Për herë të parët romët përfshihen si etni në regjistrimin e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Për herë të parë, në regjistrimin e Mbretërisë së Bashkuar në 2021 – një ngjarje që ndodh çdo 10 vjet, romët përfshihen në listën e pakicave etnike. Banceanu, një aktivist i palodhur dhe mbrojtës i projektit për Grupin e Mbështetjes së Romëve, e mirëpret këtë si një mundësi për 200,000 romë si një popullsi e fortë, që të “ngrihet dhe të numërohet” duke shënuar kutinë, e cila hyn në kategorinë e etnisë së bardhë.

Aktivistët e mirëpresin lëvizjen si një mundësi për tu ngritur në këmbë dhe për tu numëruar, por disa kanë frikë nga diskriminimi dhe hezitojnë të marrin pjesë.

“Kur autoritetet të dinë që ne jemi kaq shumë në numër, do të jetë detyra e tyre të ofrojnë shërbimet që na duhen,” i tha Al Jazeera Banceanu, i cili u largua nga Rumania dhe u vendos në Mbretërinë e Bashkuar pesë vjet më parë.

“Ne kemi lëvizur për qindra e qindra vjet dhe jemi përpjekur të përshtatemi në shoqëri, por tani është koha që shoqëria të na kuptojë.”

Në Angli, si në Evropë, Romët janë ndër komunitetet më të margjinalizuara të pakicave etnike.

Ky artikull u publikua nga Aljazeera u përshat në gjuhën shqipe nga Community Reporters Albania.

Më të lexuarat