“Më solli Zoti”, njihuni me pastorin e rinisë dhe misionin e tij në Shqipëri

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Nga Denada Lura

“Ëndrra ime më e madhe që kur isha fëmijë ishte të shkoja nëpër botë duke ndarë dashurinë e Jezusit.” Kjo është ëndrra e Leandro Borges, 40-vjeçarit brazilian, që prej gati 5 vitesh ndodhet në Shqipëri, me mision, ashtu siç thotë ai, e solli Zoti.

Ai ndonëse kur ka qenë i vogël ka pasur çrregullimin e vëmendjes, apo siç njihet ndryshe ADHD, Leandro nuk i ka pasur simptomat si fëmijët e tjerë. Ka qenë shumë i dhënë pas mësimeve dhe ka pasur gjithmonë mbështetje familjen e tij.

Leandro Borges ka lindur në vitin 1983 në Brasilia, kryeqyteti federal i Brazilit. Është djali i tretë, i rritur në një familje me dashuri dhe përkushtim nga dy prindërit e tij, me të cilët ka jetuar deri në vitin 2006. Në 2006 u martua dhe ndërtoi familjen e tij, që u bekua me 3 vajza, të cilat sot janë: 13, 11 dhe 8 vjeç.

“Kam pasur një fëmijëri shumë të mirë, të përbashkët mes mësimeve të shkollës, sportit, artit dhe muzikës. Pjesën më të madhe të kohës së lirë e përdorja për të luajtur futboll pa këpucë në rrugë para shtëpisë sime dhe për të luajtur lojëra të ndryshme. Dikur isha një nxënës i mirë dhe duke mbaruar shkollën e mesme e dija se do të doja të bëhesha mësues.

Pasioni im më i madh ishte gjithmonë Bibla dhe gjërat rreth Jezusit, kështu që unë u bëra gjithashtu një udhëheqës i të rinjve në kishën protestante kur isha 18-vjeç. Kështu, që mund të them se kam punuar gjithmonë me adoleshentët, si mësues dhe si udhëheqës i krishterë.”

Leandro është diplomuar për Fizikë në vitin 2007 në PUC-GO (Pontifícia Universidade Católica de Goiás). Sot është mësues i shkencave dhe matematikës. Gjithashtu është pastor i rinisë, nuk është profesion, por priftëri. “Sot punoj në AIS Tirana dhe jam drejtues i të rinjve në ICF Tirana.”

Ai ka ardhur në gusht të 2018-ës në Shqipëri me gjithë familjen e tij, gruan dhe tre vajzat dhe misioni i tij ishte 5-vjeçar, ndaj në gusht të këtij viti do të largohet. E megjithatë ai është përshtatur shumë mirë në vendin tonë. “Unë nuk e zgjodha Shqipërinë, Zoti e bëri për mua. Po planifikoja të shkoja në një vend tjetër, por pas një sërë ngjarjesh, konkretisht aty më refuzuan vizën, Shqipëria u ofrua si një opsion i përkohshëm. Kur mbërritëm këtu kuptuam menjëherë se këtu ishte kombi nga Zoti për ne.”

Leandro tregon se jeta në Shqipëri është shumë më e kursyer se jeta në Brazil. Ne mund të kalojmë një kohë të mirë në një kafene, ndërsa në Brazil është më stresuese, me njerëz që vrapojnë gjatë gjithë kohës. Ushqimi këtu është po aq i mirë sa ushqimi brazilian, por është ndryshe dhe shqiptarët i duan të huajt: “Veçanërisht brazilianët, falë futbollit, mendoj. Me përjashtim të trafikut në Tiranë, jeta këtu është vërtet e mirë,” shton ai.

E megjithatë fillimet kanë qenë të vështira dhe sidomos me gjuhën shqipe, por sot pas 5 vitesh, ata e kanë shijuar jetën në Shqipëri. “6 muajt e parë ishin të vështirë, nuk dinim asgjë për vendin dhe gjuhën konkretisht. Fëmijët kaluan një moment të vështirë për të mësuar anglisht në shkollën ndërkombëtare. Pas këtyre momenteve të para mësuam si ta shijojmë jetën këtu dhe gjithmonë përpiqemi të shohim mallrat këtu brenda, që zakonisht shqiptarët nuk i shohin.”

“Gjuha shqipe është gjëja më e vështirë dhe më ndryshe që mund të them. Shqiptarët janë krenarë për historinë dhe traditat e tyre, në Brazil mendojnë se nuk janë të tillë. Nga ana tjetër shqiptarët shkojnë në kafene apo zgara dhe kalojnë kohë të mirë me miqtë. Është e vështirë të shpjegohet, por mënyra për të kuptuar botën përreth është gjithashtu shumë e ndryshme.”

Sipas tij, shqiptarët janë një popull krenar, parë në kontekstin pozitiv dhe negativ. Ata e shohin veten si njerëz të fortë, por jo si një komb i mirë, thotë ai, kështu që zakonisht ankohen për vendin e tyre, por kurrë për kulturën shqiptare. Më tej Leandro thotë: “Shqiptarët janë njerëz të lumtur dhe kanë mësuar se si të mbijetojnë në situata të vështira. Ata janë vërtet miqësorë, nëse nuk bëni diçka që ata nuk pajtohen, ofendohen, edhe kur kjo ndodh rastësisht.”

Misioni i Leandros ka përfundur, e megjithatë, ai ka një mesazh për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, por edhe për ata që kanë vendosur të largohen: “Unë i kuptoj plotësisht shqiptarët që përpiqen për një jetë më të mirë këtu, por edhe ata që duan të largohen. Diçka e ngjashme ndodhi edhe në Brazil dhe ishte një ëndërr e madhe në vitet ’90 atje. Por unë besoj se nëse shqiptarët qëndrojnë këtu dhe punojnë shumë dhe me kreativitet, ata mund të krijojnë një të ardhme më të mirë këtu, për ta dhe për fëmijët e tyre. Nuk është e lehtë, por largimi si i huaj është gjithashtu i vështirë, ndaj ia vlen të provosh. Unë nuk erdha në Shqipëri për një jetë më të mirë, por për të dashur shqiptarët dhe për të ndarë perlën time më të rëndësishme, dashurinë e Jezusit. Pra, nëse mund të jap ndonjë lloj mbështetjeje për t’i bërë ata të qëndrojnë këtu, do të doja ta bëja.”

Më të lexuarat