15 organizata të Shoqërisë civile kërkojnë drejtësi dhe respektimin e të drejtave të njeriut

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Prej një jave Organizata të ndryshme të Shoqërisë Civile kanë ndjekur ecurinë e protestave të të rinjve në Tiranë dhe në qytetet kryesore të Shqipërisë mbas vrasjes tragjike nga patrulla e policisë e qytetarit të pafajshëm Klodjan Rasha, episodet e dhunshme që kanë shoqëruar këto protesta si dhe reagimin institucional dhe po kështu shqetësues të policisë së shtetit. Bazuar në ecurinë e deritanishme të këtyre protestave, ndajnë me publikun qëndrimin se:

1. Shqipëria ka nevojë për reagime qytetare sa herë cënohen të drejtat e njeriut, sa herë autoritetet ndërmarrin aktekundër tyre dhe sa herë liritë tona kushtetuese e ligjorevihen në diskutim apo sprovë. Protesta në demokraci është instrument i pazëvendësueshëm dhe ne duhet ti shprehim mirënjohjen çdo qytetari të ndërgjegjshëm qëe përdor këtë instrument në funksion të mbrojtjes sëdëmokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njëriut. Edhe pse Ministri i Brendshëm ka dhënë dorëheqjen, protestat nuk janë ndalur dhe aktet e dhunës ndaj infastrukturës publike po ashtu, të cilat i përkasinkryesisht moshave të reja. Protëstat paqësore dhe demokratike janë shoqëruar edhe me akte të veçuara qëtejkalojnë të drejtën e protestës, pasojë e situatës kaotikeapo e ndikimeve të tjera. Por në thelbin e tyre, protestat i janë përmbajtur praktikave të njohura perëndimore të protestës, në kushtet e mospasjes së një organizatori tëqartë dhe koordinimi midis tyre. Përveç shtrirjes nëqytetet kryesore të vendit të këtyre protestave konstatohet një reagim disproporcional i organeve tërendit, e shprehur në përdorimin në të gjitha rastet (të paktën në Tiranë) e gazit lotsjellës, numrin shumë të lartë të arrëstimeve pas çdo proteste, mbajtën në komisariatet e policisë e një numri shumë të madh tëshoqëruarish dhe të ndaluarish përtej kapaciteteve të këtyre institucioneve duke rrezikuar dukshëm përhapjen e Covid-19 ndërmjet tyre; ushtrimin e dhunës fizike dhepsiqike ndaj protestuesve të shoqëruar, mos njoftimin e prindërve/kujdestarëve për të shoqëruarit minorenë, marrjen e deklarimeve nga këta të fundit pa praninë eprindërve edhe/osë të avokatit, pengimin e mas-medias për të përmbushur detyrën e vet për informim dhetransparencë, etj.

Përveç reagimit përgjithësisht dhe arrogant nga ana eorganeve të rëndit si shenjë e nërvozizmit ndaj protestuesve, nuk mungojnë edhe rastet e neglizhencës nëkryerjen e detyrave të tyre nga këto organe (siç ishte sulmi ndaj selisë së një partie politike në Shkodër) apo edhe rastet e provokimeve të panevojshme (siç ishte rasti i sulmit me gaz lotsjellës dhe arrestime masive në mbylljetë protestës natën e të Djelës (13.12.2020) në Tiranë. Këto raste dëshmojnë mungesën e aftësisë profesionale tëforcave të sigurisë për parandalimin dhe menaxhimin esituatave të tilla, ashtu edhe për politizim apo edhe/osepër përdorim politik të protestës, por edhe për shuarjen abitrare dhe mjete të dhunshmë të saj pa analizuar etrajtuar shkaqet e vërtetë sistemike, të brendshme që kanënxitur të rinjtë të dalin në rrugë për të protestuar.

2. Problematika e kërkesave të protestuesve, përveçdorëheqjes së kërkuar dhe realizuar për Ministrin eBrendshëm përfshin edhe kërkesën për dorëheqjen eDrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe nëdisa rastë është kërkuar edhe dorëheqja e Kryeministrit Rama.

