Kush ishte Arben Kosturi dhe veprat e tij

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Nuk më kujtohet mirë data dhe viti kur jam takuar me Arben Kosturin, por unë Benin e njihja më përpara se ta takoja, kisha dëgjuar nga miku im Emiliano Aliu për të, më thoshte që Beni është një njeri pozitiv dhe shumë i mirë po ashtu është gazetar, duhet ta takosh me thoshte Emi. Benin e njoha përmes videove dhe dokumentarëve që u realizuan për qytetin e Korçës nga aktivistët dhe organizatat.Ishte data 9 Shkurt 2017, kohë dimri dhe bashkë me Rominën dhe Emilianon nisemi për Korçë, më shumë gjasa për një aktivitet që zhvillohej atje, Beni na mikpriti dhe biseduan gjatë në kafene ku në darkë na tregoi mikpritjen e një korçari, shkuam për darkë në një nga tavernat së bashkë me familjen e tij ku diskutimin nuk kishin mbarim, sa për komunitetin dhe për median, por asnjëherë nuk folëm për “halle familjare”, unë në atë kohë vazhdoja studimet për gazetari dhe flisja me Benin sesi të zhvilloheshim më shumë, pra të ishim zë i komunitetit në media, pasi Beni bënte emisione pranë RTSH Korça ku i jepte në gjuhën rome dhe shqip, për ti thënë shqiptarëve që ja ku jemi edhe ne, dhë në këtë mënyrë do të mësoni edhe për Romët.

9 Shkurt 2017

Pak nga historia e Arbenit…

Arben Kosturi ishte një gazetar i suksesshëm rom në median televizive dhe të shkruar në Shqipëri. Prej 30 vitesh ai drejtoi organizatën rome Disutni Albania, ai ishte përzgjedhur Nënkryetar i Unionit Ndërkombëtar të Romëve (IRU) dhe kryetar i rrjetit të organizatave rome dhe egjiptiane në Qarkun e Korçës. Aktiviteti i tij në fushën e medias, kulturës, advokimit të çështjeve rome dhanë një kontribut të vëçantë duke zbatuar projekte të cilët kanë pasur impakt në shoqërinë shqiptare.

Që nga viti 2010 Arbeni zhvilloi një tjetër njohuri dhe identitetitë tij,  profesionin mbështetës si instruktor i gjuhës rome, për shkollat nëntëvjeçare të Qytetit të Korçës dhe në kurset e gjuhës dhe kulturës rome në shërbim të të rinjve nga ky komunitet. Parimi im i tij ishte që çdo hap që hidhet në karrierë, duhet të mbështetet në vlera të thella kulturore, pa harruar origjinën, historinë dhe identitetin përkatës.

Arbeni kishte një sfidë në jetë,që të rinjtë romët të arsimohen, të formohen profesionalisht dhe të gjejnë hapësirë në tregun e punës. Angazhimii tij në vite, është mbështetur në zbatimin e projekteve që kanë në fokus të rinjtë romë, ku më i rëndësishmi mbetet projekti “Roma Versitas Albania”, i nisur që në vitin 2014 në bashkëpunim me organizatën SHIS, Tiranë. Në këtë program të orientuar në ndihmën e nxënësve romë të regjistruar në institucionet mësimore akademike në Shqipëri, ai kishte rolin e koordinatorit ndërlidhës në Qarkun e Korçës, dhe puna me të rinjtë dhe rejat rome ishte e gjitha e adresuar në rritjen e tyre akademike, në krijimin e njohurive të shëndetshme profesionale dhe në garantimin e një profili profesional që mund t’u hapte dyert e punësimit në të ardhmen.

Arben Kosturi u infektua me virusin famëkeq Covid-19, dhe pas një betejë të gjatë ai nuk mundi t’ia dilte dhe u largua nga kjo botë duke lënë 4 fëmijët e tij, 3 vajza dhe një djal, dhe bashkëshortën tij e cila e mbështeti gjithë jetën në veprimtarinë e tij sociale. Ai lindi në datën 15 Gusht 1968 dhe vdiq në moshën 54 vjeç në datën 15 Mars 2021.Arbeni la disa fjalë para së te largohej për në botën tjetër, fjalë të dhimbshme sikur ta kishte parashikuar këtë fatkeqësi:

Ikën shumë vite por si kjo s’kishim parë, O Zot! Cfarë është kjo katastrofë për njerëzit në këtë botë… Ajri që mungon, e ëndrrat që veniten, në korridoret e spitalit ku veç ankthi të vërtitet! Virus, i tillë, që jetën rrëmben, e njerëzit nuk i zgjedh, pa pyetur i merr, miqtë e mi romë, të thjeshtë, pa emër nga kjo botë të ikur, tmerr! Deri tani nuk dihet akoma katastrofa.Në këtë botë ku njerëzit gjallë hyjnë e dalin vdekur, Një jetë punë, për familje e shoqëri, dy metra nën tokë, të ikur fatkeqësisht”!

Redaksia Community Reporters Albania në këtë nekrologji kushtuar Arben Kosturit, kontaktoi me disa nga miqtë e tij për të të thënë fjalët e fundit për të.

