Pas ankesës në Community Reporters Albania, uji shkon në çezmat e banorëve të fshatit Kullë në Durrës

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Uji i pijshëm është kthyer problem për banorët e fshatit Kullë në Durrës, rreth 45 familje që prej muajit Tetor 2021 nuk furnizohen me ujë të pijshëm si pasojë e ndërhyrjeve infrastukturore në zonë.

Community Reporters Albania, vizitoi banorët nga afër për të parë problematikat e tyre të cilët kishin më shumë se 3 muaj pa ujë të pijshëm.

Lico një banor i fshatit Kullë tha: “ Kemi 3 muaj që nuk vjen ujë këtu, kanë prerë tubat dhe na thanë që jemi në rikonstruksion rrjeti, por ne nuk dimë ku të shkojmë, kemi blerë ujë për të pirë dhe ka ardhur boti me ujë që ne jemi larë, por nuk më kuptim sepse na kushton shumë para përditë të blejmë ujin”, tregoi Lico Tahiri për CRA.

YouTube player

Gazetarët e CRA u interesuan pranë Ujësjellës Kanalizime Shijak në lidhje me problematikën që treguan banorët  dhe sipas specialistit të UKSH, tregoi se banorët nuk janë të pajisur me kontratë me UKSH dhe rezultojnë debitorë prej shumë vitesh, për këtë arsye është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Furnizimi me ujë të pijshëm është një e drejtë themelore që çdo qytetar meriton ta ketë pavarësisht problematikave sociale që shfaqen. Në fshatin Kullë, jetojnë rreth 45 familje rome prej më shumë se 40 vitesh, puna e tyre është e fokusuar në tregtimin e rrobave të përdorura dhe riciklimin e materialeve të riciklueshme. Situata ekonomike e tyre është rënduar për shkak të pandemisë si dhe mungesa e  punësimit formal duke qënë se ata jetojnë në fshat dhe larg shërbimeve publike.

Nisur nga kjo problematikë, gazetarët dhe banorët kërkuan një urë bashkëpunimi me Ujësjellës Kanalizime Shijak për të rilidhur ujin e pijshëm pasi në zonë ka të moshuar, fëmijë e të sëmurë dhe ndërprerja e furnizimit më ujë është kthyer në një problem shqetësues për ata.

Një përfqësues i banorëve dhe gazetareve u takuan me përfaqësuesin e UKSH për të biseduar dhe gjetjen e një zgjidhje të shpejtë për të rilidhur ujin  dhe ndërkohë ata të lidhnin kontratat duke paguar me këste detyrimin që kishin ndaj Ujësjellësit Shijak.

Në muajin Dhjetor, redaksia u njoftua se uji u rilidh pas 1 muaj përpjekje me UKSH dhe ndërkohë banorët aktualisht janë duke nënshkruar kontratat me UKSH. Furnizimi me ujë të pijshmë është rilidhur duke treguar kështu se advokimi përmes raportimit komunitar gjen zgjidhje të problemit.

YouTube player

Më të lexuarat