punon si riciklues mbetjesh, punë kjo e bërë prej më shumë se 20 vitesh dhe tashmë e trashëguar edhe tek brezat më të rinj.

Pandemia goditi edhe njëherë më shumë ekonominë e tyre, duke filluar që nga izolimi kombëtarë 3-mujorë, edhe pse në dy paketat ekonomike që u shpërndanë nga qeveria, romët nuk morën asnjë mbështjete, duke u nisur nga ky fakt, aktivistët Rom dhe Egjiptian ngritën shqetësimin që familjet e varfëra që nuk ishin të punësuar dhe me ndihmë ekonomike nuk kanë marrë asnjë mbështetje ekonomike.

Qeveria pas probleme të ngritura nga aktivistët miratuan dyfishimin e ndihmës ekonomike për një periudhë 3 mujore.

Por si është situata e tanishme tek familjet Rome dhe Egjiptiane?

Myrvetja, është një nenë e 4 fëmijë, ajo banon në zonën e Institutit në Tiranë, prej shumë vitesh ajo del e lyp gjatë ditës dhe natën bashkë me nusen riciklon mbetje në kazane, ne,  jemi katër kurora këtu, më shumë fëmijë, unë dal shtri dorën duke lypur, mua më kanë hequr ndihmën ekonomike para 2 viteve, dhe shumë herë më shohin kto gocat e bashkisë që lyp dhe nuk më ndihmojnë  dhe kur shkoj tek zyra e tyre për t’i kërkuar ndihmë, më kapin prej krahu dhe më thojnë të iki nga këtu.

Unë dal gjith natën të mbledh bidona e kanaçe që të kemi buke për ditën tjetër, më ndihmon ndonjëherë  burri që është invalid por edhe ai nuk mundet të punojë pasi është i sëmurë.

Unë dal bashkë me nusën dhe fëmijën e vogël, punoj deri nga ora 3-4 e mgjesit, dhe aty me ndalon dhe policia bashkiake, ndonjëhërë mi marrin, ndonjëhërë mi lejnë se i vjen keq për mua, ndihmë ekonomike nuk kam, jeta është shumë e vështirë, kushtet nuk i kemi në shtëpi dhe tani gjatë kohës së pandemisë për në është shumë e vështirë për të jetuar.

Shqipëria ndodhet ende nën ndikimin e pandemisë, rastet janë shtuar dhe frika për të infektuar është e madhe, familjet Rome dhe Egjiptianet janë grupet më vulnerabël të cilët jetojnë në varfëri, mbështjetja nga institucionet ka munguar dhe e gjithë vëmendja ka shkuar tek pandemia.

Më të lexuarat