Sead Kazanxhiu

Sead Kazanxhiu :”Ikja e Benit në fakt na ka befasuar të gjithëve, nuk e prisnim dhe as nuk na shkonte mendja, por ja që ndodhi. Për mua Korça ishte Beni, dhe për më tepër dhe me Bledin dhe kolegë të tjerë kur shkonim në Korçë thoshim “do shkojmë në Beni” pra e identifikonim Korçën me emrin e Benit. Të gjithë do ta mbajmë mend Benin si një njeri pozitiv dhe me një vullnet të pashtershëm për të kontribuar për çështjen Rome. Beni do të kujtohet gjithmonë dhe do të ngelet në historinë tonë si gazetari i parë rom dhe jo thjesht gazetar por dhe si një promotor i gjuhës Rome në median Shqiptare. Gjë të cilës ne si shoqëri duhet ti jemi falenderues dhe mirënjohës Benit”.

Uroj dhe besoj fort që fëmijet e tij do ta vazhdojne rrugën e Benit sepse besoj se ai do ketë qenë dhe amaneti i tij.

Manjola Veizi

Manjola Veizi: “Fjalët kanë rreshtur dhe i kanë lënë vendin dhimbjes dhe dëshpërimit. Është kaq e vështirë ta besosh lajmin e humbjes tënde. Ishe gjithmonë i papërtuar, plot energji e dëshirë për të ndihmuar këdo që të kërkonte ndihmë. Ishe zë i fortë ndaj çdo shkelje të të drejtave të komunitetit Rom, dhe promovuesi më i mirë i kulturës dhe traditave tona. Ishe frymëzim për të rinjte tanë. Lamtumirë Arben Kosturi ! Lamtumire i dashur Mik, Koleg, Vëlla!! Kujtimi yt do mbetet gjithmonë i paharruar” !!

Kujtim Likzeliaj

Kujtim Likzelia: “Unë akoma po qaj në saj të emisionit që pash tek Klani,tani jam shumë i mërzitur se më kujtohen shumë kujtime në shumë raste isha unë ai që e bëja në humor, me thoshte gjithmonë je artist dhe për mua je i pa vdekshëm”.

Etleva Tare

Elteva Tare: “Njeri me vizion dashamirës këmbëngulës për zgjidhjen e problematikeve që prek komunitetet Rome dhe Egjiptiane”.

Emiliano Aliu

“Arbeni ishte nje njeri energjik, plot vullnet dhe pasion. Energjik në çdo fushë të jetës, vullnet për ndryshimet që dëshironte të arrinte, dhe pasion në atë që bënte. Dëshira e tij ka qenë ajo e krijimit të një Radio Televizioni në gjuhën Rome, ku tl shpalosej muzika, tradita, kultura, gjuha dhe jo vetëm, pasi kërkonte që në atë platformë të sillte së bashku të gjithë Romët në pdo aspekt të jetës së tyre, që nga krenaria e të qënit Rom e deri tek problematikat që komuniteti i tij haste në çdo aspekt të jetës.

E mbaj mend gjithmonë të buzëqeshur dhe të kurajshëm. Pasi ishte gjithmonë i gatshëm të ndërmerrte nisma dhe përshtypja që më ka lënë gjithmonë ka qenë ajo që thoshte: “Pa merak, do të gjejmë mënyrën për ta bërë, për ta arritur. Mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë”. Kjo kurajo e tij që më jepte gjithmonë kur përballeshe përkundrejt ndonjë problematike më sillte ndërmet gjithmonë moton time të fëmijërisë që ende më shoqëron ajo që “Gjithmonë ka një rrugëzgjidhje, por duhet ta gjesh atë”.

Faleminderit Arben, që na ke lënë pas një trashëgimi të madhe vizive si dhe për frymën me të cilën na ke qenë pranë. Do ta mbajmë gjithmonë në zemën e në mendje dhe do të mundohemi të çojmë përpara vizion tënd për njerëzit tanë”.

Bledi Taho

Bledi Taho:”Ishte e pamundur të shkosh në Korçë dhe të mos kontaktoje me Benin, një person shumë i përkushtuar dhe i kudo gjendur për ti shërbyer me sa mundte minoritetit. Edhe pse perballja me sfida të vështira, të cilat kërkojnë ndërhyrje disavjeçare, Beni nuk u dorëzua asnjëherë dhe me një krenari të veçantë për të çuar përpara integrimin e minoritetit të tij Rom. Një humbje e madhe për të gjithë ne, miqtë e tij ku do të na mungoje energjia , aktivizmi, përkushtimi i Benit në këtë proces të ngadaltë dhe të vështirë integrimi. Shpresojmë që brezat e rinj ta ndjekin si model dhe të vijojnë misionin e tij, duke punuar me vendosmëri. Risitë dhe angazhimi i tij në fushen e medias, duke lenë një arkiv të pasur dhe të veçantë të emisioneve në gjuhën rome, përshkruar problematikat si dhe njohur dhe me aspekte kulturore të minoritetit rom na jep forcë dhe shpresë të vazhdojmë ne dhe të punojmë më shumë në këtë drejtim”.

Arbeni, la një pasuri në këtë jetë, la shumë veprat duke ecur në gjurmët e babit të tij, Demir Kosturi i cili ishte i pari Rom që udhëtoi në 1990 në Poloni, ku u zhvillua samiti i parë Rom, la 4 fëmijë të cilët kanë ndjekur gjurmët e tij dhe plot kujtime e video ku dëshmoi historinë rome.

Më të lexuarat