Sa të sigurtë janë gazetarët në rrjetet sociale ?

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Nga Fjona Cela

Interneti është kthyer në një nga mediumet më të rëndësishme duke lehtësuar kështu mënyrën e shkëmbimit të informacioneve. Në ditët e sotme thuajse çdo person zotëron të paktën profil në një rrjet social, në të gjithë larmishmërinë e programeve që ofron bota virtuale apo teknologjia. Por krahas lehtësive që ka ofruar, teknologjia mbart edhe një sërë rreziqesh për individët, aq më tepër kur të dhënat personale të tyre janë të ekspozuara e tashmë koncepti i privatësisë thuajse është zhdukur, pasi çdo gjë shpërndahet në rrjete sociale. Në këtë mënyrë, është shumë më i thjeshtë ekspozimi ndaj dhunës online, përhapja e gjuhës së urrejtjes, kërcënimet apo edhe tjetërsimi ose keqpërdorimi i të dhënave personale. Krahas përdorimit për argëtim nga individë të ndryshëm, rrjtet sociale përdoren edhe nga profesionistë të fushave të ndryshme për punë. I tillë është edhe rasti i gazetarëve, të cilët marrin e japin, por edhe shkëmbejnë informacione në rrjete sociale. Por si është siguria e gazetarëve në rrjetet sociale?

Veçanërisht vitet e fundit është vënë re një shtim i rrezikut nga sulmet dhe kërcënime të ndryshme në botën virtuale, e për ktëtë arsye i është dhënë përparësi shtimit të sigurisë së informacionit dhe të dhënave të përdoruesve. Megjithatë në jo pak raste kanë qenë prezent rastet e ‘hacker-imeve’ të të dhënave në rrjete sociale, ndaj pasiguria në platformat online vijon të jetë e madhe.

Sa i përket specifikisht gazetarëve, siguria e profesionistëve të kësaj fushe në rrjetet sociale është një çështje komplekse dhe ndryshon varësisht nga situata dhe konteksti i veçantë. Edmond Liçaj, Ekspert i Sigurisë së Informacionit – NEXUS Albania, shpjegon për ‘Community Reporters Albania’ disa aspekte të rëndësishëm për t’u marrë parasysh.

“1. Privatësia dhe Siguria e Të Dhënave: Gazetarët mund të përballen me sfida të sigurisë së të dhënave në rrjetet sociale. Nëse ata ndajnë opinionet e tyre mbi ngjarje të ndjeshme ose raste delikate, është e rëndësishme që ata të mbajnë parasysh se çfarë informacioni ndajnë dhe me kë do ndahet. Platformat sociale ofrojnë mundësi për privatësi dhe rregullime të ndryshme të shpërndarjes së informacionit, dhe gazetarët duhet të kenë vetëdijen e duhur rreth këtyre opsioneve.

  1. Kontrolli i Informacionit: Gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë informacioni ndajnë dhe se si ky informacion mund të përdoret. Në disa raste, opinionet apo informacionet e ndara në rrjetet sociale mund të përdoren kundër tyre ose të çojnë në pasoja të papritura.
  2. Kritika dhe Kontroversat: Gazetarët janë figura publike dhe do të përballen me kritika dhe kontroversa në rrjetet sociale. Kjo është një pjesë e natyrshme e përdorimit të rrjeteve sociale, por mund të ndikojë në emocionet dhe vetëbesimin e tyre.
  3. Kujdesi në Komunikim: Gazetarët duhet të kenë kujdes të veçantë në mënyrën se si komunikojnë në rrjetet sociale. Ata duhet të përfaqësojnë profesionalizmin dhe etikën e gazetarisë edhe në këtë medium, duke shmangur gjuhën e rëndomtë, shpifjen, dhe ndarjen e informacioneve të pavërteta.
  4. Kërcënimet dhe Sulmet: Në disa raste, gazetarët janë konfrontuar me kërcënime dhe sulme të drejtpërdrejta apo të ndryshme në rrjetet sociale për shkak të punës së tyre. Në këto situata, ata duhet të raportojnë kërcënime potenciale dhe të marrin masa të nevojshme për të mbrojtur veten.
  5. Marrëdhëniet me Burimet e Informacionit:Disa gazetarë mund të kenë burime konfidenciale që i ofrojnë informacione të ndjeshme. Ata duhet të kenë kujdes që të mbajnë burimet e tyre të mbrojtura dhe të mos rrezikojnë identitetin e tyre në rrjetet sociale. Për të rritur sigurinë e tyre në rrjetet sociale, gazetarët mund të ndjekin disa praktika të mira si: ruajtja e informacioneve të ndjeshme jashtë rrjeteve sociale, përdorimi i opsioneve të privatësisë dhe sigurisë që ofrohen nga platformat, komunikimi i shëndoshë dhe profesional, dhe marrja e masa të nevojshme në rast të kërcënimeve ose sulmeve.”

