Qindra qytetarë të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri kanë mbetur pa akses në shërbime publike për gati tre muaj, pas shkarkimit të zëvendësministrit të Brendshëm që kryesonte Komisionin e Posaçëm për Pakicat Kombëtare.
Mungesa e një drejtuesi ka bllokuar funksionimin e komisionit, duke vonuar dhënien e shërbimeve që lidhen me arsimin, strehimin dhe ndihmën sociale për anëtarët e këtyre pakicave.
Në mungesë të një zgjidhjeje institucionale, përfaqësues të komuniteteve paralajmëruan zhvillimin e një proteste, e cila solli reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Brendshme.
Jeta Pera, aktiviste për Minoritetin Rom dhe Egjiptian tregoi në një video publikuar në rrjetin social “Drejtësi Sociale” që protesta nuk u realizua pasi jemi ftuar nga Zv.Ministrja e Brendshme Znj.Silva Caka për të gjetur një zgjedhje emergjente, gjatë takimit ato premtuan që brenda ditës së nëserme do të dali një urdhër i cili do të shpërndahet në të gjithë bashkitë e vendit, por gjithashtu zv.ministrja mori përsipër që për të dhënë zgjidhje këtij ngërçi për çerdhet dhe kopshtet do të takojë personalisht Drejtorinë e Kopshteve dhe Çerdheve si dhe përfaqësues të çështjeve arsimore të bashkisë Tiranës.

