Formaliteti i Tregjeve të lëvizshme, Romët ende janë nën premtimet e Bashkisë Tiranë

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

“Kam 35 vite që punoj me tregti, punoja në rrugë, ku të gjeja vend, u ulja, shisja, vinte policia bashkiake çdo ditë, herë mi merrte rrobat, herë më gjobisnin dhe herë të tjera i merrja në krahë dhe ikja”, tha për CRA, Natasha.

Natasha është e para e cila përfitoi një tezgë pranë tregut në Kombinat, ajo tashmë shet e sigurtë, me statusin “tregtare ambulante”.

Ajo tregon se tashmë është më mirë, “jam më e kënaqur, një herë në vit paguaj taksë 5000 lekë, dhe 1700 lek në muaj për hapësirën që kam, tani klientela ime vjen rregullisht dhe jam më e qetë”.

Por kjo është vetëm një histori suksesi midis 25 tregtarë të tjerë që shesin në rrugë, pa pasur asnjë tezgë pasi nuk ka më në përdorim nga Njësia Administrative nr 6. Këto tregtarë janë çdo ditë nën kërcënimin e policisë bashkiakë për zënien e hapësirës publike, shumë prej tregtarëve deklarojnë se ata marrin mallin me forcë dhe shpesh herë i gjobisin, ofendojnë.

Qendra për Advokim Social, prej disa muajsh është duke punuar me këto tregtarë informal për t’u organizuar dhe për të kërkuar që bashkia Tiranë të ndërtojë këto tezga të lëvizshme si një mundësi e mirë për t’u vetpunësuar formalisht duke paguar taksa. Xhuljana Sakollari, aktiviste e QAS tregoi se prej kohësh kanë shkëmbyer shkresa midis Bashkisë Tiranë dhe Agjensisë së Administrimit të Tregjeve për të ndërtuar këto tezga.

Ne kemi dërguar pranë Bashkisë Tiranë një shkresë ku kërkojmë që Agjencia e Administrimit të Tregjeve të përfshijë në buxhetin e vitit 2023 ndërtimin e tezgave tëzgave të lëvishme për këto tregtarë, të njëjtën kërkesë ja kemi dërguar edhe Agjensisë së Tregjeve, me të cilët kemi pasur edhe disa komunikimeve me shkresa edhe takimeve fizike për të diskutuar për këtë problematike për ndërtimin e këtyre tezgave.Sipas tyre na është komunikuar që vet Agjensia ka drejtuar një shkresë pranë Bashkisë Tiranë ku kërkon fonde për ndëtimin e tezgave gjatë vitit 2023”.

Sipas burimeve të CRA-së, Agjensia e Administrimit të Tregjeve, nuk ka dërguar asnjëherë kërkesë për shtesë buxheti dhe specifikisht për ndërtimin e tezgave të levizshme, sipas Bashkisë Tiranë, afati për të dërguar kërkesë për fonde për vitin 2023 ka mbaruar javën e shkuar.

Xhuljana tha se”Ne jemi përpjekur që të koordinojnë të dy institucionet për të gjetur një zgjidhje, por dëri më sot asnjë nga institucionet nuk kanë një përgjigje për njëra-tjetrën”.

 

Më të lexuarat