Ashtu siç ndodh me të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, të dhënat e tyre në rrjetet sociale mund të vidhen dhe keqpërdoren. Përjashtim nga ky rast nuk bëjnë as gazetarët. Kjo mund të ndodhë përmes formave të ndryshme si:

“1. Hakmarrje ose Kërcënim: Persona që nuk pajtohen me opinionet e gazetarëve ose që janë në kundërshtim me raportimet e tyre, mund të përpiqen të hakerohen llogaritë e tyre në rrjete sociale për të dëmtuar ose kërcënuar ato.

  1. Phishing Attack: Sulmuesit mund të dërgojnë mesazhe të rreme ose të mashtruara në përpjekje për të përfituar informacione të ndjeshme nga gazetarët. Kjo njihet si teknika e “fishing” dhe synon të mbledhë të dhënat personale të përdoruesve.
  2. Hacking i Llogarive: Me ndihmën e teknikave të hakerimit, sulmuesit mund të fitojnë qasje në llogaritë e rrjeteve sociale të gazetarëve dhe të marrin kontrollin mbi to. Kjo mund t’i japë atyre mundësinë të ndryshojnë informacionet, të postojnë përmbajtje të rreme ose të dëmtojnë reputacionin e përdoruesve.
  3. Identiteti i Rremë: Sulmuesit mund të krijojnë llogari të reja duke pretenduar se janë gazetarë të njohur. Kjo mund të shkaktojë konfuzion në publik dhe të ndikojë në reputacionin e gazetarëve të vërtetë.
  4. Shpërdorim i Informacioneve: Të dhënat e postuara në rrjete sociale mund të shpërdoren në mënyra të ndryshme. Për shembull, një sulmues mund të përdorë informacionin personal për të bërë sulme të tjera në llogaritë bankare ose në shërbime të tjera në internet.
  5. Hulumtimi Social:Sulmuesit mund të përdorin informacionet publike të postuara në rrjete sociale për të bërë hulumtim të përdoruesve, duke synuar të zbulojnë më shumë për jetën e tyre personale dhe profesionale.”-shpjegon Liçaj, teksa jep edhe disa sygjerime jo vetëm ndaj gazetarëve, por edhe përdoruesve të rrjeteve sociale në tërësi, për të parandaluar keqpërdorimin e të dhënave në rrjete sociale. Për këtë mund të ndiqen këto masa të sigurisë:

– Rregullime të Forta të Privatësisë:Rregulloni rregullimet e privatësisë në llogarinë tuaj në rrjetet sociale dhe kufizoni qasjen e të tjerëve në të dhënat tuaja.

– Pamundësia e “Fishing”: Mos klikoni në lidhje ose merrni masat e nevojshme për të verifikuar identitetin e personave që ju dërgojnë mesazhe private.

– Fjalekalimi i Fortë:Përdorni fjalekalime të forta dhe të ndryshme për secilën prej llogarive tuaja në rrjetet sociale.

– Ndjekja e Aktivitetit të Llogarisë: Kontrolloni rregullisht aktivitetin në llogarinë tuaj për të zbuluar aktivitet të dyshimtë dhe të papranueshëm.

– Kujdes me Informacionin e Postuar: Ndaloni postimin e informacioneve shumë personale apo të ndjeshme në rrjete sociale. Mos ndajeni informacione të cilat mund të përdoren për t’ju identifikuar ose keqpërdorur.

