Ja kush janë pallatet që do të shëmben nga termeti në Tiranë

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 në orën 03:54 më 26 nëntor 2019. Dridhja u ndje në shumë vende të Shqipërisë përfshirë dhe Tiranën, ku në total humbën jetën 51 njerëz dhe mbi 3,000 vetë u plagosën.

Dëme u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe fshatin e Kodër-Thumanës, të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit. Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti, po ashtu edhe në qytetin e Tiranës pati dëmë të konsiderueshmë përfshire banesa, pallate dhe apartamente.

Gazetari i Community Reporters Albania, kërkoi informacion në Bashkinë e Tiranës se banesa janë prekur dhe sa pallate do të shëmben.

Bashkia Tiranë në shkresën zyrtare deklaroi se:”Vëtëm në Bashkinë Tiranë janë regjistruar 13.402 aplikime me nivel dëmi DS1; DS2; DS3, ndërkohë është duke vijuar puna dhe ndjekja e procedurave për objektet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 me qëllim ardhjen në ndihmë familjeve të prekura dhe dëmshpërblimin e tyre për dëmet e shkaktuara në banesa”.

Sipas Bashkisë Tiranë janë dëmtuar 41 pallate në zonat e Kombinatit dhe Kinostudios për prishje të detyryar, por deri më tani është miratuar prishja për 20 pallate vetëm në territorin e njësisë bashkiake nr.6, ndërkohë që në njësinë nr.4 ende nuk ka filluar prishja e pallateve, duke i lënë qytetarët pa informacion publik se kur do të ndodhi prishja.

Me hërët, CRA përmes një video ka raportuar situatën më të cilën banorët e Njësisë 6 ndodhen, edhe pse ka kaluar një vit pas termetit, për familjet situata është e njëjtë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, ka publikuar dhjetra video në rrjetet sociale ku vërehet  se ka ndërtuar banesa një-kateshë vetëm në zonat rurale ku bëjnë pjesë fshatrat si Mullet, Petrelë, Zall-Herr, Pezë, por ende nuk ka asnjë ndryshim në zonat ku ka një popullsi më të dendur në kryeqytet.

Më të lexuarat