“Lagjia e Gabelëve” e ka emërtuar në location zonën në të cilën jeton minoriteti Rom në qytetin e Lezhës. Emërtimi i përdorur është një term pezhorativ diskriminues dhe fyes për minoritetin që njihet zyrtarisht si minoriteti Rom.
Ky lajm ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe është ngritur si shqetësim nga një qytetar anomim drejtuar në një nga faqet më të ndjekura Jeta osh qejf.
Për të konfirmuar me saktësi nga ana e CR, klikuam në Google Maps dhe rezulton se emërtimi ndodhet në hartë.

Sipas të dhënave nga Plani Vendor i Veprimit për Romët dhe Egjiptianët në bashkinë e Lezhës, rezulton se ka 379 familje të minoritetit Rom dhe Egjiptian që jetojnë në territorin e bashkisë Lezhë.
Këto dy minoritete janë të përqëndruar kryesisht vetëm në një lagje, pra 90% e anëtarëve jetojnë në lagjen “Skëndërbeg” ndërsa 10% e tyre janë të shpërndarë në lagjet e tjera përkatësisht lagjia “Besëlidhja”, lagjia “Gurra”, lagjia “Spitali” dhe lagjia “S.M.T”.
Përdorimi i këtij emërtimi diskriminues pritet të sjellë reagime nga grupime dhe organizata që mbrojnë të drejtat e minoritetit Rom në Shqipëri.