Serbi:Nën hetim policia pas bastisjes dhe sulmit fizik tek një familje rome

Të fundit

Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara
Brejdon Xhavara, është gazetar dhe aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Policia u thirr në adresën e familjes në komunën Savski Venac të Beogradit në fillim të 13 janarit pasi fqinjët ishin ankuar se kishte muzikë me zë të lartë. Miloš (36 vjeç) dhe gruaja e tij Sofija (27 vjeçe), e cila është shtatë muajshe shtatzënë, ishin në shtëpi së bashku me nipin e quajtur Dushko (25 vjeç) dhe fëmijët e tyre. Rreth orës 01:00 në shtëpi kanë mbërritur tre oficerë policie. Ata hapën derën me shkelma, hynë pa leje dhe u treguan abuzues dhe të dhunshëm që në momentin që mbërritën. Dushko i pyeti se çfarë të drejte kishin të hynin pa leje, gjë që bëri që ata ta rrahën atë, Milloshin dhe Sofijen me shkopinj, si dhe çdo fëmijë që i pengonte.

Miloš e përshkroi natën në një deklaratë: “Ishte rreth orës një të mëngjesit kur tre policë hynë në shtëpinë time pa trokitur dhe asgjë. Ata shkelmuan derën e përparme dhe hynë brenda. Ula muzikën dhe nipi i pyeti – Si mund të hyni kështu pa urdhër? Ky ishte momenti kur fillova të regjistroja. Ata iu përgjigjën – Meqë je kaq i zgjuar, na jep letërnjoftimin dhe eja me ne në komisariat. Filluan ta nxirrnin me forcë nga shtëpia, dhe nipi im u thoshte vazhdimisht se do t’u jepte letërnjoftimin nëse thjesht dalin nga shtëpia pasi kanë hyrë pa trokitur, për të mos përmendur mungesën e një urdhër-arresti. Ata e rrëzuan në dysheme dhe u përpoqën ta nxirrnin jashtë duke e mbajtur për duar dhe këmbë. Një nga policët më mori telefonin nga dora dhe më fshiu gjithçka që kisha regjistruar. Më pas policët thirrën përforcime dhe meqë u përpoqa të mbroja nipin, më rrëzuan edhe mua. Gruaja ime shtatzënë dhe vajza 8-vjeçare u përpoqën të më mbronin dhe polici e goditi vajzën time, i tha: ‘ ta q*j* nënën tënde rome’ dhe madje e goditi gruan time shtatzënë në kokë. Më pas mbërritën përforcimet, hynë nja dhjetë prej tyre, më nxorën mua dhe nipin tim jashtë në oborr, na rrëzuan përtokë dhe na rrahën. Gruaja ime shtatzënë na ndoqi jashtë dhe ata e goditën përsëri me grusht në kokë”.

Pamjet e realizuara nga fëmijët që ishin dëshmitarë të brutalitetit u publikuan sot nga ERRC. Kjo është e vetmja pamje që ka mbetur nga nata, pasi punonjësit e policisë u kanë konfiskuar telefonat të rriturve dhe kanë fshirë videot që janë regjistruar në to. Në video, oficerët e policisë e tërheqin Dushkon nga shtëpia ndërsa e arrestojnë atë dhe Milloshin përpara se t’i çojnë në komisariat. Në pamje dallohet qartë se familja u bërtet punonjësve të policisë “nuk keni të drejtë të hyni”, “e shihni se si po na godasin, nuk po na lejojnë ta regjistrojmë këtë me telefon”. Sofija dëgjohet qartë duke bërtitur “Jam shtatzënë”, ndërsa një person tjetër bërtet “është një grua shtatzënë që po godet, nuk ke të drejtë”.

Sofija e përshkroi ngjarjen: “Nuk mund t’i lija të rrihnin burrin tim. Unë u përpoqa ta mbroja atë. Një polic më tha – nuk dua t’ia dijë nëse je shtatzënë. Më pas më goditi me grusht në kokë dhe më largoi”.

Miloš dhe Dushko u dërguan në stacionin e policisë Savski venac dhe u mbajtën atje për dymbëdhjetë orë ku u rrahën dhe u keqtrajtuan racialisht. Si Milloshi ashtu edhe Dushko u detyruan të nënshkruajnë deklarata të përgatitura nga policia të cilat as që i lexuan.

ERRC ka siguruar dëshmi mjekësore për lëndimet e shkaktuara dhe po shqyrton të gjitha opsionet ligjore për të mbështetur familjen në luftën e tyre për drejtësi.

YouTube player

Më të lexuarat