Cilat janë partitë dhe politikanët shqiptarë që kanë lobuar në SHBA nga 1992-2022

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Lobimi i partive shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një temat e nxehta në ditët e fundit. Shumë akuza bëhen nga të dyja krahët e politikës po paratë që shpenzohen për lobim në SHBA, origjinën e tyre por edhe efektshmërinë e tyre.

Por lobimi nga partitë dhe politikanët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara është një fenomen aq i vjetër sa vetë demokracia e brishtë e vendit tonë.  Lobimi i shqiptarëve përtej Atlantikut, duke dhënë para për më shumë vëmendje dhe këshillim ka filluar që prej vitit 1992 me fillimin e pluralizmit. Në dokumentet zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë të siguruara nga Community Reporters Albania, del se e para që e nisi këtë histori ishte partia e parë pas shpalljes së pluralizmit, Partia Demokratike. E sapo krijuar dhe pa shumë njohur për funksionimin e shtetit dhe problematikat e qeverisjes së vendit që prej vitesh lëngonte në varfëri ekstreme, Partia Demokratike paratë e para për lobim i ka bërë me një kërkesë specifike. Në atë periudhë PD kërkonte prej kompanive lobuese këshillim dhe asistim për ngritjen e ndërrmarrjes shqiptare të përpunimit të “tapetave”. Më poshtë gjeni një listë të plotë të partive politike shqiptare dhe politikanë të cilët kanë lobuar që prej vitit 1992 deri në vitin 2022.

Historia e lobimeve më pas vijon e zgjerohet dhe sidomos gjatë dy dekadave të fundit, dokumentet zyrtare të Departamentit të Drejtësisë të sigurua nga Community Reporters Albania, tregojnë për një garë të ethshme mes partive dhe politikanëve të të dyja krahëve se kush lobon më tepër.

Në total rezulton se janë 30 lobime që janë bërë nga viti 1992 e deri në vitin 2022, me shuma dhe kohëzgjatje të ndryshme. Partia Demokratike dhe figurat e saj drejtuese mbajnë rekord për lobim në SHBA, me 15 kontrata lobimi në total. Partia Socialiste dhe disa prej figurave të saj drejtuese rezultojnë me 5 kontrata lobimi përgjatë 30 viteve pluralizëm. Me të njëjtën numër kotratash del edhe LSI, ndërsa më pak kontrata kanë pasur gjatë këtyre 30 viteve politikanët e tjerë të partive më të vogla.

MË POSHTË LISTA E PLOTË E TË GJITHA LOBIMEVE NË SHBA:

Më të lexuarat