Sllovaki/Banesat e Romëve u shembën, fituan çështjen në gjykatë

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Gjykata e Qarkut Košice  ka vendosur në favor të 9 anëtarëve të  komunitetit rom, të cilët u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre në rrethin e Nižné Kapustníky, Košice në vitin 2012 me pretekstin për largimit e mbetjeve nga autoritetet e qytetit. Banorëve nuk iu ofrua strehim alternativ pasi u shkatërruan shtëpitë dhe si pasojë ata mbetën të pastrehë. Disa prej tyre u dërguan me autobus në pjesë të ndryshme të vendit. Gjykata ka vendosur, në vendimin e saj të shkallës së parë, se qyteti i Košice ka shkelur dinjitetin njerëzor dhe të drejtën për privatësi të paditësve dhe ka kryer diskriminim të paligjshëm në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Counsel Martin Mendel dhe organizatae Richard Marcinčin nga “Dentons laë” përfaqësoi familjet e zhvendosura, duke punuar në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) e cila veproi si palë e tretë në procese.

Më 30 tetor 2012, qyteti i Košice dëboi me forcë 156 njerëz, duke përfshirë 63 fëmijë, nga shtëpitë e tyre në Nižné Kapustníky, ku ata kishin jetuar në banesa informale për gati një dekadë. Dëbimi u krye pa urdhër gjykate apo vendim nga një autoritet administrativ dhe personat e prekur nuk u njoftuan paraprakisht me shkrim. Policia bashkiake zbatoi dëbimin, duke urdhëruar banorët të largoheshin nga zona dhe duke i lënë ata të pastrehë. Shtëpitë e tyre u shkatërruan nga ekskavatorët dhe romët e zhvendosur u dërguan me autobus në pjesë të tjera të vendit ku supozohej se ishin regjistruar. Përfaqësuesit e qytetit të Košice e përshkruan dëbimin e Nižné Kapustníky thjesht si asgjësim i një landfilli të paligjshëm ku “njerëz të papërshtatshëm” kishin ndërtuar banesat e tyre. Në vitin 2013, Mbrojtësi Publik i të Drejtave zbuloi se kishte pasur shkelje të të drejtave të atyre që u dëbuan nga komuna e Košice.

“Edhe pse ky është vetëm vendimi i shkallës së parë, është një fitore e madhe për ata të dëbuar që kanë bërë një betejë ligjore për më shumë se 7 vjet deri tani. Vendimi është gjithashtu i rëndësishëm për të ardhmen pasi u dërgon një mesazh autoriteteve kudo që kërkojnë të dëbojnë romët në mënyrë të paligjshme nga shtëpitë e tyre dhe krijon një praktikë të re gjyqësore për dëbimet me forcë dhe Ligjin kundër diskriminimit. Unë besoj se ky është gjykimi i parë me një konstatim të ngacmimit në Sllovaki sipas këtij ligji”, tha Michal Zálešák, Konsulenti Ligjor i ERRC dhe avokati që punon në këtë rast.

Bashkëpunëtori Richard Marcinčin nga Dentons komentoi: “Jam i kënaqur dhe mirënjohës që m’u dha mundësia të ndihmoj banorët e prekur të zonës Nižné Kapustniky. Është një vendim shumë i rëndësishëm dhe me shumë mundësi unik në Sllovaki, i cili mund të ndihmojë në parandalimin e autoriteteve nga kryerja e veprimeve të tilla arbitrare pa ndonjë bazë ligjore ndaj njerëzve në situata të ngjashme. Ne presim që Bashkia e Kosicës të apelojë kundër këtij vendimi, por ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e klientëve tanë derisa të shohim një fund të drejtë të këtij rasti.”

Paditësve iu është dhënë gjithsej 9000€ si kompensim. Autoritetet kanë 30 ditë kohë pasi vendimi bëhet i vlefshëm për të zbatuar vendimin e gjykatës. Pritet që bashkia e Kosicës të apelojë rastin.

Më të lexuarat