Shtohen të semurët mendorë të dhunshëm, në 3 vite 71 çështje gjyqësore penale

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Nga Fjona Çela

Persona me probleme të shëndetit mendor frekuentojnë hapësira publike të pashoqëruar dhe shpesh herë në gjendje të rënduar. Por ata që më së shumti vuajnë pasojat janë familjarë të këtyre personave, të cilët jo rrallë herë bien pre e dhunës. Këto raste denoncohen nga familjarët, dhe shkojnë deri në gjykatë. Referuar nenit 46 të Kodit Penal,  “Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që kanë kryer vepër penale, ndërsa masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që përjashtohen nga dënimi ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale.” Masat mjekësore janë: 1. Mjekimi i detyruar ambulator, 2. Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor.

Lidhur me këtë situatë, Community Reporters Albania u interesua pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas informacioneve të vëna në dispozicion nga kjo Gjykatë për CRA, rezulton se për periudhën kohore 2019-2021 janë shqyrtuar gjithsej 71 çështje gjyqësore penale me kërkesë “caktim mase mjekësore dhe edukuese”, neni 46 i Kodit Penal, iniciuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga këto, rezulton se është vendosur caktimi i masës mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” për 26 çështje, caktimi i masës mjekësore “Mjekim i detyruar Ambulator” për 44 çështje dhe për 1 çështje është vendosur “Caktim mase edukuese” për të miturin.

Konkretisht, për periudhën 2019, janë shqyrtuar 19 çështje, nga të cilat, për 7 çështje është vendosur caktimi i masës mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” dhe për 12 çështje është vendosur caktimi i masës mjekësore “Mjekim i detyruar ambulator”.

Për vitin kalendarik 2020 rezulton se janë shqyrtuar 22 çështje nga të cilat, për 10 çështje është vendosur caktimi i masës mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” dhe për 12 çështje është vendosur caktimi i masës mjekësore “Mjekim i detyruar ambulator”.

Ndërsa për vitin kalendarik 2021 janë shqyrtuar 30 çështje nga të cilat, për 9 çështje është vendosur caktimi i masës mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, për 20 çështje është vendosur caktimi i masës mjekësore “Mjekim i detyruar ambulator” dhe për 1 çështje është vendosur “Caktim mase edukuese” për të miturin.

Në fokus të këtyre çështjeve kanë qenë persona me probleme të shëndetit mendor, të cilët kanë kryer vepra penale të ndryshme, por janë në kushtet e paaftësisë për shkak të sëmundjeve mendore, për të kuptuar akuzat ndaj tyre apo krimet e kryera.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat