Plagët e parikuperueshme që shkakton diskriminimi racor te romët dhe egjiptianët

Të fundit

Jeta Pera
Jeta Pera
Jeta Pera ka studiur për Gjeografi në Universitetin e Tiranës, prej disa vitesh është aktiviste për të drejtat e minoritetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri.
Elisabeta Mejdani-Aktiviste

“Në ditën e parë të shkollës u përballa me diskrimimin, me bullizmin. Lashë shkollën, nuk po duroja dot më.  Pasi iu tregova prindërve, ata të pafuqishëm ndaj këtij fenomeni më thanë të lë shkollën duke u mjaftuar me 5 klasë. E doja jashtëzakonisht shkollën dhe nuk doja ta lija, por të tjerët më bënë të humb forcën dhe besimin për të ecur përpara”. Kjo është historia e Elisabetës një vajzë e minoritetit egjiptian në luftën e ashpër përballë diskriminimit për shkak të përkatësisë etnike. Dhe për fat të keq Elisabeta nuk është e vetmja.

Diskriminimi nga shoqëria, duke përfshirë fëmijët e vegjël  të injektuar nga kultura dhe opinioni që kanë familjarët e tyre për këto  minoritete, është i pashmangshëm në shkolla ku aty ky fenomen bëhet edhe më i fuqishëm me bullizmin. Ndonëse Beta tashmë është bërë një vajzë e aftë dhe frymëzon vajzat për ta kthyer në forcë këtë situatë,  rastet si të Elisabetës nuk janë të pakta, ku diskriminimi bëhet një faktor kyç për brakstisjen e shkollës pa përfunduar arsimin bazë.

Sipas të dhënave të raportit të ECRi-t 2020, problematike mbetet situata e arsimit gjithëpërfshirës ku masat e marra kundër bullizmit dhe diskrimimimit në shkolla deri më tani kanë konsistuar vetëm në masa të përgjithshme të ndërgjegjësimit kundër bullizmit, të cilat nuk përmbajnë module që mbulojnë grupet veçanërisht të cenueshme, siç janë fëmijët romë dhe egjiptianë.

Arsimi nuk është e vetmja fushë tek e cila romët dhe egjiptianët ndjejnë diskriminimin. Punësimi është një tjetër sfidë për anëtarët e këtyre minoriteteve, të cilët hasen shpesh me situata diskriminuese jo vetëm nga bizneset por edhe nga punonjësit në institucionet shtetërore. Anëtarë të dy minoriteteve, të cilët kanë punuar në kompanitë e pastrimit në Tiranë shprehen se e kanë braktisur vendin e punës për shkak të qasjes e sjelljes diskriminuese ndaj tyre.

Ata ndjejnë se trajtohen jo të pabarabartë me kolegët e tyre jo romë qoftë nga komunikimi me ta dhe shumë aspekte të tjera. Kjo është një nga arsyet përse ata zgjedhin të punojnë të pavarur kryesisht me punët informale në tregëtimin e veshjeve të përdorura, apo në mbledhejn e mbetjeve të riciklueshme. Lule Ferra, ka qënë një nga punonjeset e punësuar në një nga kompanitë e pastrimit në Tiranë. Ajo u hoq nga puna kur pandemia izoloi qytetarët dhe për shkak të distancës së largët së banesës me vendin e punës atë e pushuan nga puna. Largimi që ishte jo për faj të saj i rëndoi tepër gjendjen ekonomike.

Lule Ferra-Banore në Lanabregas

“Më pushuan se s’kishte autobus të shkoja dhe mungova në punë, më lajmëruan mos hajde më. Unë biçikletën nuk e ngisja dot dhe nga Lanabregasi në Don Bosko është shumë larg. E lashë nuk u mora se atje ma kishin mërzitur punën të flisnin shumë keq. Unë në këtë moshë punoja, por përgjgjësit kishin komunikim të keq me ne. Nuk po i duroja më”, tregon Lulja e cila banon e Lanabregasit, në periferi të Tiranës.

Diskriminimi i romëve dhe egjiptianëve është një fenomen që ndodh fuqishëm në vendin tonë. Diskrimimini në shoqërinë tonë e kalon nivelin e opinonit individual,  ndodh në nivel institucional dhe bëhët jo vetëm nga qasjet e gabuara institucionale, por edhe persona publikë të cilët përfaqësojnë institucione të caktuar dhe ndikojnë një pjesë të madhe të qytetarëve.