3. Deri më tani, pavarësisht akuzave të qeverisë ndaj opozitës për nxitje dhe financim të këtyre protestave dhehedhjes poshtë nga këta të fundit të këtyre akuzave si përpjekje për politzimin e protestave që dukshëm janëdrejtuar kundër qeverisë dhe kanë të bëjnë me situatën epërgjitshme social-ekonomike që po kalon vendi, nuk është shfaqur ndonjë grupim i qartë apo organizim drejtues i tyre. Drejtimi dhe bashkërendimi i kohës sëprotestave dhe shtrirjes së tyre është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe informimit mediatik. Vlen të vihet në dukje se televizionet kombëtare, duke filluar meradio-televizionin publik kanë qëndruar indiferent dhenuk kanë mbuluar në kohë reale asnjë prej protestave tëderisotme.

4. Shqetësim paraqet qëndrimi mohues i qeverisë për problematikën serioze që shprehin protestuesit, sidmos ajo pjesë që duke qenë me moshë të re nuk janë votues të ndonjë force politike të caktuar, por që janëpërfaqësues të një brezi që kërkon një Shqipëri tëjëtushme, dmth që qeveriset më mirë, që krijon mundësi shkollimi dhe punësimi në vend, pa patur nevojën emarrjes së rrugëve të botës… Po kështu, një shqetësim serioz, madje edhe ndërkombëtar përbën brutaliteti i policisë ndaj gazetarëve që në mjaft raste janë penguar në ushtrimin e detyrës së tyre, deri edhe janë ndaluar forcërisht nga forcat e rendit.

5. Si organizata të shoqërisë civile, ne apelojmë fuqimisht institucionet përgjegjëse: qeverinë, Kuvendin e Shqipërisë, mas-median publike e kombëtarë si dhe organet e rendit publik dhe ato të drejtësisë për respektim rigoroz të ligjit, maturi dhe vetë-përmbajtjenë ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve, debat të shëndetshëm publik rreth problemeve jetësore që lidhen me vetë demokracinë dhe shtetin e së drejtës në vendin tonë që artikulojnë protestuesit; për respektimin rigoroz të kuadrit ligjor në fuqi për të drejtat e njeriut dukefilluar me të drejtën e jetës dhe duke përfshirë edhe konventat ndërkombëtare sidomos ato për mbrojtjen e fëmijëve dhe lirinë e mas-medias; për vendim-marrje transparencë të mbështetur në Kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi dhe jo nën presion politik për të qetësuar në mënyrë arbitrare situatën e krijuar nga protestat; për transparencë dhe komunikim profesional me publikun duke iu përgjigjur interesimit të natyrshëm në rritje të qytetarëve për fatin e rinisë si e ardhmja e vendit.

6. Duke mbështetur pa rezerva të drejtën legjitime për protesta paqësore të secilit qytetar të Republikës së Shqipërisë, ne vlerësojmë se çështjet e ngritura nga një javë protesta rinore në Tiranë dhe në qytetet kryesore tëvendit mund të duhet të shndërrohen në subjekte tëdebatit politik, publik dhe elektoral për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, me synim që të përfshihen për zgjidhje nëprogramet elektorale të partive politike garuesë në atë proces zgjedhor.

Lista e organizatave:• Civil Rights Defenders• Instituti i Studimeve Politike• Keshilli Shqiptar i Medias• Levizja Rinore Egjiptiane Rome• Minority Right’s activist• Qendra “Gratë në Shërbim Publik”/ WPS Albania• Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri• Qendra Res Publica• Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike• Qendra TREJA • Aleanca LGBT • Qendra Zeri Integrimit• Rrjeti i Profesionisteve te Rinj • Useful to Albanian Women• Shoqata “Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit” Ksamil• Të bashkuar pro kauzës LGBT

Më të lexuarat