Autor:Denis Tahiri
“Sot, kur nuk është mbushur ende viti nga fillimi i punës për ngritjen e kësaj strukture kaq të rëndësishme, e them me krenari që ia kemi dalë të ngremë një strukturë vërtet efikase, por ç’është më e rëndësishmja, edhe të pajisur me mjete nga më modernet e profesionalet”, kështu do të shprehej në Korrik të 2020 ish- ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka në ceremoninë e dhurimit të 1250 uniformave për Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
“Struktura organike e AKMC është plotësuar në masën 55 %”, bëhet e ditur zyrtarisht nga Agjencia e Mbrojtjes Civile. Që në këtë pikë, duket qartë që efikasiteti i kësaj Agjencie nuk është ai q ëish- ministrja e Mbrojtjes përshkroi në fjalën e saj në 2020. AKMC nuk ka asnjë mjet në dispozicion për të ndërhyrë në raste të emergjencave, pasi roli I saj është ai koordinues i burimeve njerëzore dhe materiale në raste të emergjencave. Por nga ana tjetër, edhe pushteti lokal, të cilit i bie një barrë e madhe në përballimin e emergjencave, kapacitetet që ka, janë pothuajse inegzistente.
Verën që lamë pas zjaërret pushtuan Vlorë, Gjirokastrën e më tej edhe Kukësin. Qindra hektarë tokë do të përfshihehin nga flakët ku ajo që mund të bënin forcat e ndërhyrjes së emergjencve ishte shumë pak. Vetëm brenda një dite, rreth 700 hektarë u dogjën nga flakët në të gjithë vendin, ndërkohë që forcat e emergjencave e kishin të pamundur.
AKMC efikase?! Agjencia nuk zotëron mjete, strukturat lokale te keqpaisura
Sipas të dhënave zyrtarë të cilat i përkasin vitit 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim, deklaron se zotëron 150 automjete zjarrëfikëse dhe 1250 punonjës, por përveç numrave nuk ka asnjë të dhënë se si është gjendja e flotës zjarrëfikëse në terren.
Gjirokastra është e cila në bilancin e saj pati edhe humbje jetësh. Andrea Haxhiaj ndërroi jetë gjatë përpjekjeve për të shpëtuar banesën dhe vreshtat dhe gati dy javë më vonë nga djegiet e rënda në trup nuk u mbijetoi dot plagëve edhe bashkëshortja e të ndjerit, Tatjana. Në Bashkinë e Gjirokastrës rezultojnë të jenë vetëm 4 automjte zjarrëfiëse, por u përkasin dekadave të mëparshme. Dokumentacioni I tyre tregon qartë, se mjetet janë të viteve të prodhimit prej 1984 e në vijim. Nga ana tjetër edhe burimet njerëzore ishin të ppamjaftueshme. Në repartin e zjarrëfikësve në Gjirokastër janë të punësuar 33 zjarrfikës, por ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që vetëm për 10 prej tyre ekzistojnë veshje zjarrduruese që mund ti përdorin.
Vetëm pak kilometra larg Gjirokastrës, zjarri përfshiu zonën e labërisë. Flakët që nisën në gadishullin e Karaborunit u shpërndanë me shpejtësi të favorizuara edhe nga era në fshatrat e Lumit të Vlorës, ku e fshatit Gjorm ishin ata që u goditën më shumë. Qindra rrënj ullinj u përpinë nga flakët ku nuk munguan as dëmet në banesa dhe në kafshë. Të dhënat zyrtare nga Bashkia e Vlorës tregojnë një situatë të trishtë të repartit zjarrfikës. Në repartet zjarrëfikëse të kësaj bashkie, numurohet një mjet zjarrëfikës që I përket vitit të prodhimit 2012 dhe tre mjete Iveco, ndërsa 30 zjarrëfikësit që punojnë në këtë bashki, nuk janë të pajisur të gjithë me veshje zjarrduruese të cilat edhe ata që I kanë I kanë të disa viteve më parë.
E ndërsa situata dukej sikur po përmirësohej, alarmi u dha nga Bashkia e Kukësit, ku flakët e nisura në thellësi të maleve arritën deri mbi tynelin e kalimashit. Nga të dhënat zyratare të përftuara nga Bashkia e Kukësit, rezulton se strukturat zjarrëfikëse të kësaj bashkie, nuk janë në gjendje tu përgjigjen zjarreve në qytet dhe jo më në hapësirën e madhe malore që kjo bashki ka nën administrim. Drejtoria e Shërbimit Zjarrëfikës së Kukësit rezulton se ka një numër punonjësish prej 41 zjarrfikës, 5 prej tyre në rol administrative dhe 36 të tjerë në rol operativ. Por kur bëhet fjalë për autmojetet zjarrëfikës, kjo bashki është ndoshta një nga bashkitë më të keqpaisura për tju përgjigjur situatave emergjente të zjarreve. Në inventarin e Bashkisë së Kukësit janë 3 automjete zjarrëfikëse të cilat kanë një kapacitet prej 8000 litrash, por të treja këto zjarrëfikëse janë jashtë kushteve teknike, çka do të thotë që nuk janë funksionale. Ndërkohë Bashkia e Kukësit zotëron edhe dy automje të tjera, një prej tyre e vendosur në tyrnlin “Thirre- Kalimash” dhe një tjetër në stacionin zjarrfikës së kukësit. Këto dy mjete kanë një kapacitet prej 4000L Por edhe pse Bashkia e Kukësit është një nga bashkitë që ka një territor të madh malor në administrim të saj, kjo bashki nuk ka asnjë mjet zjarrëfikës malor. Por kjo bashki deklaron se në inevtarin e saj ka edhe pajisje si moto- sharra, gur fleksibël, barabane- rrymë, kazma, lopata, vare, sopata dhe çanta shpine me kapacitet 20 L
E ndërsa mjetet zjarrëfikëse ishin në mungesë, zjarri përparoi duke shkaktuar dëme jo të vloga në Gjirokastër, Vlorë e Kukës. Nga të dhënat e siguruara në rrugë zyratre, mësohet se në Gjirokastër zjarret dogjën një hapësirë prej 1172.7 hektarësh përgjatë muajve janar- shtator. Ndërkohë në Vlorë zjarri përshkroi 455 ha nga të cilët 100 hektarë ishin pronë e banorëve të fshatrave. Flakët nuk kursyen as zonën e Mbrojtur Sazan- karaburun, ku 4800 hektarë u përfshinë nga flakët. Nga ana tjetër, kukësi ishte edhe Qarku që pësoi dëmet më të mëdha. Flakët përfshinë një hapësirë prej 2043 hektarësh nga të cilët 1086.3 hektarë në pyeje dhe 957 hektarë kullotë.