Si të arrish një politikë koherente inovacioni në Rajonin e Adriatikut dhe Jonit?

Të fundit

Community Reporters Albania
Community Reporters Albaniahttps://reportersalbania.com
C.R.A është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ka qëllim të promovojë gazetarinë qytetare në Shqipëri. Misioni i Community Reporters Albania është të raportojë çështjet sociale të thelluara me natyrë investigative.

Projekti BLUEAIR (“Rritja Blu Rajonin e Adriatikut dhe Jonit”) bashkon njëmbëdhjetë partnerë nga tetë shtete si: Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe Greqia.

Ai ndjek Strategjinë e Specializimit të Zgjuar të Rajonit të Adriatikut dhe Jonit  (3S) për rritjen blu dhe forcon kapacitetin institucional të rajonit duke ndërtuar një komunitet inovativ të specializuar dhe siguron koherencën e nismave vendase me strategjinë makrorajonale EUSAIR. Projekti, me një vlerë prej 2.44 milionë euro është bashkëfinancuar nga programi INTERREG V-B ADRION 2014-2020.

Partner slloven i projektit është bashkia e Izolës, e cila në këtë mënyrë kontribuon me eksperiencën e saj të pasur me projekte Evropiane. Të martën, më datë 16 nëntor, në Izola, projekti BLUEAIR u prezantua në një konferencë online nga partneri lider Science Park Area nga Bazovica dhe partnerët e projektit Technology Park Ljubljana, Dhoma Kroate e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Qendra e Sipërmarrjes Tehnopolis nga Mali i Zi.

Iztok Škerlič, drejtor i Institutit Publik për Promovimin e Sipërmarrjes dhe Zhvillimin e Projekteve të bashkisë së Izolës, u shpreh se projekti bashkon shumë universitete, dhoma të tregtisë, agjenci shkencore, administratën publike dhe institutet e teknologjisë, si dhe portet e Koperit dhe Selanikut. “Kështu, dëshmohet në një mënyrë shumë të prekshme se rruga e duhur drejt inovacionit është me të vërtetë spiralja katërpalëshe e universitetit, industrisë, administratës dhe publikut”, tha Škerlič.

Gorazd Jenko nga Zyra e Qeverisë Sllovene për Zhvillim dhe Politika të Kohezionit Evropian prezantoi mundësitë për specializim të zgjuar. Përfaqësuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Çështjet Detare dhe Peshkimin, Eleni Hatziyanni, e vendosi rritjen blu brenda kuadrit të zhvillimit Evropian dhe politikave makrorajonale.

Çfarë pritshmërish kanë partnerët nga projekti, i cili do t’i bashkojë ata deri në maj 2023?

Domagoj Šarič nga Dhoma Kroate e Ekonomisë përgjigjet: “Ne do të krijojmë një komunitet të fortë rajonal inovacioni, do të forcojmë burimet njerëzore dhe do të përgatisim një plan veprimi për investime në fushën e inovacionit në Rajonin e Adriatikut dhe Jonit.

Rezultatet e projektit BLUEAIR do të ndihen më konkretisht nga njerëzit në brigjet e deteve Adriatik dhe Jon në një koordinim më të mirë të mbikëqyrjes detare dhe menaxhim më të kujdesshëm të ekosistemeve detare, por edhe në çështjet në dukje të detajuara, por në fakt çështje të pashmangshme si parashikimet e nivelit të lartë të detit për shkak të ndryshimeve klimatike. Në konferencën online, Matjaž Liçer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Sllovenisë përshkroi me ngjyra të gjalla se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë me këto parashikime. Pjesëmarrësit u informuan se “niveli i detit në Koper është rritur 4-5 mm në vit që nga viti 1990!”

Donato Lacobucci, profesor në Universitetin Politeknik Marche në Itali, prezantoi sinergjitë e mundshme ndërmjet specializimit të zgjuar dhe strategjisë së Rajonit të Adriatikut dhe Jonit. Fani Sakellariadou, profesor në Departamentin e Studimeve Detare në Universitetin e Pireut (Greqi) prezantoi shkripëzimin dhe marikulturën si dy praktikat më të mira që mbështesin një ekonomi blu të qëndrueshme, ndërsa Peter Medica nga Parku Teknologjik i Lubjanës konsideron si potencialin më të madh të projektit BLUEAIR “rrjetin strategjik të aktorëve kryesorë në komunitetin e inovacionit dhe koordinimin më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta.”

Më shumë informacion për projektin mund të gjeni në linkun: https://izola.si/obcina-izola/projekti-in-investicije/projekt-blueair/

Më të lexuarat