Elbasan/Romët e “5 Majit” organizohen për të drejtat e tyre

Të fundit

Jeta Pera
Jeta Pera
Jeta Pera ka studiur për Gjeografi në Universitetin e Tiranës, prej disa vitesh është aktiviste për të drejtat e minoritetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri.

Pas publikimit të lajmit për mungesën e infrastrukturës në lagjen “Tomor Domi “komuniteti dhe aktivistët romë u organizuan menjëherë për ta adresuar shqetësimin në bashkinë Elbasan.  Ata kanë hartuar një kërkesë në të cilën shprehin qartë problemin e tyre dhe kërkesën për përmirësimin e infrastrukturës në këtë segment të lagjes Rapishtë.

Kërkesa është firmosur nga 51 banorë, duke i dhënë me tepër rëndësi kërkesës së tyre për vendosjen e ndriçimit dhe shtrimit të rrugës në lagjen ku jetojnë. Aktivistët dhe banorët e kanë dorëzuar kërkesën në bashkinë Elbasan dhe në vazhdim pritet reagimi i institucionit.

Më poshtë gjeni kërkesën e hartuar nga komuniteti.

Më të lexuarat