Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e 2020-ës për Të Drejtat e Njeriut, si vitin e shkuar edhe këtë vit DASH rendit po të njëjtat problematika të theksuara për shtresat vulnerabël romët dhe egjiptianët.
Në këtë aspekt DASH “tha se regjistrimi i fëmijëve rom dhe egjiptian është ende i vështirë sepse ata nuk kanë vendbanime të dokumemtuara ligjërisht për të regjistruar fëmijët e tyre.Ligji për gjendjen civile parashikon stimuj financiarë për regjistrimin e lindjeve. Fëmijët e lindur nga migrantë të brendshëm, përfshirë disa familje rome, ose ata që kthehen nga jashtë, shpesh nuk kishin certifikata lindje ose dokumente të tjera ligjore dhe si pasojë nuk ishin në gjendje të shkonin në shkollë ose të kishin akses në shërbime”.
Minoriteti Rom dhe Egjiptian u njoh ligjërisht nga shteti Shqiptar në vitin 2017, por ende deri më sot mungojnë disa akte nënligjore të cilët bëjnë të mundur funksionimin e plotë të këtij ligji, raporti i DASH nxorri në pah se”Ka ende akuza për diskriminim ndaj anëtarëve të komuniteteve rome dhe ballkano-egjiptiane, për strehimin, punësimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimin. Disa shkolla regjistruan nxënës romë dhe ballkano-egjiptianë, veçanërisht nëse nxënësit dukeshin të varfër. Shumë shkolla që pranuan nxënësit romë i margjinalizuan në klasë, nganjëherë duke i veçuar fizikisht nga studentët e tjerë”.
Institucioni i Komisionerit për Mbrojten nga Diskriminimi ka luajtur një rol kyç për shqyrtimin e ankesave për diskriminim nga anëtarët e minoriteteve rome dhe egjiptiane, në muajin Gusht 2020 kishte marrë 12 ankesa për diskriminim për shkak të racës dhe etnisë, duke vendosur në favor të ankuesit në dy raste. Në një rast komisioneri vendosi kundër bashkisë Fier dhe ndërmarrjes së saj të Ujësjellës Kanalizimeve për diskriminim të familjeve rome. Komisioneri urdhëroi bashkinë dhe ndërmarrjen të furnizonin me ujë të rrjedhshëm familjet. Bashkia Fier dhe UK Fier nuk u përgjigjën, ndërsa komisioneri vendosi gjobë, citon raporti i DASH.
Edhe Bashkimi Evropian në raportet e saj ka cituar se problematikat e minoritetit Rom dhe Egjiptian janë të vazhdueshme por nuk ka ende një përmirësim nga institucionet shqiptare.
Për të lexuar raportin e plotë klikoni këtu.