OSHEE pengon strehimin e familjeve rome në Shkodër (DOKUMENTI)

Të fundit

Jeta Pera
Jeta Pera
Jeta Pera ka studiur për Gjeografi në Universitetin e Tiranës, prej disa vitesh është aktiviste për të drejtat e minoritetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri.

Korriku i vitit 2021 pritej të ishte koha kur bashkia e Shkodrës do të strehonte 27 familje rome në banesat e reja të ndërtuara me kontenierë.

Më herët në muajin Korrik 2021, CRA raporti se Shkodra ishte bashkia e parë e cila vendosi në funksion një nga programet e strehimit “Strehat e Përkohshme” dhe që do të strehonte të paktën 27 familje rome që jetojnë prej më shumë se 10 vitesh në disa kampe në zona të ndryshme të qytetit.

CRA intervistoi Ergys Ivziku specialist i Strehimit në bashkinë Shkodër i cila tha se

Ergys Ivziku specialist i Strehimit në bashkinë Shkodër

Këto ndërtesa vijnë si rezultat i nevojës për strehim në bashkinë Shkodër për integrimin dhe strehimin e komunitetit rom. Duke pasur parasysh se komuniteti Rom në bashkinë Shkodër është një realitet i ri, jemi munduar të gjejmë zgjidhje sa më të mirë për këtë komunitet. Nëpërmjet bashkëpunimit me Ministrinë e Financave është arrritur ndërtimi i këtyre godinave me qëllim sigurimin e një prej kushteve kryesore, që është strehimi për këtë komunitet dhe gradualisht do të asistohen në gjjithë proceset e tjera”.

Sipas informacioneve që CRA grumbulloi, Bashkia Shkodër do të bëntë të mundur që familjet rome të shkojnë për të jetuar në këto banesa në muajin Korrik 2021 por deri më sot ende këto familje qëndrojnë në barake. Bashkia Shkodër deklaroi se në Shkodër jetojnë 423 banorё romë (81 familje).

Një nga kampet e Romëve në Shkodër

Ky investim i Bashkisë Shkodër dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të zgjidhte përkohësisht nevojën për strehim të familjeve rome në Shkodër.

Projekti është realizuar pranë Unazës së qytetit në lagjen nr.3 të Bashkisë Shkodër. Territori publik ku janë vendosur ka një sipërfaqe trualli prej 3000 m katrorë dhe është i rrethuar. Banesat e reja janë konterierë të ndërtuar me materiale  të çmontueshme duke iu qasur qëllimit të programit, të shërbejnë si streha të përkohshme për familjet rome të cilat pas fuqizimit të tyre të behën pjesë e programeve të tjera sociale të strehimit. Sipërfaqja totale e gjurmës së banimit është 840m katrorë dhe janë ndërtuar 27 banesa (konterierë) 1- katështe prej të cilave 15 janë të organizuara në 2+1 dhe 12 të tjera në 1+1. 

Por ky projekt nuk ka funksionuar deri në fund dhe familjet rome nuk po i shfrytëzojnë banesat dhe të shkojnë për të banuar aty. Arsyeja ka të bëjë me mungesën e energjisë elektrike. 

Të dhëna të konfirmuara nga bashkia Shkodër si dhe Ministria e Financës dhe Ekonomisë tregojnë se OSHEE nuk ka lidhur energjinë elektrike. Lidhja e rrjetit të energjisë elektrike nuk është bërë edhe pse koha në dispozicion për OSHEE ka qenë mëse e mjaftueshme.

CRA siguroi dokumentin që vërteton se pengesë për strehimin e familjeve rome është mosveprimi i OSHEE-së dhe bashkia Shkodër kërkon që kërkesa e tyre për lidhje të sahateve të reja të trajtohet me prioritet.

Më të lexuarat