– Vendosja e Verifikimit të Dyfaktorit: Aktivizoni verifikimin e dyfaktorit në llogarinë tuaj, në mënyrë që të ketë një shtresë shtesë sigurie për të hyrë në llogarinë tuaj. Në përgjithësi, ndjekja e praktikave të sigurisë në internet është thelbësore për të parandaluar rrezikun e keqpërdorimit të të dhënave në rrjete sociale.

Nga ana tjetër, vetë gazetarët pranojnë se rrjetet sociale janë kthyer në një hapësirë ku mund të shprehin më lirshëm qëndrimet e tyre në lidhje me ngjarje të ndryshme, edhe pse këto platforma nuk janë gjithmonë të sigurta. Isa Myzyraj gazetar dhe redaktor në RTV Ora, tregon për CRA se rrjetet sociale janë një hapësirë e mirë për gazetarët për të shprehur opinione, por mbartin edhe rreziqe.

Isa Myzyraj-Gazetar Ora News

“Rrjetet sociale sigurisht që janë hapësira të mira për gazetarët, sidomos në vendet (siç është Shqipëria) ku ata përballen shpesh me censurën dhe vetëcensurën në mediat ku punojnë. Mediat sociale, sidomos “Facebook” ka shërbyer për gazetarët për të publikuar shpesh herë ato që nuk kanë mundur që t’i publikojnë në vendet e punës së tyre. Por, sigurisht ka edhe sfida, që kthehen në kërcënime dhe shqetësime serioze për sigurinë e gazetarëve. Në mediat sociale sulmi ndaj një gazetari është shumë më i lehtë, i organizuar dhe që kthehet shpejt në sulm jo vetëm virtual, por frymëzohet nga agresorë të ndryshëm për sulme deri në fizike. Gjuha e urrejtjes që përdoret online, kundër gazetarëve është stresuese, dhe denigruese për gazetarët. Këto sulme, në shumë raste bëhen në formën e organizuar.” –shprehet ai.

Për këtë ai sygjeron të shtohen kontrollet dhe siguria në rrjetet sociale, në mënyrë që edhe puna e gazetarit të mos cënohet.

“Sot është shumë e lehtë që të hapësh ‘account-e’ në rjete sociale dhe janë me mijëra të tillë ‘fake’, ndaj është e nevojshme një politikë sigurie dhe kontrolli shumë më e rreptë nga kompanitë e mediave sociale. Është e patolerueshme që një gazetar të kërcënohet, të shahet e fyhet dhe në fund të mos e dijë se kush po e bën këtë gjë, që tek e fundit është një vepër penale dhe duke u fshehur pas ‘account-eve fake’ është shumë e vështirë për t’u ndjekur. Gjithsesi, mendoj se dëmi më i madh është tek shëndeti mendor i gazetarëve të cilët shpesh herë përballen të vetëm me këtë situatë!”

E në fakt siguria e gazetarëve në rrjete sociale mund të cënohet në të gjitha platformat, por disa prej tyre kanë qenë më të prekura se të tjera për shkak të natyrës së tyre specifike. Eksperti i IT Edmond Liçaj, tregon cilat janë disa prej rrjeteve sociale ku gazetarët mund të jenë më të ekspozuar ndaj rrezikut:

“1. Twitter: Pasojat e ndarjes së mendimeve dhe komenteve në Twitter mund të jenë të ashpra. Në këtë platformë, gazetarët mund të përballen me kritika të ashpra, sulme verbale dhe kërcënime.

  1. Facebook: Kjo platformë mund të shërbejë për shpërndarjen e dezinformimit dhe sulmeve verbale. Në disa raste, llogaritë mund të kompromitohen dhe të përdoren për të shpërndarë përmbajtje të rreme në emër të gazetarëve.
  2. Instagram: Edhe pse përmban shumë pamje vizuale, Instagram nuk është imun ndaj sulmeve të abuzimit dhe komenteve të shpifura.
  3. YouTube: Nëse gazetarët publikojnë video mbi ngjarje të ndjeshme, ata mund të përballen me komente të shpifura, sulme verbale dhe fyerje.
  4. TikTok: Nëse gazetarët përdorin TikTok për të ndarë raportime, ata mund të përballen me sfida në sigurinë e informacionit dhe komente të paqëndrueshme.
  5. LinkedIn: Ndërsa LinkedIn është më shumë një rrjet profesional, edhe këtu mund të ketë kontakte të pasigurta, pretendime të rreme dhe mesazhe të ndjeshme.
  6. Snapchat: Edhe pse shpesh përdoret për komunikim me shfaqje të shpejta, Snapchat nuk është i pa-përjashtueshëm nga kërcënimet e sigurisë, sidomos nëse gazetarët ndajnë informacione të ndjeshme.”