Vendimi nga Gjykata e Strasburgut për të drejtat e njeriut, fatkeqësisht e fakton se diskriminimi është edhe institucional për minoritetet rom dhe egjiptian. I tillë ishte rasti i një shkolle në Korcë e cila u segregua ku 99% e nxënësve ishin romë dhe egjiptianë dhe fëmijë të maxhorancës janë larguar nga shkolla. Për shkak të mungesës së masave të marra nga Zyra arsimore dhe ngritjes së shqetësimit nga prindërit e fëmijëve romë e egjiptianë gjykata gjobiti me 22 mijë e 500 euro gjobë.

Gjithashtu emisonet më të ndjekur na televizone të ndryshme kanë lejuar të ndodhë një fenomen i tillë. Rasti i fundit mes të tjerash ishte i regjizorit Petri Bozo gjatë transmetimit në një emison në RTSH, televizoni i cili ka hapësirë të dedikuar mediatike për këto minoritete. Pas reagimit me protestë të organiztave që punojnë për të sensibilizuar qytetarët në mospërdorimin e gjuhës diskrimunuese, ai kërkoi ndjesë publike.

Petri Bozo-Regjizor

”Duke shprehur keqardhjen e thellë për atë që ndodhi dhe të lenduarit e saj, dua t’ju siguroj se përdorimi i fjalës nuk kishte ASNJË SFOND RACIST apo DISKRIMINUES, por ishte thjesht NJË FORMULIM FATKEQ apo LAPSUS në kuadrin e një ligjërimi të shpejtë dhe me mundësi të kufizuar, për t’u menduar gjatë dhe shmangur trashëgimi të tilla rudimentare të të shprehurit, të mbetura në nënndergjegje nga zhargoni i komunikimit të asaj pjese të shoqerise, që nuk është e ndërgjegjshme për efektin e fjalës në dëm të reputacionit të pakicave.”

Pas ngjarjes së bujshme të vrasjes të së riut Klodian Rasha nga policia e shtetit, në një nga deklaratat që ofendoi minoritetin rom e u bë nga avokati i njohur Spartak Ngjela. Ndonëse iu kërkua të tërhiqej nga gjuha e urrejtjes dhe diskriminuese përmes kërkimit të ndjesës, ai nuk e bëri duke u gjobitur nga Kominisoneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ofendimi i minoritetit rom erdhi edhe nga foltorja në sallën e Parlamentit shqiptar ku ishte deputeti Myslim Murrizi, i cili përdori terma të papërshtatshëm për qytetarët romë. Kur diskriminimi vjen nga foltorja e Parlamnetit ku qëndrojnë të përgjedhurit nga qytetarët shqiptarë mes tyre edhe romët, përpjekjet për të edukuar përdorimin e termave të duhur e me dinjitet për dy minoritetet  dështojnë kur bëhen edhe nga njerëz me influencë në opinionin publik.

Data 1 Mars që festohet çdo vit si dita e diskriminimit zero, nuk kaloi pa vemendjen e disa institucioneve për të dhënë mesazhin e tyre. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, në faqen zyrtare të institucionit theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe sfidat që ka shoqëria jonë për të rritur standartet e gjithëpërfshirjes dhe modeleve pozitive të të qënurit i parabartë dhe të padiskriminuar.

Edhe Ilirian Celibashi, kreu i KQZ në këtë ditë postoi në faqen zyrtare të tij mbi rëndësinë  e kësaj dite si dhe i kushtoi rëndësi procesit të votimit edhe nga grupet etnike per të votuar dhe që ky proces të bëhët në kushte të barabarta pavarësisht racës, gjinisë, etnisë dhe religjionit.

Fenomeni i Diskriminimit dhe gjuhës të urrjetjes tek këto dy minoritete është i mbartuar në kohë dhe prezent në shumë fusha e aspekte të jetës së anëtarëve romë dhe egjiptianë. Në planin e ri kombëtar për integrimine romëve dhe egjiptianëve është përfshirë si fushë e dedikuar “Antixhipsizmi” ku parashikohen masa e aktivitete ndërgjegjësuese kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes.

Pavarësisht përmirësit të kuadrit ligjor dhe institucioneve që mbrojnë të drejtën e barazizë, organizatave që mbrojnë të drejtat e tyre kanë një detyrë jo vetëm të vëhtirë por aq edhe dinjitoze për këta qytetarë. Përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të edukuar shoqërinë kanë peshë të madhe e cila do të ndihet ndër breza.

Më të lexuarat