Histori Suksesi/Vendosen dritat pas peticionit të banorëve dhe medias

Të fundit

Jeta Pera
Jeta Pera
Jeta Pera ka studiur për Gjeografi në Universitetin e Tiranës, prej disa vitesh është aktiviste për të drejtat e minoritetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri.

Në muajin Nëntor të këtij viti, Community Reporters Albania raportoi mungesën e ndriçimit në lagjen Rrapishtë në Elbasan, në rrugën “Tomorr Domi” ku jetojnë 30 familje Rome.

Menjëherë pas raportimit të mungesës së infrastrukturës në këtë rrugicë, banorët romë u organizuan duke firmosur një peticion me rreth 50 firma i cili i drejtohej bashkisë Elbasan për vendosjen e ndriçimit dhe asfaltimit të rrugës.

CRA permes gazetarisë komunitare, angazhoi aktivistët dhe qytetarët e zonës për të kërkuar që në lagjen e tyre të kishte drita në lagjen e tyre. Kërkesa e banorëve në rrugën “Tomorr Domi” është marrë në konsideratë nga ana e bashkisë Elbasan. Vetëm disa ditë përpara Krishtlindjeve, punonjësit kanë dalë në terren dhe kanë vendosur ndriçim në shtyllat elektrike të lagjes, duke përmbushur kështu një nga kërkesat e banorëve.

YouTube player

Hatixhe Raifi ishte e moshuara e cila shprehu se ndricimi në rrugë ishte i nevojshëm për sigurinë e banorëve dhe banesave të tyre.

Hatixhe Raifi

” Faleminderit gazetarëve, aktivistëve dhe bashkisë që u vendos ndriçimi në lagje, por të na shtrojnë edhe rrugën” shprehet ajo duke parë lagjen e ndriçuar.

Ky është një rast suksesi i cili tregon se advokimi përmes raportimit komunitar është një mjet i nevojshëm dhe i dobishëm për të nxitur komunitetet të anagazhohen për të kërkuar të drejtat e tyre.

Kjo është kërkesa e parë e realizuar nga bashkia Elbasan, megjithatë asfaltimi i rrugës mbetet ende një problem shqetësues për banorët e kësaj lagje.

Community Reporters Albania do të ndjekë në vazhdim problematika të ngjashme që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Më të lexuarat