Tashmë edhe mënyra e shkëmbimit të informacioneve mes gazetarëve dhe institucioneve ka ndryshuar. Nëse më parë komunikimi ishte më formal dhe përmes e-mail, tashmë gjithçka shkëmbehet në WhatsApp. Kjo është një platformë e popullarizuar për komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit, përfshirë njoftimet e institucioneve dhe gazetarëve. Megjithatë, sipas Liçaj, siguria e WhatsApp për shpërndarjen e njoftimeve është një temë komplekse dhe ndikon nga disa faktorë:

  1. End-to-End Encryption: WhatsApp përdor enkriptim nga skaji te skaji për komunikimin. Kjo do të thotë që mesazhet e dërguara ndërmjet përdoruesve janë të enkriptuara dhe mund të dekriptohen vetëm nga përdoruesit e pranishëm në bisedë. Kjo e bën shumë të vështirë për të tretët për të ndjekur, ndërhyrë ose përdorur përmbajtjen e mesazheve.
  2. Siguria e Infrastrukturës: WhatsApp ka një infrastrukturë të sigurtë për ruajtjen e të dhënave të përdoruesve. Megjithatë, ka pasur raste në të kaluarën kur ka pasur shkelje të sigurisë që kanë çuar në rrezikshmëri për të dhënat e përdoruesve.
  3. Njoftimet dhe Grupet: Institucionet dhe gazetarët shpesh krijojnë grupe në WhatsApp për të shpërndarë njoftime dhe informacione. Këtu, siguria varet nga rregullimet e grupit dhe kush ka qasje në to. Në disa raste, mund të ketë njerëz që nuk janë të autorizuar në grup dhe mund të shohin informacionet e shpërndara.
  4. Kopjimi i Rezervës: Për përdoruesit që bëjnë kopje të rezervës të bisedave në rrjetin e tyre të sigurimit, është e mundur që informacionet e tyre të ruhen në një vend të tretë, duke u bërë mëtë ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme.
  5. Hulumtimi dhe Vulnerabilitetet: Asnjë platformë nuk është tërësisht imune ndaj hulumtimeve dhe vulnerabiliteteve të sigurisë. WhatsApp ka përdorur hulumtimin e sigurisë për të zbuluar dhe adresuar potencialisht ndonjë rrezik të sigurisë.
  6. Përdorimi i pajisjeve: Siguria e përdorimit të WhatsApp varet edhe nga siguria e pajisjeve të përdorura. Nëse pajisja juaj është e kompromentuar nga malëare ose aplikacione të dyshimta, informacioni që dërgohet dhe pranohet në WhatsApp mund të jetë në rrezik. Në përgjithësi, WhatsApp është një platformë me një nivel të lartë sigurie, veçanërisht për shkak të enkriptimit nga skaji te skaji. Megjithatë, është e rëndësishme që institucionet dhe gazetarët të kujdesen për rregullimet e privatësisë, të mos ndajnë informacione të ndjeshme në mënyrë të pasigurt, dhe të monitorojnë për ndonjë veprim të dyshimtë në llogaritë e tyre. Gjithashtu, është mirë të jenë të vetëdijshëm për risket e mundshme dhe të ndjekin praktikat e sigurisë për të minimizuar kërcënimet potenciale.”-shpjegon Edmond Liçaj.
  7. Gazetarët gjithnjë e më shumë po i shtojnë rrjetet sociale si burim informacioni. Por a janë ato të sigurta? Valbona Sulçe eksperte e medias dhe komunikimit, thotë për CRA se duke patur parasysh problemet e dizinformacionit dhe mashtrimit me llogari në rrjete sociale, përdorimin e botëve në vend të personave konkretë, nuk mund të thuhet se janë të sigurta.
    Valbona Sulçe eksperte e medias dhe komunikimit

