“Të mbështesim industrinë e tapeteve”, zbulohet kontrata e parë e lobimit të partive shqiptare në SHBA

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Lobimi në SHBA është kryeçështja në opinionin publik të javëve të fundit në Shqipëri. Me shpërthimin e skandalit të ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal që pjesë të akuzave të tij ka edhe përfshirjen në çështjet e lobimit të shqiptarëve në Washington, të gjithë po flasin për lobimin.

Por për të gjetur lobimin e parë të partive apo politikanëve shqiptarë, duhet të shkojmë shumë pas. Në vitin 1992, Abdyl Xhaja ishte i pari që firmosi një kontratë mes një zyrtari të shtetit shqiptar dhe një kompanie amerikane për të bërë lobim përtej Atlantikut.  Në kontratën e siguruar nga Community Reporters Albania, nuk flitet për shumën e paguar nga Xhaja për këtë lobim, por aryesja është shumë ndryshe nga lobimet që bëhen në vitet e fundit nga partitë shqiptare.

Abdyl Xhaja loboi në SHBA për të kërkuar mbështetje për zhvillimin e një sektori të veçantë të industrisë shqiptare. Më specifikisht, në pozitat e ministrit të Burimeve Minerare dhe Energjetikës, Adbyl Xhaja kërkonte në Washington mbështetje për zhvillimin e industrisë së tapeteve.

Nga rezultatet që pati industria e lehtë shqiptare në vitet në vijim dhe mbyllja njëra pas tjetrës e pothuajshe të gjitha fabrikave dhe kombinateve të epokës komuniste, në harkun e pak viteve pluralizëm, duket se kjo kontratë lobimi nuk ka rezultuar e suksesshme.

Por, kush është Abdyl Xhaja, politikani i parë shqiptar që ka lobuar në SHBA?

Abdyl Xhaja ishte një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike në vitet e para të themelimit të saj. Pas disa posteve kryesisht teknike në strukturën ekonomike komuniste, me ndryshimin e sistemit, Xhaja u fut në politikë. Fillimisht në vitin 1991, Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës, duke iu përshtatur formimit të tij si ekonomist i profilzuar në sektorin e industrisë. Në qeverinë teknike, Abdyl Xhaja mori postin e zv.kryeministrit. Ndërsa një vit më vonë, pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe në krye të vendit u vendos Sali Berisha, Abdyl Xhaja shërbeu si ministër Burimeve Minerare dhe Energjetikës. Në vitin 1996 u zgjodh deputet i qarkut të Elbasanit, por për shkak të tensioneve në vitin 1997 dhe zgjedhjeve të parakohëshme, nuk e çoi deri në fund mandatin e deputetit.

Më të lexuarat