    “Si me çdo burim tjetër, gazetarët duhet të verifikojnë vazhdimisht origjinalitetin e burimit, sidomos qëllimin e informacionit të hedhur në rrjetet sociale për të kuptuar nëse është pjesë e një fushate propagande apo mashtrimi, nëse është bërë nga persona realë dhe ta kryqëzojnë me informacione të tjera të marra në rrugë të tjera, dokumenta, intervista ballë për ballë. Asnjëherë nuk duhet mjaftuar me kopjimin e një informacioni të hedhur në rrjetet sociale pa e ditur kush e ka bërë këtë dhe me çfarë qëllimi. Në këto raste gazetarët shërbejnë edhe si filtrues të informacionit, pasi duke ditur rreziqet e dizinformimit mund të demaskojnë përpjekjet e personave që përdorin rrjetet sociale për mashtrim dhe nga ana tjetër nuk bëhen pjesë e makinerisë së dizinformacionit , shpifjeve apo gënjeshtrave që shpërndahen nëpërmjet rrjeteve sociale.”

    Sa i përket rrezikut të ekspozimit të të dhënave personale, Sulçe thotë se si çdo përdorues i rrjeteve sociale, edhe gazetarët janë të rrezikuar në këtë drejtim.

    “Për shkak të detyrës që kanë, sidomos gazetarët investigativë, janë më të ekspozuar ndaj kërcënimeve online. Unioni i Gazetarëve e ka ngritur si shqetësim vitet e fundit kërcënimin e gazetarëve në rrjetet sociale me mesazhe anonime. Në këtë hulli, gazetaret gra janë me të rrezikuara, pasi sulmohen edhe më shumë për shkak se janë gra.”- thotë Sulçe.

    Por nga ana tjetër, çfarë bëjnë institucionet përballë këtij fenomeni? Raste të tilla në fakt, edhe pse janë marrë në shqyrtim nga organet kompetente është për të ardhur keq që nuk janë zgjidhur.

    “Në dijeninë time janë të paktën dy raste që janë raportuar në polici vitin e fundit lidhur me kërcënimet që janë marrë nga gazetarët në rrjetet sociale, të cilat për fat të keq ende nuk janë zbardhur. Gazetaret janë të shqetësuara për mos-aftësine e institucioneve për t’i zgjidhur këto raste për shkak të trajnimit të pamjaftueshëm të vetë zyrtarëve që hetojnë krimin kibernetik ose dhuneë online dhe personelin e paktë që kanë në dispozicion. Shqipëria duhet të hartojë urgjent një protokoll për mbrojtjen e gazetarëve, sepse është detyrim i shtetit të mbrojë profesionistët e gazetarisë përballe krimit të organizuar apo dhe individëve të papërgjegjshëm që kërcënojnë gazetarët për të mos bërë detyrën e tyre. Nëse shteti ofron mbrojtje të posaçme për shkak të detyrës për mjekët, duhet ta bëjë këtë edhe për gazetarët, pra duhet t’i trajtojë me përparësi çdo raportim të bërë për kërcënim nga gazetarët më profesionistë të aftë dhe të trajnuar posaçërisht për këtë sferë. Nga ana tjetër, vetë gazetarët nuk janë të trajnuar për sigurinë digjitale, as në shkollë, as në punë. Nuk mund të perdorin rrjetet sociale pa i ditur rreziqet e tyre dhe si të mbrohen. Duhet të marrin vazhdimisht njohuri për evoluimin e teknologjisë dhe si të minimizojnë rreziqet. Kjo pasi imazhi i një gazetari në rrjetet sociale mund  të keqpërdoret, si për çdo person publik. Nëse shkohet deri në vjedhje të identitetit duke u shtirur si X apo Y gazetar, kemi të bëjmë pastaj me vepër penale dhe gazetarët duhet ta ndjekin privatisht këtë gjë.”- shprehet ekspertja e medias dhe komunikimit Valbona Sulçe.

    Me shtimin e ‘sulmeve’ online është rritur edhe ndërgjegjësimi për sigurinë digjitale, çka pritet që të zvogëlojë edhe kërcënimet ndaj përdoruesve, në rastin konkrte gazetarëve. Edhe pse kjo është një sfidë e cila nuk mund të zhduket në mënyrë të menjëhershme, ndërgjegjësimi i përdoruesve në këtë drejtim mbetet parësor. Një siguri e mirë e informacionit dhe të dhënave është thelbësore për të ruajtur integritetin e profesionistëve të fushës së medias në këtë drejtim. Ndaj ekpserti i IT, Edmond Liçaj jep këto sygjerime:

    “Për gazetarët që përdorin rrjetet sociale dhe duan të ndjehen më të sigurtë dhe të mbrojnë reputacionin e tyre, këtu janë disa këshilla dhe praktika të rëndësishme:

    1. Kujdes me Informacionin e Postuar: Vendosni kujdes në përmbajtjen që ndani në rrjete sociale. Mos ndani informacione të ndjeshme ose të detajuara që mund të përdoren kundër jush.
    2. Përdorni Opsionet e Privatësisë: Përshgjidhni rregullimet e privatësisë në llogaritë tuaja në rrjetet sociale. Kontrolloni se kush ka qasje në postimet tuaja dhe informacionin tuaj personal.
    3. Identifikohuni me Kujdes: Mos postoni informacione personale si numrin e telefonit, adresën e shtëpisë, ose të dhëna të tjera të ngjashme që mund të përdoren për identifikim.
    4. Merrni Massa të Forta të Sigurisë: Përdorni fjalekalime të fortë dhe të ndryshme për llogaritë tuaja në rrjete sociale dhe aktivizoni verifikimin e dyfaktorit kur është e mundur.
    5. Mos prano Ftesat e Paqëndrueshme: Mos prano ftesat e miqësisë nga persona të panjohur dhe mos hapni lidhjet dhe mesazhet e dyshimta.
    6. Monitoroni Aktivitetin Tuaj: Kontrolloni rregullisht aktivitetin në llogaritë tuaja për të zbuluar ndonjë veprim të dyshimtë. Nëse zbuloni ndonjë aktivitet të papritur, ndërmerrni masa të menjëhershme.
    7. Kujdes me Grupet dhe Diskutimet: Nëse jeni pjesë e grupeve në rrjete sociale, sigurohuni që grupet të jenë të besueshme dhe të sigurta. Mos ndani informacione të ndjeshme në grupet publike ose të hapura.
    8. Komunikimi i Respektueshëm: Kur komunikoni në rrjetet sociale, tregoni respekt për të tjerët dhe shmangni gjuhën e rëndomtë, ofendimet dhe fyerjet. Bëni dialog të ndërgjegjshëm dhe profesional.
    9. Edukatë vetetjake ndaj rreziqeve: Mësoni rreth riskjeve të sigurisë në rrjetet sociale dhe ndërgjegjësohuni për taktikat e përdorura nga sulmuesit në internet.
    10. Raportoni Kërcënimet dhe Abuzimet: Nëse merrni kërcënime ose abuzime në rrjetet sociale, raportoni ato tek administratorët e platformës dhe nëse është e nevojshme, tek organet e sigurisë publike.
    11. Ndani Informacionin me Kujdes: Kur ndani informacione të ndjeshme me burimet tuaja konfidenciale ose kolegët, sigurohuni që ata të jenë të besueshëm dhe të informuar për rreziket potenciale.

    Mbrojtja e sigurisë në rrjetet sociale është një përgjegjësi e përbashkët mes gazetarëve dhe përdoruesve të tjerë. Është e rëndësishme të kujdeseni për veten tuaj dhe të veproni me kujdes në këtë mjedis të hapur të komunikimit.”

    Siguria e gazetarëve në rrjete sociale varet shumë nga mënyra sesi ata përdorin platformat dhe si e menaxhojnë identitetin dhe informacionet e tyre. Ndaj për të minimizuar riskun e sulmeve dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale, gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për privatësinë, të ndjekin praktikat e sigurisë, të kenë kujdes me komunikimin online dhe të raportojnë çdo veprim të dyshimtë ose kërcënues.

     

     

     

     

     

Më të lexuarat